• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Bregu: Pse nuk e votova Bashën për kryetar partie. Nga PD nuk më përjashton dot njeri

21:58 : 19/09/2016
në POLITIKE

Deputetja Majlinda Bregu ka sulmuar sërish kryetarin të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se opozita humbi në Dibër se  nuk ka frymë dhe organizim.

E pyetur nga Sokol Balla në emisionin “Top Story” në Top Channel nëse i druhet një përjashtimi nga lista e kandidatëve për deputet të PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bregu sfidoi Bashën duke thënë se në PD ka hyrë nga dera dhe se nuk e nxjerr dot kush nga dritarja.

Të flasim pak për Dibrën, që ju ka bërë protagoniste me kritikat brenda partisë. Cilat janë arsyet e humbjes sipas jush?

Nuk besoj se ka ndonjë arsye protagonizmi, dëshira apo mendimi. Dibra ishte humbje dhe nuk kam ngurruar ta them këtë as në mbledhjen e  grupit dhe kam frikë se ajo intuita e  gruas të drejton të kesh…

Po thoni që e parandjetë?

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Një parandjenjë, kam qenë në Dibër dy herë. Shpesh shkëputemi duke menduar për qendrën tonë dhe botën tonë dhe në momentin që përballesh me njerëzit ka një ndjesi tjëtër, ajo që më ngeli në mendje ishte ajo ndjesia, një stepje që të dëgjojnë për hir të faktit që ke shkuar dhe po flet. Reagova me një status sepse e ndjeva veten të turpëruar kur pashë një bulevard të tërë të papunë. Askush nuk thoshte dot që po do të fitojmë. Unë e njoh pak dibrën dhe nuk mund të vija bast që do e fitonim.

Nuk kishte struktura të PD në Dibër?

Strukturat e PD sot janë në një situatë problematike. Kjo është e vërtetë ishte edhe në Dibër. Për fatin tonë të keq nuk është vetëm në Dibër, por është edhe në zona të tjera të PD. Nuk do ishte kaq kaotike nëse do të ishte bërë kaq problematike nëse do kishte përfunduar procesi i zgjedhjes.

Rasti i Dibrës sikur Basha u ul me grupet dhe bisedoi me e dolët me një kandidat të përbashkët.

Kjo ndodhi në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ne gabuam. Dibra ishte një test lokal, ishte prova për të parë se kush do të drejtonte Dibrën. Droga dhe mbjellja e Shqipërisë me hashash është sot një fakt i dukshëm. Një fakt që ndikoi edhe në zgjedhjet e Dibrës e që ka të bëjë me korruptimin e shpresës së shqiptarëve.rezultati i Dibrës, 10 fishimi vjen edhe nga shumëfishimi i plantacioneve me drogë, por kjo nuk do të thotë të mos shohim veten në pasqyrë.

Ju jeni cituar nga burime brenda mbledhjes t’i keni cilësuar këto argumente qesharake?

Kam thënë që janë argumente jo të qëndrueshme. Ne u zhvendosëm në Dibër për të garantuar që të mos vidheshin votat. Ajo që po them është që nëse kjo situatë ishte e parashikueshme do të ishte mirë për të gjetur mënyra sesi ta përballonim. Mbase nuk mund të kishim fituar, por do të shmangnim humbjen kaq të thellë. Ka shumë arsye.

Cilat janë këto arsye? Ju folët për mosorganizimi i partisë nuk është problem ndoshta i Dibrës? 

Për këto arsye them që duhet të ulemi dhe të diskutojmë. Krimi dhe droga kanë qenë gjithnjë në zgjedhje në Shqipëri. Problemi është si t’u bëjmë ballë atyre. Na duhet një strategji. Në një mesazh në facebook,. Një i ri më shkruan se do të votojë vitin tjetër, po ashtu edhe vajza ime, por ka një dilemë. Ai më thotë që nuk sheh shpresë në këtë vend.

Thatë që jeni rikthyer në 2004 në PD dhe një nga kritikat këto ditë nga shtypi pranë opozitës, thotë që ky është defekti më i madh, që ju nuk keni kontribut. Ju dukeni sikur jeni të pamësuar nga mungesa e pushtetit?

Shqetësimi im është sesi PD të kthehet si forcë e parë politike në vend në 2017.

Mendoni që kjo do të ndodhë kështu siç janë kushtet sot?

Dua që kjo do të ndodhë.

Do t’i thoni vajzës tuaj dhe atij djalit që të votojë PD vitin tjetër?

Absolutisht po. Partia Demokratike erdhi në pushtet sepse bashkoi demokratët dhe nisi të shohë nga vetvetja. Kam frikë sepse çështjet që shqetësojnë shqiptarët, nuk po adresohen siç duhet nga ne. Marrim rastin e maturantëve, a u thamë neve atyre sesi dilet nga kjo situatë? Kam dëgjuar plot, por nuk ka një diskutim.

Ju thoni që problemi që ka PD është identifikimi apo dhënia e zgjedhjeve?

Të dyja bashkë. Përsa kohë kemi një krah që bën sulme ndaj qeverisë, pjesa tjetër është ajo që duhet të zhvillojmë dhe duhet të jetë pjesë e një debati tonë të brendshëm që si të bindim shqiptarët që ne jemi alternativa më e mirë në këtë vend. Ne duhet të punojmë që të mbërrijmë me strategji të qartë në 2017. Duhet të punojmë për identitetin e PD. E kam nisur që në verë kur flitej për variantet me qeverinë teknike. E thashë atëherë përse Edi Rama dhe Ilir Meta të ndahen nga njëri-tjetri, sepse kanë ndarë sinorët e pushtetit? A mund të vijë PD me forcën që po mban Ramën në pushtet?

LSI ju mbajti ju 4 vjet ministre…

Po dhe është pjesa që akuzohemi më shumë për korrupsion.

Mund të ndodhë që në një qeveri e mundshme nesër PD-LSI nuk ju gjen ministre…

Kjo nuk ka asnjë lidhje me mua, po flas për një frymë dhe model për të bashkuar dhe dhënë shpresë demokratëve.

Ju keni deklaruar se keni votuar Sokol Olldashin, i ndjeri ka qenë kundër aleancës me LSI dhe e ktheu këtë në platformën e tij në fushatën për kryetar të partisë. Përse nuk e votuat atëherë Lulzim Bashën?

E kam votuar sepse mendoja që ishte figura më e mirë për të zëvendësuar Berishën dhe me Sokolin kemi ndarë të njëjtën frymë që ishte ajo për të forcuar dhe patur një PD sa më të fortë. E kam votuar sepse kam menduar se do të ishte një kryetar shumë i mirë. Nuk kam mundësi sot që të jap provën e kësaj që them, po të ishte gjallë do të ishte prova. Por ajo që po ndodh sot, fatkeqësisht përveç humbjes së një miku është edhe një minus shumë i madh i PD.

Ju thoni që vota juaj provohet sot nga gabimet e Lulzim Bashës?

Besoj që kam bërë një zgjedhje të duhur për frymën që Olldashi. Asnjëri nga ne, përfshirë edhe të ndjerin në asnjë moment nuk do të bëhej shkopinj nën rrota për liderin e PD. Unë di që ka patur një frymë dhe një model Olldashi, që sot e kanë demokratët e thjeshtë. Lulzim Basha është kryetari i PD sot…

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Lefterie Luzi nuk do të jetë më kryetare e KQZ-së

TË GJITHA

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025

Trump reagon ndaj sulmeve iraniane në bazën amerikane në Katar: Shpresoj që…

22:05 : 23/06/2025

Zyrtare/ Largimi i tetë nga Vora, mbyllet bashkëpunimi me mbrojtësin

21:56 : 23/06/2025

Rinumërimi në Tiranë: Mbi 560 kuti të rinumëruara, sa vota ka humbur PD dhe PS

21:47 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com