• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria projektligj për mbylljen e mediave online në zgjedhje, OSBE dhe BE heshtin

18:02 : 11/12/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

I frikësuar nga mediat online, kryeministri Rama po përgatit një projektligj “të errët” për të censuruar fjalën e lirë dhe për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve të tij. Pa asnjë transparencë dhe i futur në fshehtësi në komisionin për Reformën Zgjedhore, projektligji synon që të gjitha portalet elektronike që nuk janë të regjistruara dhe nuk njihen nga bordi i monitorimit të mediave, nuk do lejohen të bëjnë fushatë elektorale.

 “Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të paregjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”- thuhet në nenin 10 të amendamenteve të dorëzuara nga bashkëkryetari i komisionit të reformës Taulant Balla.

Kjo është një tentativë e kryeministrit piktor i cili për fushatën e tij kërkon të mbështesë mediat që i kanë nën hyqmin e vet. Njësoj si në zgjedhjet e kaluara, fushata do të mbizotërojë nga materialet që dërgohen nga partitë politike, të montuara dhe kuruara në çdo detajë që propoganda qeveritare të bëjë lavazh në trurin e qytetarëve.

Për këtë arsye, kërkesa e PS për t’i mbyllur ato gjatë fushatës zgjedhore është tërësisht e bazuar në qëllime politike. Ajo është një tentativë e pastër e kryeministrit Rama dhe mazhorancës që ai përfaqëson për t’u mbyllur gojën mediave kritike që nuk ka arritur t’i vërë nën kontroll, me leje ndërtimi, tendera, koncesione e shpërndarje të parave publike.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Përpjekjet e kreut të qeverisë për të zhdukur portalet që e kritikojnë kanë nisur prej disa muajsh. Ai ka përdorur italianin kontrovers Carlo Bollino, që të mbyllë portalin #hashtagalbania.com, një portal opozitar që ka çorientuar jo pak herë qeverinë aktuale. Por Bollino arriti të censurojë edhe faqen Lolita në facebook, ndërsa ka hapur edhe procese gjyqësore ndaj disa gazetarëve.

Liria e medias u kritikua edhe nga Progres-Raporti i BE për Shqipërinë, ku shprehte qëndrim të fortë kundër censurës së fjalës së lirë dhe ndikimit të zyrtarëve në mediat kryesore në vend. Rasti më flagrant është ai i mbylljes së emisionit investigativ “Públicus” pasi hetoi vdekjen e një të mituri në kompaninë që trajtonte mbeturinat në Sharrë. Ndërkohë po për këtë çështje u shkarkua nga puna edhe drejtoresha e A1 Neës, Alida Tota.

Në një tjetër nen PS kërkon të mos publikohen exit poll 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. “Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit”- thuhet në pikën 4 të nënit 10 të propozuar nga Partia Socialiste. Arsyet e kësaj kerkese nuk janë shpjeguar.

“Komunistët” e OSBE-së

Pak ditë më parë, misioni i OSBE në Tiranë publikoi një anketë të quajtur “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”. Nga anketimi rezultoi se 45 % e shqiptarëve gëzojnë mendim pozitiv për ish-diktatorin Enver Hoxha ndërsa 42 përqind, negativ.

Por ky anketim i çuditshëm i OSBE-së po u jep zemër “komunistëve” në pushtet të cilët kërkojnë të censurojnë fjalën e lirë dhe të shpalosin propogandën pa asnjë pengesë. Nga ana tjetër, OSBE me këtë anketim përçon një mesazh tek qytetarët, që ata duhet të jenë kokëulur dhe jo reagues.

Absurd është fakti se misioni diplomatik në Tiranë i OSBE-së bën anketime për komunistët por nuk thotë asnjë fjalë për censurën e mediave dhe lirinë e fjalës. Kryeministri Edi Rama flet gjithmon për “kazane mediatike” duke fshikulluar të gjithë gazetarët të cilët rropaten për të transmetuar fjalën e tij, por OSBE “mbyll sytë” përpara këtij fakti.

Asnjë reagim, asnjë raport dhe asnjë sinjal nuk ka bërë OSBE ndaj mazhorancës që sëfundmi i ka shpallur luftë të hapur portaleve online. Në të njëjtë linjë heshtjeje është edhe ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë.

Amendamenti “Bregu”

Një kërcënim tjetër “serioz” për lirinë e medias u shfaq në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë disa javë më parë. Bëhet fjalë për një ndryshim në kodin civil të njohur si “amendamenti Bregu“.

Amendamenti u propozua fillimisht në prill 2015, u rrëzua si një nismë e palogjikshme dhe e pavlefshme dhe u harrua për një vit e gjysmë para se të rishfaqej si fantazmë e një nisme të harruar me dëshirë edhe nga vetë propozuesja, e cila as nuk e ka tërhequr propozimin dhe as nuk dëshiron ta çojë përpara.

Kërcënimi akoma më serioz i qeverisë ndaj medias qe nisma e kryeministrit Edi Rama për kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë dhe dënimin me tre vjet burg. Kjo u zbulua nga media në mesditën e 11 nëntorit 2015 ndërsa i mbijetoi zemërimit të publikut dhe të organizmave ndërkombëtare vetëm 12 orë.

Mëngjesin e 12 nëntorit, Rama vetë deklaroi në Facebook se do ta tërhiqte projektligjin për “ta përmirësuar”.

Dhe megjithëse kanë kaluar sakaq një vit nga koha kur projektligji u “tërhoq për përmirësim”, ai ka mbetur aty, në ndonjë raft të kryeministrisë ku ka zënë pluhur pa mundur të riciklohet.

Nuk dihet sesa serioz do të jetë ky propozim i fundit i Partisë Socialiste për të mbyllur portalet online, por propozimi bëhet më qesharak kur vjen nga partia e një kryeministri që rri gjithë ditën në mediat sociale dhe i përdor për propagandë papushim.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Besnik Mustafaj: Pakënaqësia ndaj qeverisë nuk përkthehet në votë, PD-së i duhet mobilizim

TË GJITHA

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com