Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet shefi i krimit ekonomik në Policinë e Shkodrës, Pjerin Lazri duke nxjerrë armën para fshatarëve që shisnin duhan. Berisha thotëse fshatarët që luftojnë pë kafshatën e gojës, lincojnë shefin e krimeve.
“Lufta për kafshaten!
Shefi i krimit ekonomik te Shkodres, Pjerin Lazri, i cili ne kundershtim flagrant me ligjet nxjerr dhe kercenon me revole fshateret qe shisnin duhan pasi atyre jua sekuestruan mallin. Fshataret qe luftojne per kafshaten e gojes te femijeve te tyre shperthejne ne revolte, linçojne shefin e krimeve dhe marrin mallin e tyre. Te gjitha ketto duken qarte ne videon e meposhtme!”, shkruan Berisha.