• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreditë e këqija/Dhoma e Përmbaruesve Privatë: Bankat janë bërë të paprekshme!

18:51 : 24/10/2016
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Vetëm pak ditë përpara seancës parlamentare, Dhoma e Përmbaruesve Privatë në një thirrje të fundit apelon për anullimin e projektligjit që zhvlerëson kolateralin e kredimarrësve dhe që favorizon indirekt bankat e nivelit të dytë.

Në një tryezë të organizuar nga Dhoma e Përmbaruesve Privat, kryetari i saj, Tedi Malaveci shprehu shqetësimin për lobimin që bankat e nivelit të dytë po i bëjnë qeverisë për miratimin e këtij ligji. Sipas Malavecit, bankat e nivelit të dytë janë përgjegjëset për rritjen e kredive të këqija, dhe në pamundësi për t’i mbledhur ato, po ia faturojnë klientëve.

“Askush nuk flet për shkakun kryesor dhe që është keqmenaxhimi që i është bërë portofolit të kredive nga vetë institucionet bankare për mëse 1 dekadë. Ne kemi hasur me qindra raste huadhëniesh me shkallë garancie inekzistente, madje qesharake apo kolaterale fiktive. Janë dhënë kredi me kolateral “det” ndërsa nga ne përmbaruesit është kërkuar që ta rikuperonim këtë kredi sikur të ishte në tokë!”– u shpreh Malaveci.

Kryetari i përmbaruesve privat shkoi edhe më tej duke thënë se bankierët janë të paprekshëm pasi sipas tij, për kreditë e këqija të gjithë mbajnë përgjegjësi përveç bankave.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Çuditërisht, duket sikur vetëm bankat janë të përjashtuara nga përgjegjësia që mund të kenë të gjithë aktorët e kësaj situate. Në asnjë rast nuk kemi dëgjuar ndonjë problematikë që shfaq apo i atribuohet vetë sistemit bankar në këtë vend. Shumë prej nesh këtu por edhe jashtë kësaj salle janë të kompleksuar prej një perceptimi shumë të rëndë publik ku dëgjohet vetëm për gjyqtarë, avokatë, politikanë, mjekë apo edhe gazetarë të korruptuar por në asnjë rast nuk kemi dëgjuar për një bankier të tillë. Nuk kemi dëgjuar ende një bankier, psh. Drejtues të lartë banke të korruptuar (CEO) apo një bankier të nivelit të kredidhënies ose kredindjekjes së tyre, që është i tillë.”- thekson Malaveci i cili shton gjithashtu se bankat i ruajnë fitimet e tyre, pavarësisht rënies së ekonomisë.

“Po të marrim të mirëqënë faktin se, bankat që ushtrojnë aktivitetin sot në vendin tonë operojnë nën një liri absolute, është se ato i transferojnë humbjet diku brenda sistemit të tyre dhe pikërisht tek klientët e tyre, tek kredimarrësit. Pra tek ata që më vonë mund të kthehen shumë shpejt ose janë kthyer në debitorë”– tha Malaveci i cili publikoi edhe tabelat e analizave ku Shqipëria renditet e fundit në rajon për nivelin e lartë të “kredive të këqija”.

grafi-2 grafi-1

Por kjo deklaratë e Malavecit që shprehte qëndrimin kundër projektligjit të qeverisë për zhvlerësimin e kolateralit, nuk u prit mirë nga zv. Ministri i Drejtësisë Eridian Salianji. Ky i fundit u shpreh i sigurtë që ligji do të marrë votat e nevojshme në parlament, ndërsa nuk la më hapësira për diskutim.

“Ta bëjmë njëhërë ligjin, pastaj të mendojmë zgjidhjet. Ne si ministri jemi për tju kontrolluar juve. Përmbarimi i shëndosh sjell edhe një bankë të sigurtë. Hajde të ulim kreditë e këqija bashkarisht”– u shpreh Salinanji i cili u rreshtua në krahë të bankave të nivelit të dytë.

Ndërkohë i vetmi përfaqësus nga sektori i bankave ishte zyrtari i lartë i Bankës së Shqipërisë, Denis Dërralla. Ky i fundit në fjalën e tij justifikoi rritjen e “kredive të këqija” duke kundërshtuar çdo argument të Dhomës së Përmbaruesve Privatë.

“Bankat janë në vështirësi financiare dhe jo pak herë kanë dalë me humbje nga kreditë e këqija. Ju nuk duhet të bëni analizën e tyre pasi nuk jeni ekspertë. As mos bëni krahasime të Shqipërisë me vendet e rajonit, pasi ne kemi një ekonomi ndryshe”- iu kundërvu zyrtari i BSH, të pranishëmve në tryezë.

Por në replikë, Kryetari i Përmbaruesve Privatë u shpreh se ata janë aktorët më dëshimtarë të kësaj situate të rëndë me “kreditë e këqija”.

“Sa për dijeni, përmbaruesit privatë për 5 vite kanë 18 mijë dosje për kreditë e këqija. E imagjinoni vetë se me çfarë do të duhet të përballet përmbarimi. Ne e kemi thënë fjalën tonë, madje ia kemi dërguar edhe Bankës së Shqipërisë.”- theksoi Malaveci.

I pranishëm në këtë tryezë, Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha deklaroi se përmbarimi privat nuk duhet të jetë objekti i sulmeve politike apo institucionale.

“Po ju them, se pa përmbarim gjyqësor nuk ezkekutohet vendimi. Edhe në banka ka probleme dhe korrupsion por nuk e di arsyen pse nuk bëhen publike.”- shprehet Hoxha.

Ligji që pritet të miratohet këtë të enjte, synon zhvlerësimin në mënyrë marramendëse të pronave dhe pasurive të paluajtshme të qytetarëve dhe shitjen e tyre nën kosto. Kështu, nëse një qytetar kredimarrës për arsye të ndryshme nuk shlyen kredinë, kolaterali i tij (psh. banesa) do të nxirret në ankand sipas vlerësimeve të vendosura nga vetë qeveria dhe që janë poshtë çmimit të tregut. Por skandali thellohet edhe më tej, pasi nëse dështojnë dy ankandet e para projekligji u jepte fuqi bankave që të blinin këtë pronë me 30% të vlerës.

Në tryezën e organizuar nga Dhoma e Përmbaruesve Privat nuk ishin të pranishëm anëtarët e Shoqatës së Bankave të Nivelit të Dytë, edhe pse projektligji është hartuar nga vet oligarkët e bankave.

f7

f4 f5 f2

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ Ja si e manipuloi Bolino intervistën e Matilda Makoçit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com