• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri-Meta, armiq për çdo gjë por jo për hashashin!

19:49 : 18/09/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kanabizimi i vendit ka risjellë edhe njëherë në vemendje përplasjet në distancë mes Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por pavarësisht kësaj, duket se mes tyre duket se ka një “pakt të heshtur” në nivel partiak, për territorin e kontrollit të kanabisit në vend.

Nga qyteti i Korçës, Meta i cili nuk ishte përfshirë ndonjëherë në debatin për çështjen e hashashit, doli sot në një qëndrim agresiv ndaj Ministrit Tahiri.

“E ardhmja e zhvillimit të Shqipërisë është bujqësia dhe turizmi. Dhe natyrisht nuk është zhvillimi i kanabisit. Për këtë çështje politika duhet të marrë një vendim”- tha Meta nga Korça.

Duke shprehur një mungesë besimi ndaj ministrit Tahiri, kryeparlamentari kërkoi që në problematikën e kanabisit të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Pa asnjë diskutim nuk duhet t’i shmnaget jo vetëm politika, por edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë si një vend europian, si një vend që bazohet tek shteti ligjor. Dhe në këtë drejtim, është mjaft e rëndësishme që të vendoset në mënyrë të përgjegjshme, transparente se si do të sillemi në të ardhmen me këtë fenomen”– tha Meta.

Por i mënjehershëm ka qënë edhe kundërsulmi i Ministrit të Brendshëm i cili e rendit qëndrimin e Metës në të njëjtën linjë me atë të opozitës.

“Kush bën sot sikur çuditet, i shmanget qëllimisht të vërtetës se kanabisi ishte një fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga sytë e publikut deri në vitin 2013 nga një qeveri dhe polici që mjaftohej me komunikata sekrete për rrënjët anembanë Shqipërisë dhe garantonte fitime marramendëse të Republikes së Lazaratit”.– shprehet më tej Meta.

Reagimi i ministrit të Brendshëm prek edhe çështjen e reagimit të ndërkombëtarëve.

“Ilir Meta ka shumë të drejtë se duhen dëgjuar edhe ndërkombëtarët. Kanë folur shumë qartë për vite me radhë, ndaj sot është inkurajim i madh që çdo gërmë e raporteve të Departamentit të Shtetit dhe Guardia di Finanza-s, të cilat e kanë cilësuar luftën tonë të tanishme shumë qartë “rezultate mbresëlënëse falë lidershipit politik”.- shtoi më tej Tahiri.

Në artikulimin politik Meta-Tahiri, nuk ka vetëm akuza për hashashin por ka edhe kompromise. Duket se mes këtyre dy personazheve ka një marrëveshje, çka mund të ketë çuar dhe në ndarje territori mes PS dhe LSI për kultivimin e kanabisit.

Edhe opozita e ka artikuluar një gjë të tillë duke thënë se ky burim kriminal i të ardhurave do të shërbejë për fushatën zgjedhore të 2017. Opozita thotë se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se fushata zgjedhore në Dibër është mbështetur nga paratë e drogës.

“Koka” e Tahirit, sërish kërkesë e Metës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rezulton të jetë në listën e zëzë të aleatit në qeveri, Ilir Meta. Konfliktet mes njëri-tjetrin janë të hershme dhe shpesh ka qënë kryeministri Edi Rama ndërmjetësi për të qetësuar situatën.

Në takimet periodike mes krerëve të koalicionit qeverisës, Meta i ka kërkuar disa herë kryeministrit Rama që të zëvendësoj Ministrin e Brendshëm. Togfjalëshi i Metës “qeveria ka nevojë për impulse” i atribuohej posaçërisht largimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm.

Boldnews.al raporton se konflikti Meta-Tahiri ka nisur vjeshtën e vitit të kaluar, gjatë kohës kur Rama ndodhej për një vizitë zyrtare në SHBA. Sipas burimeve konfindeciale brenda kryesisë së kuvendit, në atë kohë Meta i ka telefonuar Tahirin por ky i fundit nuk i është përgjigjur disa herë. Atëherë Meta është detyruar të marrë kryeministrin Rama në telefon për t’i shprehur këtë pakënaqësi. Pas kësaj, mediat kanë filmuar Ministrin Tahiri duke hyrë në ambjentet e kryesisë së kuvendit ku ka zhvilluar një takim 5-minutësh me kryeparlamentarin Ilir Meta. Burimet theksojnë se biseda është shoqëruar nga të bërtitura dhe ofendime ndaj ministrit Tahiri.

Por në disa raste, Meta ka përdorur edhe ministrat e tij për të sulmuar Tahirin. I tillë është rasti i Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani ku i kërkonte qytetarëve që t’i drejtohen fillimisht prokurorisë për denoncimet e tyre dhe jo policisë.

Kulmi i përplasjes mes tyre ishte gjatë kohës së skandalit të përgjimeve ku nga njëra anë rezultoi se një pajisje e paligjshme përgjimi kishte qëndruar pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe nga ana tjetër një çimkë u gjet në zyrën e Ministrit të Brendshëm dhe për këtë u aludua se e kishte vendosur zv. Ministri i Brendshëm që vjen nga radhët e LSI.

Pavarësisht kësaj, me ndihmën e kryeministrit, Tahiri duket se i ka rezistuar të gjitha shantazheve të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kjo pije do t`ju shpëtojë nga e gërhitura, ja si ta përgatisni

TË GJITHA

Humbje e madhe për kinemanë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Lilo & Stitch”

11:35 : 17/06/2025

Erion Alibej “zbërthehet” në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës

11:26 : 17/06/2025

Kadri Morina, siguracioni personal i qeverisë: 1 milion euro pa garë

11:23 : 17/06/2025

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

11:14 : 17/06/2025

“Skandal te Onkologjiku”/ Gazetari denoncon sërish: Pacientët me kancer sorollaten për një skaner

11:10 : 17/06/2025

Nxori në shitje Hernandez, Panucci del kundër Igli Tares

10:58 : 17/06/2025

Anuloi festën e PS për dasmën e Alex Soros, “Vogue” publikon foton e Edi Ramës

10:54 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com