• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi i dha “Bunk’Art2”, Rama i kërkon në këmbim Bollinos që të sulmojë Blushin

12:28 : 04/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Italiani kontrovers Carlo Bollino vijon të jetë një shërbëtor i rregullt i pushtetit aktual. Nëpërmjet dy mediave të tij, Shqiptarja.com dhe Report TV, Bollino ka sulmuar themeluesin e LIBRA-s, Ben Blushi, i cili nijhet edhe si një nga kritikët më të ashpër të qeverisë “Rama”.

Në një shkrim të Shqiptarja.com e kthyer edhe në kronikë televizive më pas në Report TV, Bollino kritikon deputetin Blushi duke pretenduar se ky i fundit ka “tradhëtuar” mbështetësit pasi është vetëzgjedhur si kryetar i LIBRA-s. Duke u bazuar tek vendimi i Gjykatës e Tiranës për regjistrimin e partisë, Shqiptarja.com kërkon të manipulojë publikun se brenda kësaj force politike mungon transparenca. Madje duke i shtuar edhe nota besimi, thuhet se Blushi po vepron njësoj si kryetari i PS, Edi Rama.

Por në fakt, përveçse një keqdashje për të njollosur një forcë të re politike, Bollino në rastin më të keq mund të quhet një shpifës dhe në rastin më të mirë një gazetar i shndërruar në shërbëtor të pushtetit. Zgjedhjet në LIBRA nuk janë zhvilluar pasi kjo parti ka pak ditë që është krijuar. Përveç kësaj, ata që e cilësojnë veten si gazetarë të politikës në mediat e Bollinos, duhet të dinë që regjistrimi në gjykatë të një partie kërkon një kryetar.

Pra, z. Ben Blushi është zgjedhur përkohësisht nga një bërthamë prej 31 vetash si kryetari i LIBRA-s, pasi një lëvizje politike duhet të ketë një drejtim të përkohëshëm derisa të shkojë në zgjedhje të brendshme. Deri më sot nuk është parë apo dëgjuar as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend të botës, që një parti të krijohet pa një kryetar të përkohëshëm.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këtë e sqaroi edhe në një status në facebook, deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi. “LIBRA është themeluar në muajin tetor nga një grup i madh nismëtar, në përputhje me ligjin për partitë politike. Organet e para drejtuese, ku bën pjesë edhe kryetari, janë zgjedhur nga ky grup themelues nismëtar. Ato janë organe të përkohshme, që kanë për detyrë organizimin e LIBRAs deri në zgjedhjet e para të brendshme. LIBRA do të organizojë, brenda pak muajsh, zgjedhjet demokratike për të gjitha organet drejtuese, përfshirë dhe kryetarin, bazuar në statutin e saj që garanton pjesëmarrje të lirë e të barabartë të të gjithë anëtarëve.”

Edhe pse vjen nga një vend si Italia, ku mediat më në zë janë gjithmonë në opozitë, Bollino duket se është shqiptarizuar më tepër se ç’duhet. Ai urdhëron gazetarët që punojnë për të, që të ndjekin në çdo hap kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe shumë “të rilindur” të tjerë.

Por përveç shërbëtorit, Bollino luan edhe rolin e intrigantit duke sulmuar të gjithë kundërshtarët e Ramës. Kjo natyrisht që e ka një shpjegim, pasi është një nga përfituesit e pasurive publike duke marrë nën administrim “Bunk’Art” dhe “Bunk’Art2”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

TË GJITHA

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com