• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Ilir Meta flet për Kathimerini: Duhet të përballemi me plagës e së shkuarës

12:04 : 16/10/2016
në POLITIKE

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një interviste për gazetën greke “Kathimerini”, ka theksuar se të dyja vendet duhet të përballen me plagët e së shkuarës, duke nënvizuar se duhet një paketë zgjidhjeje për çështjet e hapura midis dy vendeve, si  çështjen çame, delimitimin e zonave detare dhe heqjen e ligjit të luftës. Ai mbështet gjithashtu se të dyja palët duhet të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave të pasurisë së qytetarëve “në të dyja anët e kufirit”. “Nuk ka asgjë për të cilën nuk mund të bisedojmë” thekson ai.

Si do i karakterizonit marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë moment? Si ndjeheni pas takimeve që keni patur në Athinë?

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie shekujsh miqësie, bashkëjetese paqësore dhe interaktive mes popullit Shqiptar dhe Grek në këtë rajon. Miqësia jonë e vjetër është kaq e lidhur ngushtë sa i tejkalon marrëdhëniet tradicionale shtetërore. Jam i kënaqur që kontaktet politike janë intensifkikuar dhe ky ishte pikërisht qëllimi i vizitës sime, të forcojmë bashkëpunimin parlamentar me qëllim që të shtyjmë qeveritë respektive të avancojnë në një fazë më dinamike në bashkëpunimin tonë dypalësh. Kjo ishte pështypja pozitive që solla në Tiranë, përshtypja e një vullneti të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin tonë të gjithanshëm.

Pavarësisht krizës ekonomike dhe momenteve të vështira që kanë kaluar qytetarët grekë, Greqia mbetet një prej partnerëve kryesorë tregtarë të Shqipërisë, ndërkohë që investimet greke luajnë një rol substancial në ekonominë tonë. Ne ndjehemi krenarë për kontributin domethënës të minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë që Greqia ka pritur qindra mijëra shqiptarë në dy dekadat e fundit të cilët kontribuojnë tepër pozitivisht në ekonominë dhe shoqërinë greke.

Jemi dy vende anëtarë të NATO-s, boshte stabiliteti në rajonin tonë dhe ndajmë një rrugëtim të përbashkët euro-atlantik, të cilin duhet t’a ushqejmë dhe t’a mirëmbajmë në interes të qytetarëve tanë. Besoj se vizita e delegacionit tonë parlamentar në Athinë ishte një tjetër ‘gur’ në urën që po ndërtojmë së bashku, për të avancuar drejt një stadi ‘vllazëror’ të marrëdhënieve tona.

Lexo edhe:

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

A mendoni se është e mundur të bëhet progres në një atmosferë akuzash publike? A e pengon atmosfera publike – veçanërisht sipas indikacioneve që ka një rilindje të axhendave nacionaliste nga ana shqiptare – përpjekjet për të shtyrë përpara një axhendë pozitive?

Siç diskutuam edhe gjatë takimeve tona me përfaqësuesit më të lartë të shtetit grek, të dyja palët janë dakort se marrëdhëniet tona janë strategjike, praktike dhe jetike. Vullneti pozitiv dhe një axhendë dinamike bashkëpunimi dominojnë marrëdhëniet tona. Por siç e përmenda edhe gjatë takimit me Kryeministrin Tsipras, kemi disa ‘plagë’ nga e kaluara të cilat duhet t’i trajtojmë me shumë kujdes dhe në mënyrë konstruktive, sepse një ‘plagë’ edhe kur e përkëdhel, lëndon! Duhet të ndalojmë tendencat, në të dy anët e kufirit, që përpiqen të spekulojnë dhe hedhin benzinë në zjarr duke përdorur çështje të së kaluarës për qëllime elektorale. Besoj se vullneti ekziston si në Tiranë, ashtu edhe në Athinë për të zgjidhur çdo çështje të mbetur nëpërmjet dialogut të hapur e transparent, përmes vullnetit të mirë, besimit të ndërsjellë, dhe përmes një përqasjeje konstruktive, ashtu siç bëjnë vendet evropiane. Dhe mund të them se pas vizitës sime në Athinë, unë shoh një dëshirë të sinqertë nga ana e qeverisë aktuale greke për të avancuar me zgjidhje të qëndrueshme dhe të dakortësuara bashkarisht për çështjet e të kaluarës. Kjo u pa qartë edhe gjatë takimit që patëm me përfaqësuesit e Demokracisë së Re dhe partive të tjera opozitare, me të cilët ramë dakord të krijojmë një klimë konstruktive në të dy vendet, në interes të bashkëpunimit të gjithanshëm greko-shqiptar.

Sipas jush, cilat janë çështjet e hapura me Greqinë?

Si fqinj të mirë është normale të kemi edhe disa çështje të hapura. Fqinjët janë si kushërinjtë e parë, ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtën hapësirë, por kjo hapësirë të detyron njëkohësisht të zgjidhësh disa çështje me karakter praktik që unë i shoh më tepër si ‘fine tuning’. Dhe si dy vende ballkanike, kemi trashëguar disa çështje nga e kaluara. Për mua, e para ka të bëjë me Ligjin e Luftës, të cilin Greqia e mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë. Ky ligj i pakuptimtë ka nevojë të abrogohet përmes një akti formal, akti që do të konfirmonte klimën ekzistuese pozitive mes dy vendeve tona. Mes dy fqinjëve të mirë dhe dy vendeve anëtarë të NATO-s nuk mund të ketë ‘Gjendje Lufte’. Ky është një paradoks! Çështja e dytë më e rëndësishme lidhet me historinë e të kaluarës sonë dhe mendoj se edhe nëse hapin plagë të së shkuarës, ne duhet t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive, pragmatike dhe bashkëpunuese. Nuk ka asnjë çështje për të cilën ne nuk mund të diskutojmë si fqinj! Përballja me historinë, ashtu siç kanë bërë kombe të tjerë evropianë në të kaluarën, do të përgatiste terrenin e duhur për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh që lidhen me varrezat greke në territorin shqiptar, tekstet e historisë, delimitimin e shelfit kontinental dhe patjetër me ‘Çështjen Çame’, për të cilën ne kemi qëndrime të kundërta dhe të ndryshme. Të gjitha këto çështje janë të trashëguara dhe shkaktojnë dhimbje në të dy anët e kufirit. Ne si Kuvend i Shqipërisë do të mbështesim shkëmbimet konstruktive e të sinqerta mes dy qeverive tona, të cilat duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje praktike, pragmatike dhe “Win-Win”, duke lënë mënjanë çdo tendencë nacionaliste apo emocionale. Interesat tanë strategjikë duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara dhe e vetmja rrugë përpara është përmes dialogut, jo përmes manovrave oportuniste politike.

A ndjehet vendi juaj i kërcënuar prej Greqisë?

Aspak! Ne ndjejmë se Greqia është një aleat dhe fqinj i mirë. Ne mbështetemi tek përkrahja e vazhdueshme e Qeverisë dhe Parlamentit tuaj për të avancuar agjendën tonë evropiane dhe ndjejmë se Greqia është një avokate e rëndësishme e Shqipërisë në BE. Kjo është pikërisht arsyeja përse në të gjithë takimet në Athinë mbajta vazhdimisht qëndrimin se ligji paradoksal i luftës nuk bën sens mes dy partnerëve miq, fqinj dhe anëtarë të NATO-s.

Përse nuk ka patur progres me çështjen e varrezave greke?

Kjo duhet të jetë pjesë e një pakete të përbashkët që trajton shqetësimet dhe çështjet e hapura për secilën palë. Të dy palët duhet të dëgjojnë, të evaluojnë dhe të diskutojnë profesionalisht dhe konstruktivisht. Parlamenti i Shqipërisë do të mbështesë progresin domethënës përmes këtij mekanizmi. Për sa i përket Varrezave Greke, jam i informuar se ekziston një komision i përbashkët ashtu siç është edhe për tekstet e historisë. Ata duhet t’i lëvizin gjërat përpara dhe ne si parlamente në të dy vendet kemi rënë dakort t’a mbështesim punën e tyre.

Ka ankesa në rritje dhe raportime nga minoriteti grek në Jug të Shqipërisë mbi dhunime të të drejtave të pronësisë në zonat e tyre. Si mund të mbrohen këto të drejta? A nuk e bën perspektiva evropiane e vendit tuaj të detyrueshme që ju t’i trajtoni këto çështje?

Nuk besoj se ka ndonjë dhunim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kjo është thjesht e pavërtetë dhe e pambështetur, siç ka qenë edhe në të kaluarën subjekt i spekulimeve. Çështja e të drejtave pronësore prek një shumicë të qytetarëve shqiptarë, përfshirë ata të minoritetit grek, sepse ky është një prej problemeve më komplekse dhe të trashëguar nga regjimi komunist në Shqipëri.

Është edhe shqetësimi ynë si politikanë, sepse të drejtat e pronësisë afektojnë investimet e huaja në vend. Por jam dakort me ju se më tepër vëmendje i duhet kushtuar çështjes së pronësisë të të gjithë qytetarëve, në të dy anët e kufirit, si një çështje bazike praktike dhe e të drejtave të njeriut.

Si mendoni se projekti TAP do të ndryshojë rajonin dhe marrëdhëniet në rajon në të ardhmen?

TAP është shumë i rëndësishëm për vendet tona, për rajonin tonë dhe patjetër për tërë sigurinë energjitike të Evropës. Ne kemi bashkëpunim të mirë për projektin TAP ku Shqipëria e vlerëson ekspertizën greke gjatë implementimit të këtij projekti në terren. TAP-i çel mundësi të reja për investime dhe projekte në të dy vendet, po të marrim në konsideratë këtu zgjatimin IAP të gazsjellësit drejt Malit të Zi dhe Kroacisë. Unë besoj se pesha gjeo-strategjike e Shqipërisë dhe Greqisë, si shtylla stabilitetit në rajonin tonë, vetëm rritet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç
AKTUALITET

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025
AKTUALITET

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025
SHOW BIZ

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025
Para

Shumica e sëmundjeve shkaktohen nga stresi, kura është masazhi!

TË GJITHA

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com