Një mashtrim ‘ashiqare’ nga i pari i Tiranës, që shown e ka mjet dhe rezultat pune. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kishte bërë një njoftim më 1 tetor se ata qytetarë që do të lexojnë këtë javë në urbanë, do të përfitojnë udhëtimin falas por çfarë ndodhi më vonë?!
Nga “Kush lexon këtë javë…”, Veliaj modifikoi statusin pas pak orësh në “Kush lexoi këtë javë…”.
Një qytetare e Tiranës, Rezearta Caushaj ka pretenduar me të drejtë pas njoftimi të Veliajt që të udhëtonte falas, por kur shkon me libër në autobus përballet me reagimin e fatorinos, aspak miqësor që i kërkon të paguajë lekët.
“Sa orë ka java? Na nxiti Rezearta Caushaj e cila sot referuar lajmit që ishte shpërndarë në çdo media se kush shkon me libër në autobus nuk do të paguajë biletë, si lexuese e rregullt që është pretendoi përfitimin. Po fatorino i tha se nuk di gjë hiç, me libër pa libër ai donte lekët. Pame postimin e Veliajt dhe u habitëm. Ai kishte ndryshuar.
Në 1 tetor Kryetari i Bashkisë thotë: ‘Kush lexon këtë javë…” dhe vetëm pak ore më pas e editon duke e bërë “Kush lexoi këtë javë…’ Pyetja jonë për ju dhe Erionin është: Sa orë ka java???”, shkruan Nisma Thurje.
Ndërsa vetë Caushaj tregon dialogun me fatorinon, me të cilin e futi në sherr kryetari i Bashkisë.
“Kur kryetari i bashkisë të fut në sherr me fatorinon! Ngrihem me aq qejf sot për në punë e fus një libër që kisha nisur në çantë, duke iu referuar një iniciative të Bashkisë të promovuar pak ditë më parë, ku ata që lexojnë në urban nuk duhet të paguajnë biletën. Kur vjen fatorino, i tregoj librin e në këmbim marr një vështrim të çuditur; i shpjegoj mbi iniciativën dhe në këmbim më pyet: “O gocë, ça, po tallesh ti?” I shpjegoj zotërisë se jam shumë serioze dhe i kërkoj ta vërtetojë, por ndeshem me protestat e fatorinos që përpiqet të më bëj të kuptoj se sa absurde është ajo që sapo thashë, ky muhabet zgjat rreth 5 minutash ku zotëria më kërkon të paguaj dhe unë i kërkoj ta vërtetoj. Pas krijimit të një situate të acaruar, ku disa të rinj kishin filluar të mbështesnin versionin tim, i kërkova të më pohonte se ai nuk dinte asgjë për këtë nismë”, shkruan Caushaj. Mashtruesin zbulojeni vetë!