• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Públicus” hedh dritë mbi prapaskenat e ligjit të mbetjeve

16:43 : 03/10/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Në puntatën e radhës të emisionit “Públicus” që transmetohet çdo të dielë në orën 20:10 në Vizion Plus, u shfaq materiali filmik “Riciklimi”. Një seri intervistash me personazhe politikë, specialistë, shoqëri civile dhe përfaqësues të institucioneve, zbuluan prapaskenat e ligjit të importit të mbetjeve të votuar një javë më parë në Parlament.

“Públicus” arriti të zbulojë se Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur mbetjet nga vendet fqinje apo të BE-së. Laboratori i shumëpërfolur nga kryeministri Rama rezultoi se nuk kishte ekspertizë dhe as eksperiencë për të kryer analizat e mbetjeve të riciklueshme.

Gjithashtu “Públicus” provoi se qeveria nuk i kishte dhënë mundësi kompanive shqiptare të riciklimit për të bërë menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kjo pasi, mbetjet urbane shqiptare do të menaxhohen nëpërmjet koncesioneve që qeveria po u jep firmave të huaja.

Një tjetër detaj i transmetuar në materialin “Riciklimi” kishte të bënte edhe me krijimin e kompanive të reja përgjatë vitit 2014-2016. Kjo tregon se qeveria e kishte paramenduar që të hidhte në publik nismën ligjore që e rrëzoi 3 vjet më parë.

“Publicus”, një format unik televiziv

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Públicus” është investimi profesional i një grupi reporterësh që do të hulumtojnë për të hedhur dritë mbi aferat korruptive, shpërdorimin e fondeve publike, krimin e organizuar si dhe padrejtësitë shoqërore.

Një përvojë direkte në vendngjarje mbi ndodhi e situata të rëndësishme të aktualitetit që tërheqin kureshtjen e publikut, brenda të cilave marrin jetë personazhe me profile komplekse, histori të pazakonta që përcjellin emocione të gjalla e rrëfime ekskluzive.

Bërthama kryesore e këtij grupi që punon vetëm në terren ka qenë sezonin e shkuar pjesë e emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News. I njëjti ekip me prurje të reja dhe me përforcime cilësore ka ndërmarrë sfidën e re për zhvillimin e një cikli dokumentarësh investigativ në Vizion Plus.

Emisioni i parë nisi me “Matura në kaos” kur për herë të parë u zbulua dështimi i institucioneve për të garantuar të drejtën e studimit për maturantët e këtij viti.

Por së shpejti në “Públicus”pritet të shfaqen materiale filmike që do të shkaktojnë reagime të forta qytetare duke sjellë edhe një risi profesionale në mediat shqiptare. Protagonistët shprehen me modesti duke mos dhënë ndonjë deklaratë mbi atë se ç’pritet nga ky format unik televiziv. Sipas tyre do jetë sezoni dhe teleshikuesit që do shprehen për punën e tyre.

Me eksperiencën dyvjeçare tek “Të Paekspozuarit” mbi supe ky ekip do të investigojë përmes një përvoje të drejtpërdrejtë në vendngjarje, në prani të palëve, në kërkim të transparencës, në ndjekje të së vërtetës.

Qëllimi nuk është vetëm të informosh, por përmes raportimit në thellësi, të shpjegosh motivet e vërteta të aktorëve në skenën reale të jetës, të vendimmarrjes, të shpërndarjes së parave publike; të tregosh paaftësinë dhe indiferencën kriminale e të denoncosh përfitimet e pamerituara të plutokracisë në kurriz të shoqërisë e pasurisë publike.

Pra, “Públicus”do t’i shërbejë qytetarëve për zgjerimin e kapaciteteve reaguese…

Më poshtë ndiqni emisionin e plotë “Riciklimi” të transmetuar këtë të dielë:

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Arben Derhemi: Fjalët e At Zef Pllumit që dua t’i them në Parlament

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com