• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Kanuni vazhdon të ngujojë, drama e tre familjeve në Tropojë

22:39 : 05/12/2016
në SOCIALE

Gjakmarja është një plag e cila vazhdon të jetë një plag e hapur e shoqerisë sonë që ka sjellë dhe po sjellë vuajtje për shumë familje në veri të vendit. Fiks Fare rikthen në vëmendjen e publikut gjakmarrjen, një plagë e hershme e shoqërisë sonë, e cila vazhdon të jetë e pranishme, sidomos në zonat e Veriut. Emisioni investigativ e trajtoi këtë fenomen nëpërmjet historisë së tre familjeve në Tropojë, të ngujuara për vite me radhë, shqetësimet kryesore të tyre dhe apelin që i bëjnë shtetit për një jetë normale. Ata rrëfejnë frikën me të cilën jetojnë çdo ditë përballë vështirësive të shumta ekonomike dhe sociale.

Historitë e këtyre familjeve nuk u përkasin vetëm fshatrave të thella të Tropojës, siç janë “Lekbibaj” dhe “Paqe”, por dhe qytetit “Bajram Curri”.

Të shoqëruar nga pajtimtarët e gjaqeve grupi i xhirimit ndalet fillimisht në qytetin “Bajram Curri”, në familjen Biberi, e cila qëndron e ngujuar prej 3 vitesh, kryefamiljari thotë se janë përfshirë në një konflikt më një familje në Dragobi dhe për pasojë nipi i tij ka vrarë një djalë 27 vjeçar. Ai thotë “qëndrojmë të gjithë të ngujuar, i madh dhe i vogël”. Me lot në sy djali i vetëm i kësaj familje, i diplomuar për drejtësi apelon vetëm për një gjë, liri. Një pjesë e kësaj familje jeton në fshatin Paqe, por historia që tregon nëna e vrasësit, i cili po vuan dënimin në burg, pohon se familja e saj paqen nuk e njeh prej tre vitesh. Ajo shprehet “kur mora vesh se djali im vrau një djalë tjetër 27 vjeçar ndjeva një dhimbje të madhe, pasi vura veten në vendin e nënës që e humbi përgjithmonë të birin”.

Lekbibaj është zona me më shumë probleme të kësaj natyre, pajtimtarët e gjaqeve që shoqërojnë grupin e xhirimit për në këtë krahinë thonë se ka vite që nuk po arrijmë më pajtime. Nuk lënë pa përmendur komunizmin, si një kohë që i mbyllte këto probleme. “Në atë kohë mblidhej një komision dhe paguante familjen e të ndjerit, i thoshte bëj provë e vrit”, thotë Avdi Rexha njëri nga pajtimtarët.

Në familjen Ademi, në Lekbibaj plaga është akoma më e madhe. Vëllai i Pjetër Ademit ka vrarë një vajzë 18 vjeçare për një vijë uji. Pjetri tregon mes dhimbjes se me familjen e vajzës janë kushërinj dhe se kjo gjë ka ndodhur pa dashje edhe pse vëllai i tij po vuan dënimin në burg. Vajzës më të vogël të familjes i është privuar e drejta e shkollimit. I ati konfirmon se vajza e fitoi të drejtën e studimit, por në ato kushte nuk kishte se si të arsimohej. Vetë Anisa 20 vjeçare tregon për Fiksin se tani nuk mendon më për shkollën, por dëshiron vetëm që familja e saj të jenë mirë. “Kam një dëshirë, të jemi krejt mirë”, thotë Anisa mes lotësh.

Lexo edhe:

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

Policia dhunon qytetarët në protestën për largimin e Edi Ramës

Në drejtorinë arsimore Tropojë, drejtori thotë se nuk ka fëmijë që nuk shkojnë në shkollë për shkak të gjakmarrjes dhe se zonat që kanë qënë problematike janë përpjekur t’i zgjidhin, po ashtu Drejtori i Policisë së Qarkut Kukës thotë se nuk ka familje të ngujuara në Tropojë, për rastet e xhiruara ai thotë se nuk kemi asnjë ankesë apo denoncim.

Historitë nuk mbarojnë dhe emisioni Fiks fare do të vazhdojë edhe nesër me trajtimin e kësaj plage shqiptare.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

15:48 : 30/06/2026
AKTUALITET

Policia dhunon qytetarët në protestën për largimin e Edi Ramës

15:41 : 30/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi kthehet përmbys

15:30 : 30/06/2026
AKTUALITET

Arben Shehu takon Ambasadorin turk në Shqipëri, fokus bashkëpunimi mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

15:25 : 30/06/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Ja kush janë protestuesit e shoqëruar nga Policia pas përplasjeve para Parlamentit

15:15 : 30/06/2026
AKTUALITET

Arrestimi dhe dhunimi i protestuesve/ Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

14:58 : 30/06/2026
Para

Kapet duke vjedhur, “skifteri” shqiptar bie nga ballkoni

TË GJITHA

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

15:48 : 30/06/2026

Policia dhunon qytetarët në protestën për largimin e Edi Ramës

15:41 : 30/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi kthehet përmbys

15:30 : 30/06/2026

Arben Shehu takon Ambasadorin turk në Shqipëri, fokus bashkëpunimi mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

15:25 : 30/06/2026

EMRAT/ Ja kush janë protestuesit e shoqëruar nga Policia pas përplasjeve para Parlamentit

15:15 : 30/06/2026

Arrestimi dhe dhunimi i protestuesve/ Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

14:58 : 30/06/2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi

14:50 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercasibom girişcasibomcasibom güncel girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetmarsbahis giriş