Kompania që administron Rafinerinë e Naftës në Ballsh, IRTC (Ionian Refining & Trading Company), deklaroi një version të saj për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme me 1 punëtor të vdekur dhe 5 të plagosur.
Sipas IRTC, shpërthimi ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike; dy herë brenda tre ditëve dhe nga mosfunksionimi i linjës rezervë. Po ashtu, nuk përjashtohet edhe mundësia e një gabimi njerëzor.