• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Përsëri beton në Parkun e Liqenit!

12:19 : 30/11/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Artan Rama

Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit, një njësi autonome në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka njoftuar zhvillimin e një tenderi me një vlerë prej 10,533,264 (dhjetë milionë e pesëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, pa TVSH, për ndërtimin e disa fushave sportive brenda hapësirës së Parkut të Madh të Liqenit Artificial!

Më saktë, në hapësirën në krahun përëndimor, që kufizohet prej varrezave të ushtarëve britanikë dhe obeliskut të Debatikut, në krahun lindor të tij!

Ende pa u mbushur viti nga ndërtimi i Këndit të Lodrave, një tjetër ndërhyrje në Park, këtë herë madje, në zemër të tij!
Kjo ndërhyrje parashikon, në një kohe të shkurtër, ndërtimin e një fushe futbolli, një fushe regbie, një basketbolli dhe një volejbolli!

Projekti përfshin gjithashtu, ngritjen e një sistemi qarkues pankinash për spektatorë, si dhe vendosjen e Info Point për të komunikuar me qytetarët.
Ndërtimi i një infrastrukture mbështetëse, për të siguruar një sistem ndriçimi e mirëmbajtjeje, është parashikuar në funksion të kompleksit të ri sportiv.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Një tjetër fond shtesë konsulence, prej 271,930 (dyqind e shtatëdhjetë e njëmijë e nëntëqind e tridhjetë) lekë pa TVSH, është parashikuar si shpenzim gjatë zbatimit të projektit.

Megjithëse venia e këtij fondi për mbikëqyrje në dispozicion të të tretëve e vendos Superbashkinë në një pozicion qesharak, për shkak të pamundësisë për ta kontrolluar vetë nismën e saj, në mënyrë që të kursejë paratë e taksapaguesve, situata, realisht është serioze!

Është hera e dytë, brenda vitit, që Agjencia famëkeqe e Parqeve dhe e Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës tjetërson hapësira të gjelbëra brenda një territori ndaj të cilit publiku ka një ndjeshmëri të lartë.

Në fillim të këtij viti, për herë të parë në historinë e Parkut të Liqenit, u futën fadromat dhe betonierat! Qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile që u përleshën me autoritetet, në përpjekje për ta ndaluar këtë ndërhyrje, numëruan qindra ton beton të hedhur në emër të një këndi lodrash për fëmijë që Bashkia e Tiranës vendosi ta ndërtojë në shkelje të plotë me aktet dhe procedurat ligjore.

Po përpjekja për shkatërrimin e Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës, qëllimi për ta tjetërsuar e për ta shndërruar në një zonë urbane të rëndomtë po vazhdon me ritme të shpejta!

Ende pa u mbyllur viti, ky projekt i ri, të cilin enkas e quajnë “Rikualifikim të Fushave Sportive”… ka vetëm një rezultat: betonizimin e mëtejshëm të kësaj hapësirë të gjelbër!

Titulli, “Rikualifikim të fushave sportive ” e jo ndërtim të tyre, kur dihet se aty nuk ka kurrfarë fushë të tillë, lind dyshimet se bëhet qëllimisht për të shmangur procedurat e lejeve përkatëse për ndikimin e projektit në mjedis.

Nëse e lexon projekt-raportin të vjen të qeshësh me qëllimet e tij. Objektivat janë të gabuara, ndërsa të dhënat e fisibilitetit janë mbushur me gënjeshtra!

Po përmend vetëm se çfarë shkruhet në një paragraf: “Të sjellim risi (fushë regbie) në shfrytëzimimin e Parkut!”. Dhe më tej shtohet: “Sporti i Regbisë në Shqipëri po zhvillohet shpejt dhe ka interes tek të rinjtë!”.

Kështu, nuk është çudi që vitin e ardhshëm të themelohet dhe e para fushë e futbollit amerikan, në teatrin me gurë të bardhë, pranë kishës së Shën Prokopit!
Më tej në projekt-raport lexojmë për shtresat e materialeve të ngurta që do të sillen në Park…

Beton!!! Përsëri beton. Fusha e basketbollit dhe  fusha e volejbollit do të shtrohet me beton, ndërsa e futbollit dhe regbisë, me granil e rërë. Në fushën e basketbollit kemi një shtresë prej 30 cm çakëll dhe 15 cm beton, ndërsa fusha e volejbollit ka dhe një shtresë tartani shtesë prej 2.5 cm që në total rezulton një shtresë prej afro gjysmë metri materiale të ngurta të futura në dhe, shumica e të cilit do të jetë beton.

Fusha e futbollit dhe regbisë do të ketë dy shtresa të ndryshme granili, si dhe një tapet bari me trashësi prej 3.5 cm. Ndërsa bazamenti “Info Point” dhe pankinat do të jetë beton dhe zhavorr së bashku.

Në ndërhyrje parashikohet gjithashtu, ndërtimi i një rrjeti infrastrukturor ndriçuesish, prozhektorësh LED, pusetash, si dhe një numër shtyllash metalike me lartësi prej 7.5 m.

Pra, një mini qytezë sportive në zemër të Parkut!

Nuk është kryer asnjë dëgjesë publike dhe të gjitha pretendimet se projekti është fryt i një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, është fiktiv dhe i pavlerë.

Në fund, çdokush mund të pyesë, jo pa keqardhje. Ç’është ky modifikim. Përse kjo marrëzi e re. Përse kjo këmbëngulje permanente për urbanizimin e të vetmes hapësirë të gjelbër të mbetur në Tiranë Përse i tërë ky përqëndrim vetëm në pjesën historike të Bulevardit deri te Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës?

A nuk do të ishte e udhës që zhvillimi të shtrihej përtej, në aksin e ri të sapo hapur të Bulevardit? Le të zhvillohej Kashari, Paskuqani! Përse gjithçka vetëm në një zonë?

Po ndoshta sepse nuk janë aq të zotë të zhvillojnë një infrastrukturë të re urbane dhe ndoshta, sepse aksioni politik motivohet prej interesash financiare të një grupi gjithnjë e më të vogël të preferuarish biznesmenë që kanë për qëllim të sigurojnë rritjen e të ardhurave në kurriz të infrastrukturës ekzistuese e të së mirës publike.

Sepse kjo ndërhyrje e cila mund të afrojë disa të rinj të apasionuar pas Regbisë për të luajtur në Parkun e Madh, do të largojë përgjithmonë qytetarët e shumtë që sigurojnë prehje në atë pak vend të lirë që ka mbetur ende pa u rrëmbyer. Publicus

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

A po zbrazet Shqipëria? Rënie drastike e lindjeve

TË GJITHA

“Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane”/ Tabaku: Ky realitet duhet ndryshuar

20:18 : 20/06/2025

“Trump ishte kundër sulmit”, Demiraj: Futja e SHBA-së në luftë, objektivi i jetës së Netanyahut

20:13 : 20/06/2025

Kontratë dy vjeçare, talenti i akademisë së Skënderbeut transferohet te Llapi

20:07 : 20/06/2025

VIDEO/ Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon

19:59 : 20/06/2025

Miku im…

19:44 : 20/06/2025

Merkato, Liverpool siguron mbrojtësin e majtë për 46 milionë euro

19:38 : 20/06/2025

Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë/ AKSK: Preku infrastrukturat dhe sistemet e informacionit

19:31 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com