Një polic i Lezhës ishte pjesë e grupit të kultivuesve dhe trafikantëve të drogës në zonën e Kurbinit.
1.7 ton drogë u sekuestruan në operacionin e drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Përgjimet e prokurorisë kanë nxjerrë në pah bashkëpunimin e policisë së Kurbinit me trafikantët. Në bisedat e regjistruara më 4 gusht 2016 disa efektivë të policisë kanë kërkuar 10 milionë lekë për t’i lejuar aktivitetin e paligjshëm. “Vazhdoni se ne s’kemi ku ti marrim dhe po të vdesin. Të bëjnë ça të duan” thotë njëri nga trafikantët në telefon, në bisedën e zbardhur nga Gazeta Shqiptare.
PERGJIMET E ZBARDHURA
Më datë 04.08.2016, ora 07:46:45, Samiu me numër 068 53 82 205 i dërgon SMS një personi (me numër 068 59 64 066), me tekst: “Nuk desha me fol në telefon, po ky shoku që ke fol me të më erdhi sot dhe më tha se nuk i ke punët mirë, në qoftë se je Samiu ti. Ndoshta ishte noj provokim, nuk e…”.
Në datën 04.08.2016, ora 14:49:49, Samiu me numër 068 XX XX 205 telefonohet nga një numër i paidentifikuar akoma, 068 XX XX 108, me të cilin zhvillon këtë bisedë:
108- Çar, paskan ardh prap sot andej?
205- Poo.
108- Ka kan hajk. N’gërmac?
205- Ku di unë nga kan hajk.
108- Paskan ardh e paskan pa anaj. E di ç’paska than ai burri huj?
205- Ha, ha.
108- Than, deri t’hanën me na pru i dhjatshe (10-tshe), ndajshi, ose për nrajshe?
205- Kush t’tha taj?
108- Kan fol pra sot me ta. Paska fol ai.
205- Kush?
108- M’ur Aliu.
205- Ça m.t…
108- I thash tha ar taj, për kur t’dush, vazhdoni se ne skena ku mi marr dhe me dek.
205- Majr ër majr, po t’ash sdi gja t’bajn ça t’dun.
108- Aaa?
205- T’bajn ça t’dun.
108- T’bajn ça t’dun po. Po jo or ça t’dun se s’kena ku mi marr. Ne na duhen 5 a 6, na duhen ma vonë, mu mar me at punë jo.
205- Z’di xha.
108- Jo jo mu dhan 10 tashtaj e ka ha dreçi kan e kan. So tu pajt kush pë rata punë.
205- Se di.
108- Çishtu i paska than, se ka ai tjetri. Kshu i ka dhan urdhrin.
205- S’di xha ça bajn, sdi xha, na skena çme ba.
108- Jo skena çe ba, për çatpun kurt dun, t’shkojn e tmarojn punë ma. Kan për ti mar mar krejt.
205- Dru ishalla jo.
108- Po, ja ka kput shkurt.
205- Jo, or jo, se ska fol hala me burrin e huj, po ha.
108- Mu ç’tahaj m’tha Aliu, ore. Tha i thash, t’shkojm e t’ja q. nanën, ku ina ti mar. Ka ardh e ka taku sot.
205- Ha, se kena nejt ne na me ta.
108- Po ça pra, ça kan than?
205- As i sen, ça me than.
108- Po ka dul ki mhabet.
205- Ku di xha pash zotën, s’di xha. Ka për ta taku iher nesër ai, pale.
108- Mi than or tej, me ngrej ene pak ma nalt, ene kur t’ashtuset, na skena ku mi mar, ne me dek. Me grejt ene ma nalt, 30, 35, tshkoj ene 40 e funit. Mi tha ne skena ku mi mar ene me dek tështë. Masanaj sa tu pajt kërkush, hala ske ba sat dush. A mush veni, nuk pjerdh kush.
205- Tshkoje sa tdoje, skena çmi ba.
108- Mer, mer, po ska vlerë. A mush krejt mileti plot me rakaj. T’paktën fol me Nerimin a sen.
205- Kam për tshku sane, me ra atje, e tshof ça me ba.
Nga biseda më lart jepet njoftimi se në zonë kanë shkuar punonjës policie, të cilët kanë lënë afat se nëse nuk u japin 10 milionë lekë, parcelat do t’u shkulen e asgjësohen. Më pas janë kryer bisedime dhe kanë rënë dakord që pagesën do ta kryejnë në fund, pra pasi të korret apo të shitet lënda narkotike.
Kështu, kjo bisedë e Samiut me numër 068 XX XX 205 me personin i cili quhet Hajredin, me numër 068 XX XX 533, është bërë konkretisht më datë 05.08.2016, ora 18:43:43.
533- Ai muhabeti sikur e kemi lan herët tjetër.
205- Ha.
533- Kan, fol, më ka thon Kurti, i ka than Gzimit se nuk më ka thon në telefon.
205- Poo.
533- Mejfjal, kush t’don, si t’don, e bom, men ene shpares, tgjith se dun mi njef (kedhat).
205- Mer.
533- Ene çdo gja, n’fun, mejfjal ka për të mar fun çdo gja nesër. Kush don, ai sis don punët e veta.
205- Mrregull.
533- A nrregull?
205- Po, po jam dakort unë.
533- Mer se ne do tjerë mkan than. Ene nuk dun as i sen, e kupton ndor, veç n’fun.
205- Haa, shum mer, ajo qanka ma mer bile.
533- Po, pra. Çdo gja nfun.
205- Aha, mer, nrregull.
533- A nrregull?
205- Po, po jam dakort unë Hajredin. Për çata t’kam than unë, ça je tu fol.
533- Mer, mer.
205- Mer, me qëllu, unë sane skam për tardh, po me qëllu si vonë nesër. Ato tbajn ça t’dun, ti shofin, unë jam dakort. Për zotin nuk të pres në botë.
533- Mer, mer.
205- Po, po, jam dakort, për ço xha, ça t’leni, me pronto.
533- Mer, mer.
Samiu me numër 068 XX XX 205 dhe Hajredini, kryejnë sërish një bisedë, ku rezulton se Hajredini është personi i cili do jetë garanti i punonjësit të policisë, pra merr përsipër të grumbullojë paratë nga “fermerët” e zonës dhe t’ia japë punonjësit të policisë. Kjo kuptohet në këtë bisedë më datë 05.08.2016, ora 18:46:58.
533- Haa.
205- Harrova me të than.
533- Haa.
205- Ne 50 metra ma nalt asht ene Erisi ma nalt. A bahet xha thu?
533- Por, po, krejt, kush.
205- Mrregull.
533- Krejtt ke sona e n’periferi, e deri ku ka kulla e Besnikut.
205- E mora vesh.
533- E kupton për kret kan tu ashtu.
205- Çi tu fol ër?
533- Për 100/100, ai ka për terdh nesër nelt, për at atje posht, qikjo zonë ka asht pellgu, ai ka për tu ashtu. Po ne poshtë ai, do me dit të sigurt, ka për tu bazu ke nji. Mrapa jo tnjof un taj, e m’njef ti mu.
205- Aa, haha, e marr vesh.
533- Ai ka than çdo xha e ke me mu.
205- A e kupton.
533- Hajt se folim ne atje.
Për të njëjtin problem, pra për pagesën te punonjësi i policisë, Samiu flet dhe me personin me numër 068 XX XX 177, i cili nga biseda duket se edhe ai ka parcela me kanabis në këtë zonë. Bisedë e përgjuar me numrin 068 XX XX 205, datë 05.08.2016, ora 19:51:14.
177- A fële me Hajredinin?
205- Kam fël, kam fël.
177- A ke fol me ta? Se ai tha ene për atje posht n’dashi.
205- Si si?
177- Ai tha ene për atje posht ndashi.
205- A i thaje ka kan burri huj për lekt oj taj.
177- Jo jo ai than dashi, se ka fol, ndashi e kthenje.
205- Ka than burri huj për lekt, ça a ajo, nuk mund t’fusim 500 rob na!
177- Jo, n’rast se ju bje leverdija ju fëlni me ta.
205- Kena ma leverdi mi dhan lekt, po leje tashtaj.
177- Po ma leverdi keni, e ditme.
205- Janë 30 lekë për copë.Asi sen s’jan.
177- Kurxha.
205- E shnet ske pun ma me ta.
177- A i ke than për kha nalt?
205- Poo.
177- Mrregull pra, se mtha kam ardh ikshu, ikshu.
205- Poo.