• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja hetimet e prokurorisë për vrasjen e fshehur nga policia në Shëngjergj

11:04 : 16/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

S’ka më asnjë dyshim se Besnik Pudja u vra me një plumb pas kokës në hambarin me hashash në Kollogjesh të Shëngjergjit. Ndryshe nga sa thotë policia, që kërkon ta klasifikojë ngjarjen si vetëvrasje, provat dhe analiza që i bëjnë ekspertët dinamikës së ngjarjes, dëshmojnë për një ekzekutim.

Është një eliminim fizik për shkak të parcelave të hashashit.

Lapsi.al solli për herë të parë detaje të vrasjes së 36 –vjeçarit, duke rrëzuar versionin e policisë dhe të dhëna se ai ishte gjetur në magazinën me hashash dhe jo në një stan, siç raportonte policia.

Të tjera detaje hedhin dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur natën mes 6 dhe 7 tetorit në hambarin e ndërtuar me llamarina në zonën e thellë malore të Tiranës.

Të dhënat kundështojnë pikë për pikë versionin e policisë, e cila nuk dihet ende se përse i ndryshoi të dhënat dhe përse vazhdon t’i mëshojë një varianti të dyshimtë që rrëzohet edhe me prova shkencore.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Policia thotë se Besnik Pudja u qëllua vetë me një pistoletë tip TT, duke dalë nga hambari. Sipas saj, plumbi kapi në krah edhe shokun e tij, Alges Liçi.

Ky version i rindërtimit të ngjarjes nga policia, për t’i mëshuar vetëvrasjes, bie poshtë nga faktet dhe provat që ka mundur të mbledhë prokuroria.

Besnik Pudja, sipas policisë, ka qenë në këmbë tek dera e hambarit kur ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vënë në kokë. Ndërsa Alges Liçi ka qenë i shtrirë përtokë, duke fjetur.

Ekspertiza ka provuar se Pudja e ka marrë plumbin poshtë veshit të djathtë dhe i ka dalë në sy, për të goditur më pas Liçin. Trajektorja nuk përkon me atë që thotë policia. “Në të gjitha rastet plumbi ka shkuar drejt”, thotë një burim i prokurorisë për Lapsi.al. “Ai nuk do të kishte mundur të kapte Alges Liçin në krah, pasi ai ishte i shtrirë”.

Alges Liçi është plagosur në krahun e majtë. Plumbi i ka hyrë në mesin e krahut dhe i ka dalë sipër në shpatull. Kjo është një tjetër e dhënë shkencore që rrëzon versionin e policisë. Kjo trajektore nuk do të kishte qenë e mundur në asnjë rast. Për më tëpër, plumbi do të kishte fenuar në shpatullën e tij.

Policia thotë se pranë trupit të 36 –vjeçarit Pudja u gjet një pistoletë TT, me të cilën dyshohet të jetë vetëvrarë.

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar disa të dhën interesante. Pudja është gjetur i shtrirë me fytyrën sipër, me duart e vëna pranë xhepave të xhupit. Gishti tregues i dorës së majtë i është gjetur i hapur në formë të harkuar, siç qëndron zakonisht në këmbëzën e një arme. Kjo, sipas ekspertëve, tregon se ai mund të ketë bërë qitje me dorën e majtë në momentin e vrasjes.

Por plumbin ai e ka marrë në anën e djathtë, pas koke. Ekspertët thonë se është e pamundur që ai të ketë qëlluar me të majtën në anën e djathtë të kokës, pas veshit.

Pistoleta që u gjet pranë tij kishte një plumb në fole, me kapsollë të goditur, por me fishekun brenda. Ajo pistoletë, sipas hetuesve, nuk ka bërë qitje, sepse fisheku ishte pa barut brenda. Ekspertiza balistike nuk ka provuar ende nëse është ajo me të cilën është vrarë Pudja.

Pranë trupit, veç një gëzhoje pistolete tip TT janë gjetur edhe dy gëzhoja kallashnikovi. Ky fakt i bën hetuesit të dyshojnë se mes viktimës dhe dy shokëve të tij që gjendeshin në momentin e ngjarjes, mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri. Në dorën e majtë të viktimës janë gjetur shenja baruti. Ndërsa kallashnikovi nga ku janë qitur dy gëzhojat nuk është gjetur.

Dy “miqtë” e viktimës, Alges Liçi dhe Dritan Buzo, të arrestuar më 13 tetor janë paraqitur vetë në polici.

Policia e Tiranës tha në një njoftim zyrtar të 14 tetorit se ishte ajo që i identifikoi dhe arrestoi. Por ky version nuk është i vërtetë. Lapsi.al mëosi se Liçi dhe Buzo janë vetëdorëzuar. Ata kanë thënë se janë paraqitur vetë në polici për të dhënë detaje mbi ngjarjen, pasi kishin lexuar në median elektronike versionin e vrasjes.

Lapsi.al ka mundur të zbardhë një pjesë të dëshmisë të dhënë para grupit hetimor.

Ata kanë thënë se Pudja u ngrit rreth orës 6 të mëngjesit dhe doli jashtë. Liçi ka qenë i shtrirë përtokë, ndërsa Buzo pranë sobës për t’u ngrohur. Pasi ka dalë jashtë, Pudja ka hyrë brenda dhe nga dera ka qëlluar veten. Sipas tyre, në mbrëmje ai kishte konsumuar alkool. Sipas vetë policisë, vrasja ka ndodhur më herët, rreth orës 04.00.

Dy të vetëdorëzuarit në polici, të cilët janë mbajtur në arrest, kanë mohuar se ndodheshin në Kollogjesh për të parcelat me hashash. Por ata nuk kanë dhënë asnjë version se përse gjendeshin në hambarin e mbushur plot me kanabis. Babai i viktimës ka pranuar se djali i tij punonte në plantacionet me kanabis të Shëngjergjit dhe se paguhej 20 mijë lekë në ditë.

Ata nuk kanë dhënë detaje as për faktin se përse e mbajtën të fshehtë ngjarjen. Në bazë të dëshmive të tyre është identifikuar dhe arrestuar Halit Dusha, 37 vjeç. Lapsi.al mësoi se ai është punonjës i Postës Shqiptare. Sipas dy të arrestuarve, Dusha ishte parë shpeshherë të takohej me viktimën në hambarin me hashash dhe se është ai personi që kishte kultivuar bimën narkotike.

Hetuesit dyshojnë tek versioni i dhënë nga Liçi dhe Buzo. Ndaj tyre policia i referoi materialet vetëm për veprën penale “moskallëzim të krimit”. Për prokurorët, ata janë edhe bashkëpunëtorë në krim, në mos autorë të tij e po ashtu edhe kultivues të kanabisit.

Gjatë 6 ditëve që kanë qëndruar të fshehur, prokurorët thonë se ata kanë patur mundësi të fshijnë mjaft prova, si gjurmët e barutit që mund të kenë patur nëpër duar dhe rrobat që kanë patur veshur. Po ashtu, edhe sasi të hashashit që kanë qenë në hambar.

Një pjesë e drogës u asgjësua nga policia, pa raport të detajuar. Nuk dihet se sa ishte pesha.

Liçi ka thënë në polici se ishte mjekur nga një infermiere. E kishte thirrur atë t’i vinte në shtëpi, por nuk i mbante mend as emrin dhe as numrin e telefonit. Ky është një tjetër variant i pabesueshëm i tij dhe që i shton dyshimet se asgjë e thënë prej tij nuk përkon realisht me atë që ka ndodhur në hambarin me hashash. Policia është vënë në kërkim të infermieres, pasi ligji e detyron atë që të kishte njoftuar organet e rendit për personin që i kishte dhënë ndihmë mjekësore për plagën që kishte marrë me armë zjarri.

Të dhënat e mësipërme të siguruara nga Lapsi.al, që janë pjesë e hetimit të prokurorisë, e rrëzojn tërësisht versionin e policisë. Por prej tyre nuk kuptohet se përse policia e fshehu vrasjen dhe përse e fshehu hambarin me kanabis bashkë me parcelat e gjetura pranë.

Në çdo rast, ky përbën një krim më vete, edhe më të rëndë se vetë vrasja! /Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Lotaria Amerikane, ja si të mbroheni nga mashtruesit që duan t’ju vjedhin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com