Komisioni hetimor për pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher”, ka nisur nga puna dhe i pari që është thirur në një seancë dëgjimore është ministri i Brendshëm, Saimir Tahirin.
Kreu i këtij komisioni, Flamur Noka komunikoi se Tahiri është thirrur për të katërtën herë në komision për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se gjithçka do të bëhet në mënyrë të ligjshme.
Tahiri u tha deputetëve se për të gjitha pyetjet duhet të drejtoheshin tek prokuroria që po zhvillon hetimet për rastin.
DEBATET
Noka: Kemi koment për atë çështje?
Tahiri: Unë u përgjigja
Noka: Zt. dëshmitar keni thënë në një emision tv se pajisja është përdorur vetëm nga specialistët italianë? I qëndroni kësaj..
Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam dhënë publikisht
Noka: Në burgun 312 në një libër protokolli ekziston e shënuar: me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut makina me drejtues Entjol Xhelili për të monitoruar cilësinë e ajrit në oborrin e burgut.
Noka: Entjol Xhelili është punonjës i policisë së shtetit?
Tahiri: Referojuni borderosë së policisë…
Noka: Pajisja është përdoru thjesht për trajnime apo përgjime?
Tahiri: Referojuni hetimeve që po bën Prokuroria.
Noka: Në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme për përgjimet është i thirrur në këtë seancë dëgjimore për të katërtën herë Ministrie i Brendshme, Saimir Tahiri , në rolin e dëshmitarit.
Pjerin Ndreu: Dua të kërkoj nga ju zoti Kryetar korrekte maksimale që mos të dalim nga pyetet dhe mos të bëhemi shkak që komisioni mos të bëhet politik. Ju lutem shume që mos të kalojmë në akuza dhe kundër akuza.
Noka: Ju siguroj që ne do të behëmi vetëm detyrë n dhe vetëm detyrën që na cakton ligji si komision. Politikë do bëjmë se jemi politikan, por ajo që është e rëndësishme është se ky komision është i krijuar nga Kuvendi për të zbardhur një të vërtet pasi ka të bëjë me shkeljen e Kushtetues, Prandaj, të jeni të sigurt se kemi detyrë të jemi të qartë para ligjit. Nuk do bëjmë asgjë më shumë përveçse detyrën dhe zbatimin e ligjit.
Ndreu: Nëse ne do nxjerrim fakte nesër, kemi të drejtë të akuzojmë filanin. Ndaj nuk duhet të bëjmë punën dhe jo show mediatik.