• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Zbulohet shkresa zyrtare/ Qeveria pranonte në gusht rrezikun e plehrave

10:50 : 28/09/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Skandali i qeverisë Rama me ligjin që lejon importin e plehrave, sa vjen e thellohet. Një shkresë zyrtare e qeverisë drejtuar kuvendit provon se qeveria është në dijeni të rrezikut që ka ky proces, e megjithatë e ka mbështetur projekligjin Shalsi – Baraj.

Më 3 gusht 2016, qeveria shpreh zyrtarisht mendimin e saj për draftin. Në kopjen e dokumentit zyrtar të siguruar nga Lapsi.al thuhet se qeveria e mbështet parimisht atë për arsyen e vetme se nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në buxhetin e shtetit.
Por nga ana tjetër, kjo shkresë që mban emrin e kryeministrit Edi Rama dhe e firmosur në mungesë dhe me porosi të tij nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, pranon rreziqet që ka ky ligj. Rreziqet kanë të bëjnë së pari me ekzistencën e mundësisë që në Shqipëri të mblidhen mijëra kilogramë plehra. Së dyti, qeveria pranon po ashtu se përpara se të vendoset importi, duhet parë mundësia e rritjes së kapacitetit përpunues të mbetjeve vendase. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 17 % e mbetjeve tona arrijnë të riciklohen në vend. Kjo sasi përbën afro 30 % të nevojës që ka industria ricikluese. Thënë më thjesht, shifrat e dhëna nga qeveria, provojnë se industria ricikluese mund t’i plotësonte nevojat e saj vetëm me mbetjet urbane që gjeneron Shqipëria.
“Financiarisht, ekziston një rrezik që duhet marrë parasysh, rreziku i tregut. Të gjitha avantazhet e përmendura në relacion lidhur me rrjetin e ekspertëve dhe të vendeve të punës rrezikohen nëse ricikluesit nuk kanë kontrata solide me kompanitë që blejnë produktet e tyre. Ky nuk do të ishte vetëm një problem financiar për shoqërinë e riciklimit, por edhe për vendin, pasi do t’i ngeleshin milion kg mbetje të importuara shtesë.
Mendojmë se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh, duhet të shihet mundësia për rritjen e efiçencës dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas. Deri më tani nga të dhënat rezulton se në Shqipëri gjenerohen 386,728,650 kg mbetje në vit, nga të cilat vetëm 17 % e tyre riciklohet. Kjo tregon që 83 % e mbetjeve është në treg i paprekur nga kompanitë e riciklimit”.
Kjo është ajo çfarë thuhet në relacionin e Këshillit të Ministrave. Por një muaj më pas qeveria do të vendoste pro importit të mbetjeve, pavarësisht konstatimeve që e bëjnë të panevojshëm ardhjen e miliona kilogramëve plehra nga jashtë. Aq më tepër kur Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të kontrolluar se ç’lloj mbetjesh do të hyjnë në vend.
Dokumenti zyrtar pranon se në Shqipëri përpunohen vetëm 65 milionë e 743 mijë e 870 kilogramë mbetje. Ndërsa pjesa tjetër prej 302 milionë e 984 mijë e 780 kilogramësh mbetje nuk arrin të përpunohet. Kjo është një ndër pyetjet që i është drejtuar këto ditë kryeministrit Edi Rama nga qytetarë të shumtë që po organizohen në protesta masive kundër tij: përse nuk riciklon mbetjet që gjeneron vendi përpara se të sjellë në Shqipëri mijëra tonelata plehra të vendeve të tjera?
Përballë këtyre të dhënave kokëforta kryeministri Edi Rama ka nisur një fushtë denigruese kundër atyre që e kundërshtojnë ligjin Shalsi – Baraj. Faktet e mësipërme, për të cilat është në dijeni kryeministri, jo vetëm hedhin poshtë justifikimet e tij se po importon plehra për të mbajtur në këmbë industrinë e ricilimit, por shtojnë edhe më shumë dyshimet se pas këtij ligji fshihen interesa të mëdha financiare, në mos interesa të mafias së plehrave. Lapsi.al

shkresa
Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Banorët e Fierit në protestë: Nuk pranojmë plehrat të ndosin fshatin tonë

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com