• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama e kritikoi, por ja çfarë thotë kushtetuta Gjermane për rolin e Krichbaum dhe Bundestagut

13:03 : 28/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Në monologun e tij të javës, kryeministri Rama sulmoi disa deputetë evropianë që kanë kritikuar qeverinë e tij për drogën, krimin, korrupsionin dhe mungesën e përparimit në reformën në drejtësi.

Kryeministri u shpreh se ata janë zëra të shkëputur që kanë ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë për hir të interesave të tyre vetjake politike.

Ndërkohë, Kryeministri është shprehur i bindur se këta zëra janë të parëndësishëm, pasi vendimin e për hapjen e negociatave e marrin krerët e qeverive dhe jo parlamentarët e vendeve të BE-së.

Edhe pse kryeministri u referohet “deputetëve në Austri, Gjermani dhe Hollandë”, duket se mesazhi i tij drejtohet kryesisht ndaj parlamentarit gjerman Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag.

Para dy ditësh, Krichbaum erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit Rama mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por ndryshe nga pretendimet e Kryeministrit në monologun e tij, Bundestagu, Komiteti i tij për Çështjet e BE-së dhe vetë kreu i komitetit Krichbaum kanë pushtet dhe ndikim në vendim-marrjen e Kancelares Merkel, e cila është e detyruar nga kushtetuta gjermane dhe ligjet e tjera të informojë Bunestagun dhe të marrë paraprakisht dhe të konsiderojë opinionin e Bundestagut, raporton Exit.al.

Ligji për Bashkëpunimin mes Qeverisë Federale dhe Bundestagut Gjerman për Çështjet që Lidhen me Bashkimin Evropian i 4 Korrikut 2013, në Nenin e Parë, të titulluar Pjesëmarrja e Bundestagut, sanksionon se:

Bundestagu duhet të marrë pjesë në procesin e vendim-marrjes së Federatës për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian dhe ka të drejtë të deklarojë pozicionin e tij. Qeveria Federale duhet të njoftojë Bundestagun për këto lloj çështjesh në mënyrë tërësore dhe sa më herët që të jetë e mundur.

Pika 2 e këtij ligji përcakton disa nga çështjet kryesore që konsiderohen të lidhura me BE-në, duke ju referuar përcaktimeve të Nenit 23 të Ligjit Bazë të Gjermanisë (siç njihet zyrtarisht kushtetuta gjermane), i cili përcakton se Qeveria Federale duhet të marrë parasysh qëndrimin e Bundestagut në çdo lloj negociate në kuadrin e BE-së. (Neni 23 i kushtetutës sanksionon, gjithashtu, detyrimin e Qeverisë Federale për informimin e Bundestagut për të gjitha çështjet që lidhen me BE-në.)

Neni Dy i ligjit përcakton krijimin e Komitetit për Çështjet e BE-së në Bundestag dhe i njeh këtij komiteti të drejtën të ofrojë, me autorizim, opinione në emër të Bundestagut, si dhe të drejtën të ushtrojë, me autorizim, kompetencat që ligji i jep Bundestagut për çështjet që lidhen me BE-në.

Në Nenin 3, të titulluar Parimet e Njoftimit, në pikën 1.1 thuhet në mënyrë specifike se Qeveria Federale ka për detyrë të informojë paraprakisht Bundestagun për çështjet që lidhen me propozimet apo nismat për hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

Kjo do të thotë se qeveria gjermane e ka informuar Bundestagun dhe ka marrë paraprakisht mendimin e tij në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu kjo do të thotë se Krichbaum, si Kryetar i Komitetit për Çështjet e BE-së në Bundestag, ka jo vetëm të drejtë të flasë në emër të Bundestagut, por edhe të japë opinione që qeveria Federale duhet t’i marrë në konsideratë në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pra kjo do të thotë se, pas Kancelares Merkel, Kirchbaum është njeriu më i rëndësishëm për vendimin gjerman në lidhje me negociatat me Shqipërinë dhe se kryeministri Rama ka ngatërruar Krichbaumin me deputetët e tij, të cilët nuk kanë asnjë fuqi para pushtetit kryeministror.
bundestag

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Turqia liron korrespondenten e “Zërit të Amerikës”

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com