• Kontakt
Friday, June 9, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrohet nga prokuroria 950 mijë metra katrorë tokë në Vlorë

12:02 : 19/12/2016
në AKTUALITET
Sekuestrohet nga prokuroria 950 mijë metra katrorë tokë në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar  950 mijë metra katrorë tokë kullotë dhe pyje në fshatin Peshkëpi. Sipas prokurorisë kjo tokë dyshohet se është përfituar me dokumenta të falsifikuara.

Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kësaj prone, të regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Refat Shanaj, pasi është krijuar dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se është përfituar në bazë të një serie fallsifikimi dokumentash.

Prokuroria e Vlorës nisi hetimin në bazë të materialit referues të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në bazë të rekomandimeve të Task-Forcës së ngritur pranë Këshillit të Ministrave.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të kryera nga ana e Prokurorisë së Vlorës, rezulton se:

Me vendimin nr. 3, datë 01.11.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, trashëgimtarëve ligjorë të subjektit Refat Shakaj, shtetasve Nuri e Namik Shakaj, u është njohur dhe kthyer sipërfaqja prej 94.9 Ha, e përbërë nga 87.6 Ha kullotë dhe 7.2 Ha pyll, ndodhur në Peshkëpi, Vlorë. Ky vendim bazohet ndër të tjera në dokumentin “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/, dalë në emër të Arkivit Qëndror Shqiptar. Sipas këtij dokumenti, administruar kopje e noterizuar në dosjen e K.K.K.P. Vlorë, shtetasi Refat Shanaj zotëron dhe posedon pronat e mësipërme.

Lexo edhe:

Merr flakë makina në lëvizje në Fushë Krujë

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

Nga hetimi rezulton se, Arkivi Qendror Shtetëror nuk e ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit të mësipërme “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/. Ky institucion ka nxjerrë nga arkivi i tij dokumentin “Vërtetim”, i cili bazohet në deshminë e lëshuar nga Pleqësia e Katundit Peshkëpi. Sipas këtij dokumenti arkivor, shtetasi Refat I. dhe jo shtetasi Refat Shakaj, nga Katundi Peshkëpi, ka nën sundimin e tij qysh më shumë se gjashtë vitesh disa pasuri të paluajtshme në

Nga krahasimi i dy dokumenteve të mësipërme, rezulton se, ka një mospërputhje të sipërfaqeve të poseduara nga ish pronari Refat Shanaj. Në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk shprehet që shtetasi Refat Shanaj posedon sipërfaqet 87.6 ha kullotë dhe 7.2 ha pyll.

Faktet më lart janë konfirmuar nga Arkivi Qendror Shtetëror edhe me shkresat dërguar Prokurorisë Vlorë.

Në funksion të hetimeve të plota dhe të gjithanshme mbi pronësinë e shtetasit Refat Shakaj mbi pronën e kthyer sipas vendimit të mësipërm të K.K.K.P.Vlorë, janë kërkuar e marrë të dhëna edhe nga Këshilli i Qarkut Vlorë, i cili me shkresën nr. 127/1 prot., datë 11.02.2016, ka informuar se në emër të shtetasit Refat Shakaj nuk rezulton listë pronësie tokësore dhe as skicë përkatëse.

Pra, del që “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/XX, nuk është i vërtetë, por është i falsifikuar.

Megjithatë, pavarësisht sa më lart, vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, datë 15.08.2007, në emër të trashëgimtarëve të Refat e Isuf Shakaj. Me datë 15.08.2007, për këtë pasuri është është lëshuar vërtetim pronësi nga Zyra Vendore e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme Vlorë.

Nga sa më lart, provohet se Vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, është marrë mbi bazën e dokumentit ligjorë të falsifikuar “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/. Për rrjedhim, vendim i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Qarkut Vlorë, është së paku me përmbajtje të falsifikuar, pasi ka prejardhjen nga një dokument i falsifikuar. Më pas, me anë të vendimit të KKKP Vlorë me përmbajte të falsifikuar është kryer në vitin 2007 regjistrimi i pasurisë së paluajtshme të kthyer pranë Z.V.R.P.P. Vlorë dhe lëshuar vërtetim pronësie për të, të cilët gjithashtu përmbajnë të dhëna të rreme, pasi bazohen në dokumente të falsifikuara.

Lajme të lidhura

Merr flakë makina në lëvizje në Fushë Krujë
AKTUALITET

Merr flakë makina në lëvizje në Fushë Krujë

23:28 : 09/06/2023
moti
AKTUALITET

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

23:15 : 09/06/2023
Shkoi për të fjetur, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)
AKTUALITET

Shkoi për të fjetur, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

23:05 : 09/06/2023
Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Presioni ndaj Serbisë, i dëmshëm për rajonin
Uncategorized

“Vuçiç i lidhur me krimin”/ VOA: Shkrimi i NYT ngriti pikëpyetje të forta në SHBA

22:56 : 09/06/2023
Hetemi thotë se nuk ka marrë urdhër nga KFOR-i për lirimin e zyrës
AKTUALITET

Hetemi thotë se nuk ka marrë urdhër nga KFOR-i për lirimin e zyrës

22:49 : 09/06/2023
Drafti për asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, zero rëndësi
AKTUALITET

Drafti për asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, zero rëndësi

22:45 : 09/06/2023
Para
VIDEO/ Grabitja e bankës tek 21 -dhjetori, ja pamjet e grabitësve

VIDEO/ Grabitja e bankës tek 21 -dhjetori, ja pamjet e grabitësve



TË GJITHA

Merr flakë makina në lëvizje në Fushë Krujë

Merr flakë makina në lëvizje në Fushë Krujë

23:28 : 09/06/2023
moti

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

23:15 : 09/06/2023
Shkoi për të fjetur, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Shkoi për të fjetur, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

23:05 : 09/06/2023
Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Presioni ndaj Serbisë, i dëmshëm për rajonin

“Vuçiç i lidhur me krimin”/ VOA: Shkrimi i NYT ngriti pikëpyetje të forta në SHBA

22:56 : 09/06/2023
Hetemi thotë se nuk ka marrë urdhër nga KFOR-i për lirimin e zyrës

Hetemi thotë se nuk ka marrë urdhër nga KFOR-i për lirimin e zyrës

22:49 : 09/06/2023
Drafti për asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, zero rëndësi

Drafti për asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, zero rëndësi

22:45 : 09/06/2023
Paralajmërimi i Karamuços për politikanët: Në korrik do të ketë non-grata

Paralajmërimi i Karamuços për politikanët: Në korrik do të ketë non-grata

22:35 : 09/06/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com