“Kongresi Amerikan të kërkojë hetim ndërkombëtar për krerët e qeverisë shqiptare për lidhje me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe terrorizmin”
Presidenti ynë i ardhshëm (i SHBA) do të përballet me një listë të gjatë problemesh dhe kokëçarja nuk do t’i mungojë.
Në Uashington, konvertimi i kohëve të fundit i Shqipërisë në një strehë të drogës në Ballkan ka fluturuar nën radarët e politikës dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme të SHBA. Kjo për shkak se Shqipëria është anëtare e NATO-s, që aleanca u zotua për ta mbrojtur sipas Artikullit 5, duke rrezikuar trupat amerikane në kohën e krizës. NATO është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët, dhe ne nuk mund të injorojmë një krizë që po destabilizon një anëtar të Aleancës.
Në janar të këtij viti, Daily Mail njoftoi zbulimin e një “arsenali tronditës raketash, armësh automatike dhe granatash, të një grupi gangsterësh shqiptarë që kishte ndërtuar një perandori droge me vlerë 4 miliardë stërlina”. Me të vërtetë tronditëse!
“Perandoria” ishte Lazarati, një vend i vogël, “i paligjshëm” në jug të Shqipërisë. Ky ishte operacioni i dytë i tillë në më pak se dy vjet, dhe ashtu si i pari, ai përfshiu tetëqind policë të armatosur, helikopterë dhe makina të blinduara.
Një artikull britanikes “Mirror” vinte në dukje faktin se “baronët e drogës e kishin kthyer zonën përreth Lazaratit në një zonë të ndaluar.”
Shqipëria ka filluar të ngjajnë një version ballkanik të Meksikës dhe Kolumbisë.
Këto dhe të tjera raporte, e bëjnë Shqipërinë, jo vetëm një prodhues të madh të drogave të paligjshme, por edhe një vend tranzit të drogës që vjen nga Azia për të ndjekur rrugën për në Evropë. Ajo është konvertuar në një bazë, nga e cila bandat kriminale kanë kontrabanduar cigare, heroinë, kokainë, vaj të kanabisit dhe substanca të tjera të paligjshme për në pjesën tjetër të Evropës, sipas Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga, agjencia e drogës së Bashkimit Evropian.
Disa në shtyp kanë pretenduar se lidhjet mund të gjurmohen në nivele shumë të larta të qeverisë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka konfirmuar vërtetësinë e një raporti të brendshëm të 2015, që përfshinte lidhje korruptive të anëtarëve të parlamentit, përfshirë kryeministrin Edi Rama, një njeri i cili mori pjesë dasmën “George Soros”.(raporti i OSBE u publikua ekskluzivisht nga Lapsi.al – shënim i përkthyesit).
Raporte të tjera lidhin kryeministrin Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me familjarë të tyre të angazhuar rëndshëm në biznesin e drogë.
Vitin e kaluar, Partia Demokratike e opozitës në Shqipëri bëri thirrje për dorëheqjen e Tahiri, duke e akuzuar atë për mbrojtjen e grupeve kriminale që trafikojnë marijuanën shqiptare në Itali me aeroplanë. Teksa zëdhënësit pro-qeveritarë i kanë quajtur këto akuza si të motivuara politikisht, fakti është që sulmi më i fundit në enklavën e Lazaratit me shkatërrimin e 102 tonëve marihuanë dhe shkatërrimin e gjysmë milion bimë të kanabisit, tregon që dikush në qeveri nuk është duke i kushtuar vëmendje të ngushtë, ose nuk ka dëshirë t’i kushtojë. Kjo është, deri sa problemi i drogës të bëhet shumë e qartë për Bashkimin Evropian, në të cilin Shqipëria aspiron dhe liderët shqiptarë janë të detyruar të veprojnë.
Fotot që shoqërojnë artikullin e janarit në “Daily Mail” në lidhje me bastisjen në Lazarat mund të ketë bindur ndonjë lexues se ajo që u shfaq ishte një depozitë armësh të ISIS, mbushur me armatimin më të mirë që gjendet në treg.
ISIS duket se ka bërë përparim në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane. Sipas lajmeve që vijnë nga të Mbretëria e Bashkuar, simpatizantë të ISIS dhe mbështetës të tij kanë marrë kontrollin e fermave të kanabisit në Shqipëri, përgjegjëse për një pjesë të mirë të farës së shitur në Britaninë e Madhe ilegalisht.
Dhe në qershor, Washington Post vuri në dukje se pavarësisht nga një traditë shekullore të tolerancës fetare dhe moderimit me popullsi shumicë myslimane të Shqipërisë, “edhe këtu (në Shqipëri), 1 200 milje nga luftimet në Siri, Shteti Islamik ka gjetur një grup të vogël ndjekësish, por të devotshëm. Mesazhet ekstremiste janë gjetur terren pjellor në lagjet e varfëra dhe fshatrat, ku korrupsioni zyrtar është i lartë dhe papunësia në mesin e të të rinjve shpesh kalon 40 për qind. ”
Është ky korrupsion që mund t’i ketë bërë udhëheqësit e lartë të qeverisë shqiptare që të bëjnë një sy qorr për trafikun e drogës, shfaqjen e ISIS në vendin e tyre, dhe për përgjegjësitë që kanë me vendet partnere rreth tyre. Në qoftë gardianët e ligjit nuk rrinë zgjuar, i gjithë sistemi i sigurisë dhe zbatimi i ligjit në Shqipëri mund të rrezikohet.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është i rëndësishëm, por transformimi i saj në një strehë të drogës është i papranueshëm. Lidhjet e drogës dhe prania në rritje e ISIS në Shqipëri nuk është shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë. Për më tepër, korrupsioni që duket se shtrihet në nivelet më të larta është mbrojtja më e mirë që paraja mund të blejë.
Pjata e presidentit tonë të ri do të jetë e plotë, për të qenë të sigurt. Ai ose ajo do të shërbehet mirë për t’u marrë disa momente me lidhjet e drogës, ISIS dhe sigurinë në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri.
Duke pasur parasysh prioritetet e SHBA për të luftuar këto kërcënime tinëzare dhe për ta bërë NATO-n më të fortë, presidenti i ardhshëm duhet të shndërrojë trajtimin e problemit të drogës në Ballkan, në në prioritetin kryesor të sigurisë.
Kongresi dhe autoritetet tona të zbatimit të ligjit duhet të shikojnë më thellë në këtë mjedis të rrezikshëm, duke përfshirë një hetim ndërkombëtar të zyrtarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar, trafikun e drogës dhe veprimtaritë terrorirste.
Vetëm nën udhëheqjen e fortë të SHBA një hetim i tillë mund të ketë sukses.
Bill Cowan është një bashkëpunëtor i FOX News Channel dhe ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e terrorizmit, sigurisë së brendshme, inteligjencës dhe operacioneve speciale ushtarake. Si një oficer në pension i Marine Corps, Cowan kaloi tre vjet e gjysmë në detyra luftarake në Vietnam. / The Hill – Përktheu Lapsi.al