• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

“Çështja Tota e Publicus nuk duhen harruar!”, PD kërkon komision dëgjimor

11:45 : 14/10/2016
në POLITIKE

Largimi nga puna i gazetares Alida Tota vetëm se po investigonte rastin e vdekjes së të miturit Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parlamentar të Medias, të kërkojnë zyrtarisht një seancë dëgjimore me gazetaren Tota. Po ashtu mbyllja e emisionit investigativ “Publicus” që solli fakte të dokumentuara për vdekjen e Arditit dhe punës së të miturve në landifillin e Sharrës janë në qendër të kësaj kërkese nga PD.

Gazetarja Alida Tota, e cila mbante postin e drejtoreshës së informacionit në televizionin A1 Neës, hodhi dritë mbi ngjarjen në landfillin e Sharrës ku rreth 300 punonjës punonin pa sigurime dhe në kushte jo të sigurta për jetën.

Alida Tota u shkarkua nga puna me 18 gusht të këtij viti, vetëm se kërkoi të nxirrte informacionin në zbardhjen e vdekjes së 17 –vjeçarit Ardit Gjoklajt.

Një njoftimin e PD-së thuhet: “Gazetarja Tota bëri një investigim pas vdekjes së Ardit Gjoklajt, ku rezultoi se ishin bërë përpjekje për të fshehur këtë ngjarje, për të humbur gjurmët e viktimës, dhe gjithashtu rezultoi se rreth 300 punëtorë aty ishin të pasiguruar dhe shfrytëzoheshin në kushte skandaloze e të pasigurta për jetën. Kur gazetarja Tota po thellonte këtë investigim dhe i kërkoi zyrtyarisht informacion Erjon Veliajt për këtë aferë skandaloze kriminale e korruptive, menjëherë i erdhi urdhëri për pushim nga puna”.

“Partia Demokratike e konsideron këtë rast një dhunim të rëndë të lirisë së fjalës dhe censurë që ushtroi Erjon Veliajt për të mbyllur gojën e medias mbi skandalin e Sharrës. Largimi i Totës ishte një konfirmim tjetër për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë që ka Erjon Veliaj në krimin e Sharrës, ku është zbuluar se përpara Arditit ka humbur jetën edhe një grua pikërisht për shkak të mosrespektimit aty të asnjë norme ligjore e sigurie.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Deputetët e Partisë Demokratike në komisionin e Medias e kërkojnë këtë seancë dëgjimore për të bërë transparencë në lidhje me largimin arbitrar nga puna të zonjës Tota që lidhet me përpjekjet e Erjon Veliajt për të fshehur aferën e tij të paligjshme në Sharrë, ku humbi jetën dhe Arditi 17 vjec”.

“Çeshtja Tota e Publicus nuk duhen harruar!”

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

DREJTUAR: KOMISIONIT PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
KËRKUES: 1/3 E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
OBJEKTI: Zhvillimi i një seance dëgjimore me znj. Alida Tota, gazetaren e televizionit A1Neës, e pushuar nga puna me sa duket për shkak të investigimit gazetaresk të skandalit në ladfillin e Sharrës, Tiranë e me përfaqsues të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë.
BAZA LIGJORE: Nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Të nderuar deputetë ,
• Opinioni publik u njoh muajin e kaluar me rastin e gazetares Alida Tota, drejtoreshë e Lajmeve në televizionin A1 Neës, e cila u pushua nga puna, pa paralajmërim pas një emisioni investigativ mbi landfillin e Sharrës, ku u gjet i vrarë një puntor 17 vjeçar I quajtur Ardit Gjoklaj, i cili rezultoi pa kontratë pune si dhe dhjetra të mitur të tjerë që shfrytezoheshin në punë të rënda e në kushte informale bashkë me prinderit e tyre. Landfilli bashkeadministrohej nga Bashkia Tirane.
• Zonja Tota në letrën e saj të dt. 19 gusht 2016 drejtuar Komisionit shpjegon se hulumtimi gazetaresk i Departamentit të Lajmeve në A1 Neës zbuloi dëshmi se Ardit Gjoklaj ishte vrarë nga makineritë e landfillit që I shkaktuan dëmtime trupore të rënda . Gjatë investigimit u zbulua se, përfaqesuesit e kompanisë se riciklimit, ne përpjekje për të fshehur krimin e kishin futur viktimën në qese plastike të hedhur ne masivin e plehrave. Dëshmitë ekskluzive zbuluan se, në Landfill-in e Sharrës shfrytëzoheshin mbi 300 punëtorë pa kontrata pune e në kishte shumë të rënda. Pak ditë pas arrestimeve për ngjarjen, Bashkia Tiranë mbylli fshehtas landfill-in dhe dëboi punonjësit që shfrytëzoheshin në “të zezë” duke mos i paguar për punën e bërë.
Znj. Tota sqaron se “në respect të standarteve profesionale, ajo kërkoi dhe qëndrimin e Bashkisë, kryetarit z. Erion Veliaj, përgjegjës për landfillin, të shpjegonte problemet e konstatuara. 24 orë më vonë, më 18 gusht 2016 zonjës Tota, iu komunikua pushimi nga puna. Zonja Tota, përmes letrës drejtuar Komisionit, ku ka bashkëngjitur edhe katër dokumente, paraqet rastin e saj dhe kërkon vëmendje e veprim nga deputetët.
• Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, (SHGPSH/APJ Albania) në dt. 20 09 2016, në letrën drejtuar Komisionit të Edukimit e Medias e konsideron arbitrar aktin e pushimit nga punatë zonjës Tota dhe mendon se shkak për të është ndërhyrja politike.” Të tilla ngjarje janë një kërcënim real për lirinë e medias në vendin tonë. Ne protestuam publikisht për këtë rast. Shoqata konsideron se, Komisioni Juaj përgjegjës për median, duhet ta shqyrtojë këtë rast dhe rrezikun për lirinë e medias që ai paraqet.”, thuhet në qëndrimin e SHGPSH. Shoqata shprehet se përfaqsuesit e saj do të ishim të gatshëm të paraqiteshim në dëgjesë para Komisionit, në rast se do të ftoheshin
.
Përsa më sipër, nisur dhe nga objekti I punës sonë, Kuvendi nëpërmjet Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik duhet jo vetëm të njihet dhe të verifikojë këtë kërcënim për lirinë e medias shqiptare , por të mbështesë publikisht gazetarët kurajozë dhe profesionistë. Ne e konsiderojmë të rëndësishme trajtimin e shqetësimeve dhe presionit që u bëhet gazetarëve nga struktura të pushtetit dhe politikës, si dhe konsiderojmë të domosdoshme marrjen e masave për një gazetari të lirë e të pavarur dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Në këto kushte, në përputhje me nenin 36 të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohet se: “Komisioni është i detyruar të zhvillojë seanca dëgjimore publike me përfaqësues të grupeve të interesit, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”, me qëllim marrjen e një vlerësimi të plotë mbi këtë cështje,
KËRKOJMË:
Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, brenda muajit tetor 2016 me këtë rend dite:
“Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me gazetaren Alida Tota dhe me përfaqsues të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë.
Kryetari i Komisionit, bazuar në nenin 33 të Rregullores së Kuvendit në këshillim me nënkryetarin e sekretarin e në kontakt me palët e ftuara në këtë dëgjesë, të caktojë ditën dhe orën e mbledhjes së Komisionit
Anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
1. Bedri Hoxha
2. Luciano Boçi
3. Myqerem Tafaj
4. Eleina Qirici
5. Astrit Veliaj
6. Gjovalin Bzheta
7. Gerd Bogdani
8. Liliana Elmazi
9. Gjergji Papa

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shukri Xhelili kërkoi të lirohej, Gjykata refuzon kërkesën

TË GJITHA

Trump akuzon Obamën për manipulim të informacionit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016

19:53 : 22/07/2025

Greqi/ Akropoli mbyllet përsëri për shkak të nxehtësisë së madhe

19:48 : 22/07/2025

Bastet e paligjshme, pezullohet futbollisti i klubit të Serie A

19:38 : 22/07/2025

Zjarr në një banesë në Korçë, lëndohet pronari

19:32 : 22/07/2025

Guterres: Uria po troket në çdo derë në Gaza, një shfaqje horror

19:30 : 22/07/2025

Dyshohet për vetëvrasje, gjendet i vdekur në shtëpi ish-futbollisti i Fiorentinës

19:25 : 22/07/2025

Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u “pre në besë” nga Ulsi Manja

19:16 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com