• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Farsa e zgjedhjeve në LSI dhe shantazhi i Ilir Metës për Edi Ramën

20:42 : 06/11/2016
në POLITIKE

Nga Boldnews.al

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur sot procesin e saj zgjedhor për kreun e ri të partisë.

Por askush nuk e ka marrë seriozisht këtë proces, pasi LSI-ja tashmë është kthyer si një sekt familjar, ku çdo vendim, që nga e ardhmja e koalicionit e deri tek emërimet më të thjeshta të militantëve duhet të kalojnë më përpara nga çifti Meta-Kryemadhi.

A nuk ishte qesharake të shikoje Monika Kryemadhin të dilte në takime mbështetëse me kandidatin Shezai Rrokaj?

Dhe ky i fundit duke mos pasur asnjë platformë për drejtimin e partisë (pasi e dinte se ishte kandidat kukull) delironte duke deklaruar se LSI-ja do të dilte parti e parë në zgjedhjet e ardhshme.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Të njëjtën gjë përsëriste edhe kandidati tjetër Përparim Spahiu, por me tone më të forta, ku gjatë gjithë fushatës së tij vetëm sulmoi qeverinë. Por edhe ai përveç kritikave nuk kishte asnjë platformë, duke treguar qartë se ishte në këtë garë vetëm për të dhënë disa mesazhe në emër të Ilir Metës.

Dy rivalët e Metës do të shpërblehen nga Meta për këtë “sakrificë”, por pyetja është se pse LSI-ja kishte nevojë për të zhvilluar këtë farsë?

Pikësëpari për të treguar se LSI-ja është një forcë demokratike, ku brenda saj zhvillohen zgjedhje, ashtu siç nuk ndodh te Partia Socialiste, ku Edi Rama nuk pranoi zgjedhje për kreun e partisë, çka solli largimin nga selia rozë të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit.

Por kjo nuk është goditja e vetme që LSI-ja i jep Ramës me zgjedhjet brenda partisë, pasi synimi kryesor i Ilir Metës është pikërisht posti i kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke përdorur kandidatin Përparim Spahiu dhe deri diku Shezai Rrokaj, aleati kryesor i Partisë Socialiste në qeveri, Ilir Meta, ka kërkuar një ridimensionim të marrëveshjes politike me Partinë Socialiste duke lënë të kuptohet qartë dhe pa ekuivoke se do të kërkojë postin e kryeministrit.

Por jo vetëm kaq.

Meta ka kërkuar edhe largimin e një pjesë ministrash që nuk shikohen me sy të mirë nga ai vetë ku në radhë të parë janë: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Pra, të dy rivalët formalë të Metës në LSI ishin në garë vetëm për të përsëritur këtë kërkesë.

Dhe nën arsyetimin se elektorati i LSI-së ka kërkuar postin e kryeministrit, Meta do t’ia kërkojë zyrtarisht postin Edi Ramës.

Ilir Meta iu shmang sot një përgjigjeje sesa do të ndikojë në vendimin për koalicionin, pesha e votave që do të marrin dy rivalët e tij, të cilët kërkojnë që LSI-ja të caktojë kryeministrin në zgjedhjet e ardhshme.

Këtë çështje Ilir Meta e ka përfshirë në axhendën politike të vitit tjetër kur do të takohet me Edi Ramën për koalicionin e ri të majtë.

Të gjitha këto kulisa e bëjnë të pasigurtë marrëveshjen e re të koalicionit pranverën e vitit të ardhshëm, ndërkohë që nga ana tjetër lë të hapur vazhdimin e qeverisjes së deritanishme me konflikte dhe frymë të fortë mosbesimi mes palëve.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke folur gjate nje konference me teme "Grantet per Fuqizimin e Demokracise", organizuar nga USAID./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, speaks during a conference on the "Grants for Strengthening of Democracy" organized by USAID.

Donald Lu: Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të parlamentit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrijnë edhe Zelensky me Macron

12:22 : 16/05/2025

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

12:19 : 16/05/2025

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama i serviloset deri në neveri Melonit, i ulet sërish në gjunjë në mes të shiut

11:48 : 16/05/2025

“Putin nuk e do paqen”/ Starmer nga Tirana: Nëse s’do vendosim sanksione, s’ka armëpushim

11:37 : 16/05/2025

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

11:29 : 16/05/2025

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com