Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 00:30, të ditës së sotme në banesën e shtetasit A. S., 42 vjeç, banues në Kamëz.
Policia tha se në oborrin e banesës së këtij shtetasi, në një grumbull balte është konstatuar një gropë, e cila dyshohet të jetë krijuar si pasojë e hedhjes së një lënde plasëse.
Nuk ka patur të dëmtuar apo dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe shkaqeve të këtij veprimi.
Është marrë në pyetje 42 –vjeçari, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.














