• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria sekuestron dosjet e Kokëdhimës, Leskajt e Sulit

10:39 : 10/11/2016
në AKTUALITET

Prokuroria shqiptare i tha agjencisë BIRN se ka  nisur një hetim për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Interesit për dështimin e tij në denoncimin e zyrtarëve të lartë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i konfirmoi BIRN –it se ka nisur një hetim ndaj Shkëlqim Ganajt, kreun e ILDKPI, nën dyshimet për abuzim me detyrën.

Oficerë gjyqësorë, me një mandat sekuestrimi të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, shkuan në zyrat e ILDKPI të hënën për të sekuestruar të gjitha dosjet e aseteve të zyrtarëve të lartë.

Gajan, kreu i inspektoratit, nuk pranoi të bënte komente të mërkurën kur u pyet nga BIRN për hetimin.

Grupi Task – Forcë i prokurorisë së Tiranës tha se dyshon për abuzim të detyrës për një periudhë prej 3 vjetësh, gjatë së cilës Ganaj nuk ka raportua asnjë rast të konfliktit të interesit për zyrtarët e lartë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Prokuroria e Tiranës, me iniciativë të saj, regjistroi një procedim penal me dyshimet se ILDKPI ka dështuar në hetimin e rasteve të konfliktit të interesit.

“Procedimi penal nisi në bazë të të dhënave dhe fakteve të njohura publikisht për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në rastet e konfliktit të interesit, të cilat nuk janë hetuar nga ILDKPI”, tha Albi Serani, zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm.

Mes këtyre rasteve të njohura ku zyrtarë të lartë janë akuzuar për konflikt interesi, Serani përmedni dosjet e deputetëve socialsitë Rakip Suli e Valentina Leksaj dhe të ish –deputetit socialist Koço Kokëdhima.

“Me qëllimin për të investiguar nëse ka raste të tjera, prokuroria sekuestroi të gjitha dosjet e zyrtarëve të lartë”, tha Serani.

Hetimi ndaj Ganajt vjen në një kohë kur ILDKPI është përfshirë në rishikimin e të jgitha aseteve të deklaruara nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Kjo është pjesë e procesit të Vetting-ut që pritet të fillojë pas miratimit të ligjit.

Ligjit, i cili është ankimuar nga PD në Gjykatën Kushtetuese, është kundështuar edhe nga Unioni i Gjyqtarëve dhe një pjesë e prokurorëve.

Marrëdhëniet mes Zyrës së Prokurorit dhe ILDKPI kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh, me të dy palët që akuzojnë njëra – tjetrën se kan mbyllur dosjet e zyrtarëve të lartë.

Sipas një investigimi të publikuar nga BIRN, ILDKPI ka dorëzuar 158 dosje të zyrtarëve të lartë dhe të mesëm në prokurori gjatë vitit 2014 – 2015, raporton Lapsi.al.

Dosjet përfshijnë gjyqtarë, deputetë, diplomatë, ish –ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë të taksave e doganave, dy sektorë të administratës publike me nivel të lartë korrupsioni.

Në akuzat e tij, ILDKPI ngrinte dyshime se zyrtarë të shumtë kanë bërë deklarime false në mungesë të burimeve financiare të ligjshme, për të justifikuar pasuritë e tyre.

Por sipas ILDKPI, Zyra e Prokurorit i ka rrëzuar gjysmën e këtyre rasteve, rreth 70 në total.

Në disa raste të pakëta, Zyra e Prokurorit ndoqi dhe dërgoi në gjyq zyrtarë të akuzuar për fshehje të pasurisë, shumica zyrtarë të nivelit të mesëm. /BIRN

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

E nisi me 1 mln $ “borxh”, ja si arriti tek perandoria e miliardave Donald Trump

TË GJITHA

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com