• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ana e errët e një investigimi/A e shantazhoi Rudina gjyqtarin Guximtar Boçin për të fituar gjyqin padrejtësisht?

12:18 : 30/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Janë të shumta pikëpyetjet që ka ngritur një përgjim audio i kryetarit të Gjykatë së Gjirokastrës, ku flitet për favore seksuale që ai i kishte kërkuar një gruaje në këmbim të ndihmës për të fituar me gjyq pronësinë e shtëpisë pas ndarjes së saj me bashkëshortin.

A ka abuzuar gjyqtari me detyrën? A e provon përgjimi audio shkeljen e ligjit nga ana e tij? A ka ndikuar ai në vendimet e marra nga gjykatat për ëështjen që i kishte kërkuar ndihmë nga gruaja që e përgjoi?

KLD e shkarkoi nga detyra Guximtar Boçin dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet që do të duhet të provojnë nëse përbëjnë shkelje të ligjit ato çfarë thotë kryegjyqtari në përgjimin audio dhe veprimet që ai mund të ketë bërë për të ndihmuar apo dëmtuar denoncuesen, për të cilat nuk flitet në përgjim.

Deri këtu ështja i përket drejtësisë. Por disa pyetje të tjera shtrohen në trajtimin e ngjarjes dhe debatit që ka hapur ajo.

A e regjistroi Rudina kryegjyqtarin Guximtar Boçi për të vënë drejtësinë në vend? Apo ajo e përdori “dobësinë e tij seksuale” për çështjen e saj, për të fituar nëpërmjet ndikimit të drejpërdrejtë tek gjyqtari shtëpinë, pronësinë e të cilës e kërkonte ish–vjehrra.

A është Rudina qytetarja që hallin e saj po e bën “casus” për të demaskuar sistemin e kalbur të drejtësisë në Shqipëri dhe për të treguar si jepet drejtësia tek ne dhe kush e jep atë? Apo ajo e gjeti rastin “që i doli në shteg” si mekanizëm për të përfituar pronën?

Le të shohim disa fakte të njohura deri tani në përpjekje për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve që ngrihen nga nevoja për të hedhur dritë në anën e errët të çdo ngjarje ku morali përplaset me ligjin dhe vret më shumë se ai.

Ishte Rudina ajo që i shkoi kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në zyrë për t’i kërkuar që çështja të shkonte në favor të saj. Guximtar Boçi nuk ishte gjyqtari që kishte dosjen në dorë. Sigurisht mund të mendohet se ai mund të influenconte duke qenë kreu i gjykatës. Kjo është e besueshme duke parë se në ç’gjendje është sistemi gjyqësor, por gjithësesi mbetet një hamendësim. Po ç’drejtësi do të kërkonte Rudina kur gjykata nuk ishte shprehur ende me vendim? Përse do të takohej ajo me kryetarin e Gjykatës kur ajo ishte palë e një konfliti që po shqyrtohej nga kjo Gjykatë?

Çështja e pronësisë së shtëpisë ku ajo kishte jetuar me ish –burrin ishte ende në gjykim dhe gjykata nuk ishte shprehur. Nuk dihej se në favor të kujt do të shkonte vendimi.  Ndaj dhe vajtja e Rudinës në zyrën e kryetarit të Gjykatës është e kuptueshme që kishte vetëm një qëllim: të influenconte gjykatën e Gjirokastrës.

Në bisedën e përgjuar mes Guximtar Boçit dhe Rudinës, kuptohet se gruaja ka vendosur ta regjistrojë gjyqtarin vetëm pasi ajo e humbi çështjen në Shkallën e Parë të Gjykatës së Gjirokastrës. Ajo nuk e regjistroi atë një ditë pasi gjyqtari i kishte kërkuar seks në këmbim të “ndihmës” për të fituar gjyqin; as një javë apo një muaj më pas! Përgjimi vjen pasi Gjykata e Gjirokastrës e kishte dhënë vendimin. Në bisedën e përgjuar kuptohet se është ajo që e kontakton gjyqtarin pasi e ka humbur gjyqin e parë.

I gjithë përgjimi është regjistruar pas kësaj, sepse gjatë gjithë bisedës ata falsin në të shkuarën. Kryegjyqtari dhe Rudina flasin për vendimin që do të duhet të marrë Gjykata e Apelit.

Qytetarja – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe…

Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel?

Gjyqtari – Si e bëre në Shkallë të Parë.

Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë?

Gjyqtari – Po ç’të të them unë? Di unë ç’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, ç’mund të bësh. Po ai, s’të lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij?

Rudina ka përgjuar edhe Blertën, gjyqtaren që kishte dosjen në dorë, e cila i thotë shprehimisht se gjyqtari Boçi e kishte kontaktuar, por ajo i kishte thënë se nuk mund ta bënte dot atë që i kërkonte, pra ta favorizonte. Sepse, siç kuptohet, nga dokumentat që ishin në Gjykatë, shtëpia nuk i takonte Rudinës. Ja çfarë thuhet në bisedën e përgjuar nga Rudina me gjyqtaren e Apelit, Blerta.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta – C’a?

Qytetarja – Të veja me të.

Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)

Blerta – Dhe kur I thashë unë…

Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.

Siç shihet nga transkripti i bisedës, të cilën mund ta dëgjoni të plotë në audio më poshtë në faqen e Lapsi.al, Guximtar Boçi kishte tentuar të influenconte gjyqtaren e Shkallës së Parë. Por pasi Rudina e kishte refuzuar kërkesën e tij për të bërë seks, siç pretendohet prej saj, ai heq dorë nga “premtimi” që i kishte bërë gruas që i kishte trokitur në derën e zyrës dhe i thotë gjyqtares prerë: “bëj çfarë të duash”. Dhe gjyqtarja vendos të veprojë në bazë të dokumentave.

Rudina pretendon se e ka humbur çështjen në Shkallën e Parë pasi refuzoi të bëjë seks me Boçin. Por ajo humbet edhe në Apel disa muaj pas kësaj historie.

Gjykata e Apelit, me relator gjyqtarin Enton Dhimitri, ashtu si Shkalla e Parë, i jep të drejtë ish –vjehrrës së saj.

Vendimi i Apelit është i formës së prerë dhe Rudina do të duhej t’ia lironte shtëpinë nënës së ish –burrit. Por ajo refuzon dhe gjen një tjetër hapësirë ligjore për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit: i kërkon prokurorisë të bëjë të tjera hetime me pretendimin se kontrata e shitjes që disponon ish –vjehrra, që daton në vitin 2007, është e falsifikuar. Nga ana tjetër ajo e dërgon çështjen në Gjykatën e Lartë. Prokruoria e rihap hetimin, ndërsa Gjykata e Lartë nuk është shprehur akoma dhe vendimi i Apelit, ndonëse i formës së prerë, nuk mund të ekzekutohet.

Ish –vjehrra, Merushja, që pretendon se ka mbetur pa shtëpi ngaqë atë ia ka marrë Rudina, e bën publike çështjen. Ajo i drejtohet emisionit “E diela shqiptare” në TV Klan. Tek “Shihemi në Gjyq” Merushja paraqitet me të vëllanë. Edhe ai është pjesë e konfliktit, pasi pretendon një pjesë të pronës. Ndërsa Rudina bën një ndërhyrje telefonike (shih videon më poshtë në rubrikën lajme të Lapsi.al).

Përballja zhvillohet më 10 prilll 2016, thuajse një vit pasi Rudina kishte realizuar përgjimin e gjyqtarit. Ajo nuk pranon të jetë përpara kamerave. Nuk e shfaq fytyrën asnjëherë.

Merushja tregon një kontratë që e ka blerë shtëpinë tek djali dhe ish –bashkëshortja e tij. Rudina hedh dyshime se firma në kontratë nuk është e firma e saj dhe se kontrata është fiktive. Pretendimet i mbështet tek një fakt që sipas saj është allogjik. Rudina thotë se në vitin 2003 ka marrë një kredi bankare duke vendosur shtëpinë si kolateral, ndonëse ajo nuk kishte përfunduar. Ndërsa në kontratë rezulton se në vitin 2007 kjo shtëpi, edhe pse ishte përfunduar, i qënka shitur për 2 milionë lekë ish -vjehrrës, pra 5 milionë lekë të reja më pak.

Ndërmjetësuesja e “Shihemi në gjyq” i kujton se edhe nëse do ta kishte shitur 1 lekë, kontrata do të ishte e rregullt. Pra nuk është vlera ajo që e bën atë të parregullt. Po në bazë të kësaj kontrate, që vërteton se ajo ia ka shitur shtëpinë ish –vjehrrës, janë marrë edhe vendimet e gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit.

Prokruoria e Gjirokastrës po heton prej disa muajsh për vërtetësinë e kontratës. Hetimi i nisur nga një pretendim i Rudinës nuk ka përfunduar. Ndërsa Gjykata e Lartë do të duhet të shqyrtojë vetëm anën proceduriale të çështjes.

Këto fakte të një konflikti pronësie që lind pas një divorci dhe që shndërrohet në një çështje gjyqësore e më pas në një skandal në sistemin e drejtësisë, u japin përgjigje disa pyetjeve të mësipërme, por nuk janë shteruese.

Përgjimi në vetvete demaskoi një gjyqtar që kërkon seks për bërë favore me drejtësinë. Por koha e realizimit të përgjimit dhe e publikimit të tij 1 vit e gjysmë pasi drejtësia kishte folur kundër denoncuese, tregojnë një anë tjetër të kësaj çështje dhe e bëjnë të dyshimtë rastin e saj.

Përgjimi dhe disa fakte të tjera tregojnë se denoncimi i Rudinës nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje të saj për t’i çjerrë maskën drejtësisë së korruptuar, por me shfrytëzimin e kësaj dobësie për ta kthyer çështjen në favor të saj.

Është e kotë të pyesësh nëse Rudina do ta kishte realizuar përgjimin nëse do ta kishte fituar gjyqin në Shkallën e Parë e më pas edhe në Apel, pavarësisht faktit që kishte refuzuar ofertën skandaloze për seks të kryegjyqtarit.

Është e kotë të hamendësosh sot se si do të kishin rrjedhur ngjarjet nëse Rudina do të kishte marrë me gjyq letrat e shtëpisë në Gjirokastër. A do të ishte “hakmarrë” ndaj Guximtar Boëit dhe a do ta kishte denoncuar atë?

Rudina nuk shkoi në prokurori apo në polici për të denoncuar kryegjyqtarin menjëherë sapo ai i kërkoi seks në këmbim të ndihmës. Ajo nuk veproi sapo e kuptoi se si funksiononte dhënia e drejtësisë në qytetin e saj, por e regjistroi fshehurazi gjyqtarin kur pa se nuk e bëri dot atë për vete pa i dhënë seks në këmbim. Ajo nuk i kërkoi ndihmë policisë, as prokurorisë që ta kapnin gjyqtarin “me presh në dorë”, por “u pajtua” me këtë realitet dhe priti që të merrte pronën po nga ajo drejtësi që i kishte kërkuar të jepej seksualisht. Kur nuk e mori dot atë që kërkonte, shfrytëzoi “dobësinë seksuale” të gjyqtarit për t’u hakmarrë ndaj tij që s’e kishte ndihmuar dhe për ta përdorur më pas ngjarjen në favor të saj, pikërisht kur çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Ndaj është e kotë të gjesh brenda Rudinës qytetaren e pambrojtur dhe të pafuqishme që i është dashur të rropatet nëpër dyert e gjykatave për të marrë drejtësinë e mohuar. Denoncimi i saj është padyshim një tjetër këmbanë alarmi që bien për pallatin e drejtësisë. Por e gjithë historia ka nisur përpara se drejtësia të flasë dhe iniciatore e saj është vetë Rudina. /Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kur duhet të laheni, në mëngjes apo në mbrëmje?

TË GJITHA

SHBA/ Administrata e Trump planifikon të reduktojë tarifat ndaj Kinës

19:38 : 09/05/2025

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësoren

19:38 : 09/05/2025

VIDEO/ PS dhe PD mbyllin fushatën njëkohësisht në Tiranë, nisin mitingjet

19:34 : 09/05/2025

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

19:15 : 09/05/2025

I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

19:15 : 09/05/2025

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com