• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Arbitri turko-gjerman (jo Izraeli) mund Shqipërinë 0-3

21:11 : 12/11/2016
në KRYESORE, SPORT

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Izraeli i ka shkaktuar një humbje të rëndë në “Elbasan Arena” Shqipërisë me rezultatin 0-3, ku arbitri gjerman Aytekin është bërë protagonist absolut i ndeshjes, me akordimin e dy penalltive dhe dy kartonëve të kuq, në dëm të skuadrës sonë përfaqësuese.

Në 20 ndeshjet e fundit, ky arbitër nuk kishte dhënë asnjë karton të kuq, ndërkohë që mbi Shqipërinë përdori kamzhik duke nxjerrë dy lojtarë jashtë fushës.

Ishin duke zhvilluar minuta të mira, madje kishim rrezikuar me Balajn, kur sulmuesi i Izraelit Zahavi u shkëput në kundërsulm në minutën e 18 dhe në tentativë për ta ndaluar, Gjishiti shkakton faull brenda zonës dhe kryesori i ndeshjes e ndëshkon mbrojtësin tonë me të kuq, ndërsa akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh.

Megjithëse me një lojtar më pak, kombëtarja kuqezi arriti të gjej forca duke reaguar, pro goli nuk erdhi.

Ishte minuta e 55, kur sërish kryesori gjerman i takimit bëhet sërish protagonist. Pas një nxehje gjakrash mes Berisha dhe sulmuesit Zahavi, Arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tonë dhe akordon sërish 11-metërsh. Por Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të pres penalltinë e goditur nga Zahavi.

Megjithatë përveç arbitrit kundër Shqipërisë në këtë ndeshje duket se ishte dhe fati. Pasi në minutën e 66 izraelitët dyfishojnë me një gol mjaft me fat, pasi topi i grushtuar nga Hoxha përplaset në këmbët e njërit prej lojtarëve kundërshtar dhe përfundon në rrjetën tonë.

Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3.

Më poshtë ndeshja minutë pas minute:

22:37 Mbyllet takimi 0-3

22:27  84′ Izraeli shënon edhe golin e tretë. Shënon Atar

22:26  82’ Futet në fushën e lojës edhe Manaj, largohet Xhaka. Zëvendësimi i tretë për kombëtaren tonë

22:25 Tjetër goditje nga këndi për Izraelin

22:23 Ndëshkohet izraeliti Buzaglo, ndali një kundërsulm të lojtarëve tanë

22:22  79’ De Biasi hedh në fushën e lojës Edgar Canin, largohet Hysaj

22:22 Këndore për Izraelin

22:21  78’ Super gjuajtje e Roshit, por tregohet i vëmendshëm portieri i Izraelit

22:17 74’ Edhe pse luajmë me dy lojtarë më pak, është Izraeli që qëndron i tërhequr pas në mbrojtje të rezultatit të arritur deri në këto minuta

22:14  Izraeli kryen edhe zëvendësimin e dytë. Largohet Einbinder, në lojë Hemed

22:13  69’ Mundësi e mirë për Shqipërinë, por Balaj godet jashtë

22:11 66’ Përveç arbitrit në “favor”, izraelitët duket se në këtë ndeshje kanë në favor edhe fatin. Topi grushtohet nga Hoxha dhe më pas përplaset në këmbët e një prej lojtarëve izraelit e përfundon në rrjetën e portës sonë

22:10  Izraeli shënon sërish. 0-2

22:09  64’ Izraeli kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sahar, në fushën e lojës Buzaglo

22:02  58’ Alban Hoxha sapo ishte hedhur në fushë duke zëvendësuar Llullakun. Vazhdon rezultatin 0-1, por jemi me dy lojtarë më pak

22:01  Alban Hoxha i pret 11-metërshin Zahavit

22:01 Topi ishte në mesin e fushës, ndërsa Berisha dhe sulmuesi Zahavi u përplasën në portën tonë. Berisha ndëshkohet me të kuqe dhe Izraelit fiton 11-metërsh. Një vendim mjaft i çuditshëm i arbitrit

22:00  56’ E çuditshme, ka dhe 11-metërsh për Izraelit

21:58 Berisha ndëshkohet me karton të kuq

21:58  55’ Nxehen gjakrat. Berisha përplaset me Zahavin.

21:32  45′ Arbitri akordon 2 minuta shtesë

21:31  45’ Goditje e rrezikshme nga një prej Izraelitëve, por fatmirësisht topi përfundon jashtë

21:28  42’ Minuta të mira për lojtarët tanë, por ende nuk po e gjejmë golin e barazimit

21:27 Tjetër korne për ne, por sërish largojnë izraelitët

21:20  33’ Fitojmë një goditje dënimi. Ekzekuton Memushaj, Roshi godet me kokë, por lehtë dhe topi ndalet në duart e portierit

21:17 Llullaku ndëshkohet pas një ndërhyrje në mesin e fushës

21:16  30’ Ndërkohë në “Elbasan Arena” ka nisur një shi i dendur

21:13  26’ Lojtarët tanë kanë mbetur të ‘shokuar’ pas episodit të minutës së 17. Izraeli na rrezikon sërish, këtë herë është Berisha që na shpëton.

21:11  25’ Tjetër mundësi e mirë për Izraelin, por Agolli largon rrezikun këtë herë

21:06 Një goditje mjaft e rëndë për ekipin tonë, i cili erdhi pas një ndërhyrje të dyshimtë të Gjimshitit brenda zonës ndaj Zahavit dhe menjëherë arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh, të cilin sulmuesi i Izraelit e ktheu në gol

21:04  0-1, shënon Zahavi për Izraelin

21:03 Gjimshiti ndëshkohet me karton të kuq

21:03  17’ Penallti për izraelitët

21:01  15′ Ekzekuton Memushaj, topi më pas shkon te Kukeli, i cili lëshon një goditje të gabuar

21:01  Llullaku fiton një goditje të dënimi në mesin e fushës së izraelitëve

21:00 14’ Luhen minuta të qeta, megjithëse duket se janë lojtarët tanë të cilët kërkojnë të marrin iniciativën, kryesisht me Roshin në të djathtë

20:55  8′ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Sërish Roshi lirohet në krahun e djathtë, krosin në zonë, por asnjë nga sulmuesit nuk e arrin

20:52  Ishte një krosim i Roshit, topi u zotëruar brenda zonës nga Llullaku, i cili e pason bukur për Memushajn, por ky i fundit nuk e godet si duhet.

20:51  5’ Mundësi e artë për Memushajn,por vlonjati gabon në momentin e fundit

20:49  4’ Luhen minutat e para dhe loja është e përqendruar në mesin e fushës

Më poshtë pritja e penalltisë nga portieri Alban Hoxha:

http://www.dailymotion.com/video/x51sh91_eran-zahavi-missed-penalty-albania-0-1-israel_sport














Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shqipëria refuzon hyrjen e tifozëve nga Maqedonia (Dokumenti)

TË GJITHA

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

12:24 : 09/06/2025

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

12:23 : 09/06/2025

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

11:47 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com