• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/Rama i vërsul avokaten e shtetit Blushit për ta fajësuar për çështjen “Becchetti”

19:32 : 19/11/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

I gjendur përballë një gjyqi që mund të thellojë edhe më tej gropën e ekonomisë së vendit tonë, atij ndaj Francesco Becchettit, kryeministri Edi Rama ka nisur prapaskenat për të hequr gabimin nga vetja. Duke përdorur Avokaten e Shtetit, Alma Hickën, Rama ka ngritur akuzë ndaj deputetit Ben Blushi i cili pak javë më parë shpalli forcën më të re politike, LIBRA.

Mbi 1.2 milionë dollarë janë paguar deri tani nga qeveria për kryerjen e pagesave të faturave avokatore që përfaqesojnë Shqiperinë në arbitrazh kundër kompanive të italianit Francesko Becchetti. Ky i fundit, i kërkon qeverisë së kryeministrit Rama një shumë prej 160 milionë eurosh dëmshpërblim nga shteti shqiptar për dhunim të traktatit dypalësh në investimet Itali-Shqipëri.

Me të ardhur në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama nisi një seri sulmesh ndaj biznesmenit kontrovers, duke i mbyllur mediat dhe sekuestruar pasurinë. Madje asokokohe, Rama u bë protagonist në hetime pasi morri pozicionin e prokurorit duke thënë se Becchetti pastronte para në Shqipëri.

“Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses!” – ishte ky qëndrimi i Ramës për veprimin e prokurorisë në qershor të 2015. Por si një piktor pa njohuri mbi jurisprudencën, Rama harroi se italiani Becchetti gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësië, pra përsa kohë nuk ishte dënuar nuk mund të quhej fajtor dhe paratë e tij nuk mund të quheshin të zeza.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

rama-per-becchetin

Pak kush e mendonte në atë kohë, se ky qëndrim i nxituar i kryeministrit, do t’i kushtonte sot miliona euro dëm shtetit shqiptar. Por sot, Rama ka ngritur një alibi. Duke përdorur Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, ai po tenton të largojë gabimin nga vetja dhe këtë ia faturon ish deputetit socialist, Ben Blushi.

Në një deklaratë “të porositur”, Hicka e përfshin Blushin si pjesë të çështjes gjyqësore së Shqipërisë me Francesco Becchettin.

“Ben Blushi është pjesë e çështjes gjyqësore mes shtetit shqiptar dhe Francesco Becchettit, për historinë e njohur si “skandali i plehrave”, në lidhje me kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2004. Deputeti, asokohë ministër i pushtetit lokal, ka qenë një ndër firmëtarët e kontratës, e cila kishte për qëllim final, t’i hapte rrugën importit të plehrave për djegie apo asgjësim në Shqipëri. Meqënëse vetëm për shkak të atyre firmave, ndër të tjera dhe ajo e Z. Blushi, shteti shqiptar gjendet në situatën absurde ku duhet të mbrohet kundrejt një padie prej disa qindra miliona eurosh, në detyrën time zyrtare dhe për interesat e shtetit shqiptar, i kam kërkuar Z. Blushi të jap dëshmi për ato që flet në media.” – u shpreh Hicka.

Por le të ndalemi në çështjet për çfarë ka folur Avokatura e Shtetit dhe për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi. Lidhur me firmën e Blushit, ajo doli fillimisht nga gazetat e italianit Carlo Bollino i cili njihet për miqësinë e tij me Ramën. Por në pak ditë u zbulua mashtrimi i gazetës së Bollino-s e cila kishte nisur një sulm ndaj Blushit, pasi ky i fundit  dha dorëheqjen nga Rilindja e Ramës.

Po si qëndron e vërteta e firmës së Blushit që pretendon Avokatura e Shtetit me në krye Alma Hickën? Në vitin 2004 qeveria Nano hapi garën për përpunimin e mbetjeve dhe u paraqitën dy kompani, njëra e italianit Francesco Becchetti dhe tjetra e Koço Kokëdhimës. Kompania e Becchettit, “Albanianbeg Ambient” parashikonte të investonte 180 mijë euro, të digjte të gjitha mbetjet e Tiranës dhe Durrësit në një zonë në Kashar dhe do të importonte 208 mijë ton plehra në vit nga Italia, ose 39 % të totalit që do të përpunonte impianti i djegies për prodhimin e energjisë.

Firma e Becchetit nuk kërkonte asnjë dollar për përpunimin e mbetjeve, por vë si kusht të importojë 30 % të sasisë nga Italia. Firma 2K Group e Kokëdhimës kërkon 29.5 dollarë për përpunimin e 1 ton mbetje.

Në garë ishin edhe dy kompani të tjera. Ofertat janë shqyrtuar nga një organ i miratuar nga Ministrat Bashkim Fino e Ethem Ruka, sic vërteton shkresa. Pas vlerësimit të ofertave nga organi i miratuar nga Fino e Ruka, si ministër i Pushtetit Vendor, Blushi ka firmosur hapjen e negociatave, një kusht që lindte nga zhvillimi i garës nga dy ministritë e tjera.

Por procesi pati një ngërç si pasojë e mungesës së ligjit për vazhdimin e procedurave. Në mungesë të ligjit, Ben Blushi refuzon ta firmosë marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe firmës së Francesco Becchettit. Por kryeministri Nano, për ta çuar deri në fund vendimin për ngritjen e impiantit të djegies së plehrave, ia ngarkon këtë përgjegjësi ministrave Fino e Ruka.

Ligji që lejonte importin e plehrave u dërgua në parlament, por ai u rrëzua si pasojë e protestave masive që shpërthyen në vend. Pra pretendimi i Avokates Hicka rrëzohet për firmën e Blushit në ligjin e importin e plehrave në 2004.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Hicka kërkon të hutojë publikun duke thënë se Shqipëria është në proces gjyqësor me Becchettin për shkak të ligjit për importin e plehrave të 2004. Në fakt, të gjithë e kujtojnë se ishte kryeministri Edi Rama që i shpalli “luftë” Agon Channel dhe biznesmenit Francesco Becchetti. Ky i fundit, madje në disa intervista është shprehur se Rama po hakmerret ndaj tij për shkak të qëndrimit opozitar që kishte televizioni Agon Channel.

Edhe në padinë e depozituar ndaj Shqipërisë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Becchetti veçon një postim të kryeministrit Rama në Facebook me 9 qershor 2015 (postimi më lart), si dhe tre intervista të mëvonshme televizive në Vizion Plus, A1 Report dhe TV Klan.

Becchetti kundër qeverisë “Rama”

Padia e Becchettit në Strasburg është vetëm një nga nismat e shumta ligjore të ndërmarra kundër Shqipërisë nga biznesmeni Italian. Becchetti ka ngritur disa padi në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare si dhe një ankimim tjetër në Strasburg për mospërfshirjen e Agon Channel në tenderin për licencat e frekuencave dixhitale nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i njohur gjithashtu si Beauty Contest.

Aktualisht, shteti shqiptar ndodhet në gjyqe arbitrazhi ndërkombëtar me disa nga këto kompani, në dy procese të ndryshme që lidhen me mosrealizimin e dy koncesioneve.

Nga njera anë, kompanitë Albaniabeg ambient sh.p.k., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. kanë hedhur në gjyq qeverinë shqiptare, duke i kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës për djegien e plehrave të sjella edhe nga Italia, duke prodhuar energji nga impianti termovalorizator.

Ndërsa gjyqi tjetër ka të bëjë me (mos) ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi Vjosë nga kompania Hydro Srl. Shtetit shqiptar i kërkohet të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh për TVSH-në lidhur me këtë projekt.

Ndërkohë pritet që Becchetti të ngrejë padi edhe ndaj AMA-s pë licencat e frekuencave dixhitale. Kostot për Shqipërinë sapo kanë nisur dhe këto po i paguajnë qytetarët shqiptar për një kapriço të kryeministrit Rama. Miliona euro po shpenzohen nga buxheti i shtetit për avokatët që mbrojnë Shqipërinë në arbitrazh, ndërkohë shanset që Becchetti të fitojë gjyqet janë të mëdha duke u nisur edhe nga përvojat e tij të mëparshme në këtë fushë.

Nëse do të ndodh një gjë e tillë, ekonomia e Shqipërisë mund të fundoset tepër rëndë me pasoja të pariparueshme…prandaj për këtë kryeministri Rama është në kërkim të një “kurbani”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ Makina e policisë me shpejtësi 121 km/h, qytetari i ndjek nga pas

TË GJITHA

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

10:14 : 09/05/2025

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

10:02 : 09/05/2025

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

09:35 : 09/05/2025

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025

“Urime në detyrën e re Papa Leonit”/ Kreu i KMSH: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

09:28 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com