Nga Boldnews.al
Mazhoranca aktuale në këto 3 vite e gjysëm qeverisje është karakterizuar nga disa sulme të brendshme dhe thika pas shpine. Dy forcat politike të koalicionit, PS-LSI, janë përplasur shpesh herë në distancë ndërsa kryeministri Rama është akuzuar gjithmonë si i pabesë ndaj aleatit të tij Meta.
Pas kundërshtive dhe debateve në komisionet parlamentare, kohët e fundit sulmet PS-LSI tashmë kanë marrë një tjetër rrjedhë. Tashmë po përdoren sulme nëpërmjet video-seksuale për të denigruar figurën e zyrtarëve të dy forcave politike.
Fillimisht e nisi Lëvizja Socialiste për Integrim me video-skandalin e publikuar në Ora Neës për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Ky i fundit shfaqej në momente intime me një vajzë të re të cilës i kishte premtuar vend punë në këmbim të favoreve seksuale.
Video-skandali në fakt u transmetua si një hakmarrje e kryeparlamentarit Ilir Meta pasi prej disa javësh televizonet pranë kryeministrit Rama po e implikonin për lidhje me baronin e drogës Klemend Balilin. Pikërisht për t’i dhënë një goditje kryeministrit edhe nga ana morale, Meta përdori një video-skandal ku e nxirrte cullak kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili teksa kërkonte me forcë të kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë 21-vjeçare.
Por kundërsulmi i Partisë Socialiste nuk vonoi. Dy ditë më parë, mediat online raportonin për një video-seksuale që qarkullon aktualisht dhe ku është i përfshirë ish- drejtori i Hekurudhave Genc Alizoti. Sipas videos, zyrtari i lartë i LSI kryen veprime të turpshme në zyrën e tij të punës ndërsa filmohet gjatë një bisede në një chat erotic. Mendohet se pikërisht qarkullimi i kësaj video është shkaku i vërtetë i dorëheqjes së tij të beftë dhe pa arsye, 4 ditë më parë. Alizoti është një nga të besuarit e Metës dhe mendohet se video ndaj tij është bërë për të sulmuar indirekt edhe LSI.
Ndërkohë “lufta” e videove seksuale nuk mbaron këtu. Sërish “Rilindja” ka sulmuar një zyrtar të lartë të LSI i cili punon tek Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve. Qarkullojnë zëra se është një video ku shihet zyrtari i LSI teksa kryen veprime të turpshme në zyrën e tij.
Por nga ana tjetër edhe LSI thuhet se disponon një video-skandal për një ministër të Partisë Socialiste, të cilën po e mban si gur rezervë për ta goditur në një moment të duhur. Për video-skandalin me Ministrin flitet që është bërë në zyrën e tij, ku kamerat e fshehta e kanë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij.
Megjithatë, LSI do ta përdor këtë video si kamzhik përpara fushatës zgjedhore të 2017, ku sulmet brenda llojit do të jenë më të forta. Por ajo që të bën përshtypje të në këtë histori me skena seksuale është pozicioni i prokurorisë. Organi i akuzës ka reaguar fortë duke dërguar në burg zyrtarët e Partisë Socialiste të cilët kryejnë veprime të turpshme, por nga ana tjetër ka heshtur për zyrtarët e LSI.
Kjo për shkak edhe të lidhjeve miqësore që ka kryeparlamentari Ilir Meta me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla ku shpeshherë janë parë të dy duke drekuar në restorante të ndryshme.