Rrugë të përmbytura, biznese e banesa me disa metra ujë, kjo ka qenë pamja e qytetit të Lacit mbrëmjen e sotme.
Bllokimi i kanalizimeve dhe mosfunksionimi i hidrovorëve ka bërë që Laci të kthehet në Venecia nga reshjet e sotme, brenda pak orësh.
Një video e publikuar nga JOQ tregon pamjen apokaliptike të qendrës së Kurbinit, ku uji ka vërshuar vrullshëm dhe rrjedha i ka ngjarë një lumi të furishëm.
Rrjedha e ujit që vërshon nëpër rrugë është aq e fortë sa që ka rrezik të marrë me vete edhe njerëzit e t’i rrëzojë përtokë. Në sfond, si për ta bërë më të frikshme këtë kapriço të motit, shikohen edhe rrufetë dhe vetëtimat duke të dhënë në tërësi një pamje të një filmi me tmerre.