• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/Gjiknuri lëshon leje në fshehtësi për ndërtimin e Hec-ve në Valbonë (Foto dokumenti)

11:55 : 15/10/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Më 28 shtator të këtij viti, aty ku zhurma politike po bëhej për ligjin e importit të mbetjeve, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka lëshuar në fshehtësi një leje për ndërtimin e një hidrocentrali në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Boldnews.al disponon dokumentin e shpalljes së kontratës që ka lidhur Ministria e Energjisë dhe Industrisë me kompaninë “SHPRESA-AL” sh.p.k për ndërtimin e një Hec-i me kapacitet prodhues 2MW.

Hidrocentrali pritet të ndërtohet në afërsi të Gegëhysenit, në fushën e poshtme të Valbonës dhe afër deltës së shkarkimit të lumit Drin. Pasojat pritet të jenë katastrofike, që nga zhdukja e biodiversitetit  e deri tek dëmtimi i faunës ku më të rrezikuarit janë llojet ujore të peshqëve.

Por përveç kësaj, mënyra sesi është dhënë leja për ndërtimin e hidrocentralit është përfshirë nga një hije skandali dhe që ka për protagonist Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri. Përdorimi i termit deri në 2 MW është një hile që i jep mundësi autoritetit/aplikantit për të mos e konsideruar lejen e mundshme, një koncesion. Kjo pasi, kapacitetet e reja prodhuese nën 2 MË miratohen vetëm nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pasi procedurat dhe kriteret për ndërtimin e HPP janë shfuqizuar në tetor të 2015.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pikërisht në sajë të kësaj hileje ligjore e burokratike, si edhe gënjeshtrave të thëna publikisht nga ministri, mundësohen koncesione të reja të fshehura, në zonat e mbrojtura duke shmangur studimet mbi fisibilitetin, ndikimin në fondin pyjor, në burimet ujore, apo ndikimin mbi shëndetin e banorëve.

Me këtë veprim, qeveria “Rama” tradhëton sërish shqiptarët, duke bërë të njëjtën gjë si paraardhësi i tij. Ishte kjo qeveri që premtoi ndalimin e Hec-eve në Valbonë por nga ana tjetër me dinakëri po jep leje për ndërtimin e tyre në fshehtësi absolute.

Në 6 tetor, deputeti socialist Pandeli Majko iu drejtua opozitës nga salla parlamentare që të kërkojë ndjesë për Hec-et e ndërtuara në Valbonë.

“Dilni sot këtu dhe u thoni tropojanëve se kemi bërë gabim me hidrocentralet në lumin e Valbonës. E dini se çfarë ndodh me Valbonën po të bëhen hidrocentrale? E keni bërë ju! Dilni këtu kërkoni ndjesë jo vetëm për Valbonën por edhe për gjëra të tjera që njerëzit të kuptojnë se ndjesa juaj është e vërtetë dhe në fund fare filloni të mbani era pushtet.“- shprehej Majko, qeveria e të cilit është ajo që po jep leje për Hec-e në zona të mbrojtura.

Dyshime të forta ngrihen nëse Ministri Damian Gjiknuri ka dhënë leje të tjera të tilla për miqtë dhe oligarkët e pushtetit.

dokumenti

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shuhet në moshën 80-vjeçare shkrimtari Teodor Laço

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com