• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Zheji rrëfehet pa doreza: Ja përse e këshillova Ramën të mos martohej me Matildën

16:32 : 26/10/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një person

Analisti dhe gazetari Artur Zheji, në një shkrim të gjatë në portalin e tij 360grade.al rrëfen momentet e rinisë së kryeministrit Rama dhe aktores së nohur Matilda Makoçi.

Zheji thotë se ka qenë dëshmitar i afërt i atyre viteve dhe hedh poshtë çdo akuzë apo aludim se Rama nuk e ka dashur Matildën. Zheji tregon edhe disa të pathëna, se si Rama i kërkoi këshilla atij dhe se si ai i tha që të mos martohej me Matilda Makoçin.

RREFIMI I ZHEJIT
Matilda ka qenë një natyrë pasionante dhe një rebele me plot të papritura. Në periudhën e shkuar të rinisë së hershme, ajo kishte të gjitha atributet e një Ylli me një shkëlqim të fortë, mrekullues dhe me një karierë brilante. Kineastët e atëhershëm shqiptarë, përgjithësisht mediokër, por jo për faj të tyre, zbuluan si të magjepsur një aktore, që sillte me portretin e saj, më shumë shpirtëror se sa sensual dhe prej mishi, si jemi mësuar sot, një Çudi të bukur shqiptare. Një “charm” shqiptar, por edhe shumë europiane dhe me tipare tejet origjinale dhe të rralla. Fine në interpretim, delikate në jetë, kurajoze dhe “mendjemadhe” në marrëdhëniet që krijonte me njerëzit, mbas sukseseve të bujshme që krijonte karriera e saj e beftë, Matilda apo Mati, jetoi një parajsë shumë të shkurtër dhe shumë të hareshme për pak kohë
Kam qenë disa herë për dreka dhe darka me Edin, Matildën. Temperamenti i Matit, ishte i hatashëm, shpërthyes, kapricioz, por besoj i sinqertë dhe i vërtetë. Edi Rama i asaj kohe, nuk është aspak ky i sotmi, ai kishte një vështirësi të madhe për të dialoguar qetësisht me aktoren e famshme, që e adhuronte, e miklonte apo e dëshironte e gjithë Shqipëria e asaj kohe. Çfarë thuhet lart e poshtë, për përfitime politike, se Edi Rama, nuk e ka dashur Matildën, dëshmoj në vetë të parë, se është një gënjeshtër e madhe dhe një pasaktësi e neveritshme. Një pasdite të cilën e mbaj mend mirë, Edi më telefonoi dhe më tha se ishte i shqetësuar, kishte patur një konflikt me Matin dhe kërkonte të këshillohej. U ulëm të dy, këmbëkryq, drejtëpërsëdrejti mbi bar, në lulishten e vogël përpara pallatit të tij dhe kemi ndenjur aty, duke biseduar, pafundësisht, për të ardhmen e tyre. Edi ishte i lëkundur, temperamenti i Matit, personaliteti i saj shumë i fortë, kryeneçësia dhe vetadhurimi dhe vetëvlerësimi që ajo kishte për veten, ishte në kulmin e vet. Ndërsa Edi, që mund të përkufizohet Edi i brishtë i atyre viteve, kishte shqetësim, por dhe dashuri të përzier me përgjegjshmëri, për të ardhmen e marrëdhënieve të tyre. Dilema ishte martesa dhe pikëpyetja se nëse ata të dy, mund ta shndërronin dashurinë e tyre, që kishte shumë egstaza dhe tërmete të forta, në një marrëdhënie të qëndrueshme familjare. Mendimi im i asaj kohe, që edhe sot më mbetet i pandryshuar, ishte se Edi dhe Mati, e kishin të pamundur të themelonin një lidhje të qëndrueshme, përtej pasionit në kulmet e veta. Dhe i thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Mos u marto me Matin! Sepse do të shkatërroni njeri¬ tjetrin!” dhe sigurisht edhe mijëra fjalë të tjera, kundër këtij hapi. Mirëpo Edi, nuk kishte vullnet dhe forcë të thoshte : “Jo!”, në atë fazë të jetës së tij, ndonëse mbaj mend se në thellësi ishte dakord që po ndërmerrte një hap të gabuar, por edhe po mbante një premtim, ndaj të fejuarës së tij. Rikthimi i Matildës, dalja e saj nga depresioni i gjatë, është një lajm i gëzueshëm për mua, që e njoha më shumë prej zërit të saj të pandryshuar, se sa nga portreti i sotëm. Duke i uruar asaj që të ketë guximin e duhur për një rikthim në jetën aktive, dua të shtoj se për sa kohë që Rama do të jetë kryeministër, ajo do të sulmohet në një mënyrë ose tjetër, sipas stilit të gjuetisë së shtrigave. Unë u largova nga Shqipëria në vitin 1990 dhe më pas dëgjova mjaft gjëra për atë lidhje dhe mënyrën dramatike se si u zgjidh ajo. Sot që shkruaj, jam shumë kritik ndaj Ramës dhe gafave të tija të rënda në qeverisje, por kjo nuk më pengon të them se në disfatën e asaj lidhjeje, që nuk u shndërrua asnjëherë në një martesë të vërtetë, nuk mund të cilësohet si një faj vetëm i Ramës.
Fajtorja më e madhe në atë që ndodhi mes tyre, ishte padyshim temperamenti dhe natyra e tyre tejet artistike. Ajo që i tërhiqte ndaj njeri¬tjetrit, ishte pikërisht edhe ajo që i largonte nga njeri tjetri. Matilda ishte në atë kohë një Yll që shkëlqente dhe të gjithë e admironin me të drejtë, ndërsa Rama, e kishte të programuar spektaklin e tij të madh, për shumë vite më vonë!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

11:57 : 28/10/2025
SPORT

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një person

11:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas nga ‘Porsche’ kur po vinte me motor nga puna si kamarjer

11:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025
Para

Grupi kriminal nga Fieri, prokuroria vendos "arrest me burg" për 8 persona

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

11:57 : 28/10/2025

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një person

11:52 : 28/10/2025

FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas nga ‘Porsche’ kur po vinte me motor nga puna si kamarjer

11:51 : 28/10/2025

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com