• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një qiell pa balona!

21:27 : 18/12/2016
në OP-ED

Nga Artan Rama

Nëse merr shtegun e qershive, në hyrje të Parkut, pranë Sheshit Frederik Shopen, mes Akademisë se Arteve dhe Universitetit, do të mjaftojnë vetëm dhjetë minuta për t’u ngjitur mbi kodër, kur pranë memorialit të vëllezërve Frashëri do të ndeshësh diçka të pazakontë: një kantier i zakonshëm ndërtimi! Hapësira ndërmjet memorialit dhe obeliskut të DEBATIK-ut është rrethuar!

Ndonëse e dielë, kantieri është në punë. Ngarkesat e para sapo kanë mbërritur! Tonelata dheu e bari janë zhvendosur për t’ia lënë vendit pirgjeve të përkohshme të zhavorrit . Makineritë speciale kanë çarë tokën për së gjati në rripa të ngushtë dhe kanalet e hapura pritet të mbushen me beton. Mbi bar, shihen gjurmë të freskëta zinxhirësh, çka dëshmon se mjetet motorrike nuk kanë shumë kohë që kanë ardhur këtu.

Diku në një anë, aty ku pylli bëhet më i dendur, një grup punëtorësh po ngrohen në diell. Përgjatë rrugës së këmbësorëve, në krah të rrethimit, krahas vizitorëve të pakët, shëtisin dy policë bashkiakë! Eshtë e diel dhe Parku duhej të ishte i qetë, i pastër e mikëprites. Por jo. Prej kohësh në Park nuk ka qetësi!

Vizitorët: vrapistë, pensionistë, çifte të rinjsh, e fëmijë, dikur të shumtë në numër, tani janë më të rrallë!
Prania e betonierave po bëhet e zakonshme! Njëmijë e njëqind metër kub beton, kinse për ndërtimin e një parku lodrash, pranë Shën Prokopit, nuk mjaftuan! Tani, makineritë po shkarkojnë përsëri! Këtë radhë pak më tutje: në të vetmen hapësirë të lirë të pyllit, mbi kodrinën e DEBATIK-ut, aty ku dikur ishte edhe një burim i famshëm, aq i njohur prej kryeqytetasve. Sot burimi nuk është më dhe me ç’duket, hapësira e mbetur do të ketë të njëjtin fat! Fadromat e urdhëruara nga biznesmenë ndërtimi, me kërkesën e të ashtuquajturëve administratorë të qytetit, kanë pushtuar fushën!

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por kjo hapësirë ka një histori të saj. Prej kohësh, ndoshta nuk mbahet mend se kur, fëmijët filluan të ngrinin aty balonat. Ishte mundësia e vetme në tërë atë sipërfaqe të pyllëzuar pemësh. Të përgatitura me kujdes, me ndihmën e të rriturve, tabakët plot ngjyra prej kartoni të trashësive të ndryshme, të mbërthyera me ristela të holla druri, lëshoheshin lart e drejtoheshin nga poshtë me fildispanjë tëpadukshme dhe fëmijët i ngrinin ato mbi majat e pemëve. Eh, ç’kënaqësi të ngresh një balonë! Është si të ngresh një ëndërr!

Në qytet është e pamundur të ngresh një balonë. Pyetini fëmijët, po deshët! Ata do t’jua thonë këtë. Sepse në qytet lartësohen kulla betoni. Fillimisht në periferi, gradualisht ato mbërritën në qendër. Të tjera kulla priten në vazhdim! Askush nuk di të thotë më shumë! Ngritja e një kulle është një mision i fshehtë. Thuhet se njerëzit kanë frikë nga kullat, ndaj dhe ndërtuesit i fshehin ato. Sigurisht, për aq sa mund të fshihet një kullë!

Tani është dimër dhe jashtë bën ftohtë. Fëmijët e strukur brenda presin pranverën për të ngritur balonat e ëndrrave të tyre. Por kur të vijë pranvera, fusha e balonave do të jetë zhdukur si me magji! Deri atëherë, administratorët dhe betonizuesit e qytetit, do t’i kenë përfunduar fushat prej betoni e bari plastik. Kur të ngjiten lart, në vend të hapësirës së blertë, fëmijët do të shohin një rrethim teli të çeliktë. Në vend të balonave në qiell, do të lartësohen shtylla metali me llamba të ndezura përgjatë gjithë natës! Dhe me shumë gjasë, e tërë kjo grabitje, t’u serviret në mëngjes, si një kalë i drunjtë mashtrimi!

Në thelb, gjithçka është e qartë! Ata po i shkulin Parkut zemrën për t’i copëtuar, gjymtyrët e shkëputura të pyllit, më lehtë . Betoni do të mbërrijë deri poshtë në qytet dhe kur kufiri mes tyre të shuhet, Parku nuk do të ekzistojë më! Në vend të pemëve do të mbijnë kulla të reja betoni…

Ndërkohë, në qiell nuk do të ketë asnjë balonë! Po nëse fëmijët do të pyesin, ç’përgjigje mund t’u japin prindërit e kujdesshëm fjalëbutë?

Ç’arsye mund të ketë dikush për t’ia shembur këtë botë ëndrrash?!

Prindërit nuk e mbrojtën dot Parkun. Por a duhet të mbrojnë ata fëmijët e tyre?

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ja kush është njeriu më i pasur në botë, lë pas dhe Bill Gates (FOTO)

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Emigrantët kthehen për të votuar, rritet fluksi në doganën e Kakavijës

10:07 : 11/05/2025

E paprecedentë në Petrelë/ Disa karta ID të ndryshme, gjenden të hedhura në rrugë

10:05 : 11/05/2025

Tom Doshi voton në Tiranë: Me Berishën nuk bëj koalicion, sa i përket PS-së…

09:59 : 11/05/2025

Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani: Do flasim pas zgjedhjeve!

09:55 : 11/05/2025

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

09:38 : 11/05/2025

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com