• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit dështon të impresionojnë Brukselin

09:37 : 15/11/2016
në AKTUALITET

Progesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar konsiderohet “i paktë” nga Raporti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë drejt integrimit Europian ndërkohë që vendi konsiderohet ende në fillesat e përgatitjeve për të qenë gati për anëtarësim në këtë fushë.

Përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe të institucioneve të tjera të vendit, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat dhe Parlamentin nuk krijuan përshtypje të mirë në Komisionin Europian, i cili i dha Shqipërisë notën e dytë më të ulët për nivelin e përgatitjes për anëtarësim ndërsa nënvijëzoi se ndryshimet e kryera gjatë vitit të fundit janë “të pakta”.

Në raportin e Progresit të vitit 2016, nënvijëzohet se miratimi i ligjit “për Sinjalizuesit” përbën një ndryshim për mirë, krahas paketës së ndryshimeve kushtetuese të njohura si Reforma në Drejtësi, por kjo nuk mjafton dhe Shqipëria do të duhet të punojë më shumë.

“Korrupsioni mbetet dominues në shumë fusha dhe vijon të jetë një problem serioz,” thuhet në raport, i cili vëren se nuk është bërë progres në zbatimin e kërkesave për ndryshime ligjore mbi përgjimet dhe vrojtimet si dhe vlefshmërinë e këtyre përgjimeve nëpër gjykata. Brukseli kërkon gjithashtu rishikimin e kuadrit ligjor mbi financimin e partive me synimin final të krijimit të një sistemi auditues funksional mbi të ardhurat dhe shpenzimet e këtyre partive.

Raporti i Progresit të Komisionit Europian publikohet për të gjitha vendet kanditate për anëtarësim një herë në vit. Për vitin 2016, Komisioni Europian vlerësoi arritjen e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe rekomandoi para Këshillit të Ministrave hapjen e negociatave me kusht për Shqipërinë, ku kushti konsiston në zbatimin efektiv të reformës në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve. Aktualisht, ligji i vetingut është bllokuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike dhe e ka pezulluar zbatimin e ligjit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Gjithsesi, pavarësisht rekomandimit të hapjes së bisedimeve me kusht, raporti i vitit 2016 është i mbushur me vlerësim për ecuri të dobët të punës së qeverisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar në rrugën e integrimit, ndërsa në shumicën e fushave, Shqipëria vlerësohet se gjendet në hapat e para ose është relativisht e përgatitur për anëtarësim.

Në rast se bisedimet për anëtarësim hapen, Shqipëria do të duhet të vijojë zbatimin e kërkesave të Brukselit në të gjitha fushat deri sa Komisioni ta konsiderojë vendin tonë gati për anëtarësim.

Vetëm peshqit e vegjël

Raporti vëren se numri i rasteve të hetimit, përndjekjes dhe dënimit të korrupsionit ka qenë në rritje që nga viti 2010, por këto raste përfshijnë vetëm zyrtarë të ulët dhe të mesëm ndërsa numri i përgjithshëm i dënimeve vijon të mbetet i ulët e numri i zyrtarëve të nivelit të lartë të dënuar mbetet pothuajse zero.

Brukseli kërkon para së gjithash që autoritetet shqiptare, përfshirë policinë dhe prokurorinë, të kryejnë hetime proaktive, si dhe hetime financiare, të cilat duhet të sjellin jo vetëm dënimin e të korruptuarve, por edhe konfiskimin e aseteve të krijuara përmes korrupsionit.

Raporti vëren gjithashtu se masat e dënimeve të korrupsionit, edhe në ato pak raste të niveleve të ulëta që janë identifikuar, janë “tepër të ulëta”.

Problem me prokurorinë e krimeve të rënda

Në kapitullin mbi luftën ndaj krimit të organizuar, Komisioni Europian nënvijëzon faktin se Shqipëria ka një numër minimal dënimesh finale për aktivitetin e krimit të organizuar dhe vëren se problemi duket se qëndron sa të Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Ka pasur pak progres në shkatërrimin efikas të rrjeteve të krimit të organizar,” thuhet në raport. “Numri i dënimeve finale për krim të organizuar (organizata kriminale dhe grupime të strukturuara kriminale) ka mbetur sërish shumë i ulët dhe është rritur në mënyrë shumë margjinale gjatë kohëve të fundit. Një përqindje relativisht e lartë e çështjeve të krimit të organizuar të regjistruara te Prokuroria e Krimeve të Rënda i është transferuar zyrave vendore të prokurorisë apo janë mbyllur me vendime pushimi bazuar në mungesën e provave ose në cilësinë e ulët të kallëzimeve. Cilësia e vendimeve të pushimit duhet të përmirësohet e po ashtu edhe cilësia e kallëzimeve. Për më tepër, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të koordinojë më tutje hetimet me oficerët e policisë gjyqësore për të mbledhur provat e nevojshme për hapjen e një çështjeje.”

Analiza e Brukselit vëren gjithashtu se kapaciteti për të kryer hetime financiare nga ana e policisë së shtetit duhet të përmirësohet më tutje dhe po kështu duhet të shtohen hetimet financiare për shënjeshtrimin e grupimeve kriminale.

“Fitimet e krimit shpesh zhduken, duke rezultuar në një histori të varfër të rasteve të aseteve të konfiskuara në përfundim të dënimeve finale. Më pak se gjysma e çështjeve të krimit të organizuar ka sjellë konfiskimin e aseteve,” thuhet në raport.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ Këngëtares i bie të fikët gjatë performancës live

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com