• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

ANALIZA/ Nga arsimi te droga, 5 dështimet më të mëdha të “Rilindjes”

17:40 : 14/09/2016
në POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeveria e Edi Ramës e pagëzuar si “Rilindja”, ka hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës. Edhe pse premtoi se do të rilindte vendin, qeveria “Rama” ka njohur një sërë dështimesh, ku pesë janë më kryesoret.

Le ti marrim me radhë, duke nisur nga debati më i fundit, reforma në arsimin e lartë. Skema e ministres së Arsimit Lindita Nikolla e ka futur sistemin arsimor në një qorrsokak dhe si pasojë mijëra maturantë do të mbeten jashtë dyerve të universiteteve. Dhe për ironi të fatit, jashtë universiteteve po ngelin maturantët me mesataret më të mira. Përfituesit më të mëdhenj nga ky kaos i Ministrisë së Arsimit janë universitetet private.

Ndërkohë që ka pasur akuza se qeveria ka bërë një pakt me universitetet private që maturantët të studiojnë në privat, por sigurisht duke paguar një faturë mjaft të kripur.

Turizmi

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kryeministri Edi Rama pati shpallur me bujë se qeveria e tij do të ishte rilindja e turizmit dhe e jugut. Por sot, që sapo kemi lënë pas gushtin, është perëndimi i tij i plotë. Shqipëria nuk ka pasuri tjetër më të mëdha se turizmi. Zoti na ka dhuruar plazhe të bukura, por që nuk dimë ti shfrytëzojmë. E ndërsa fqinjët e vendit tonë marrin fitimet më të mëdha nga turizmi, ne bëjmë të kundërtën. Rrugët që nisi ish-qeveria “Berisha” nëpër plazhe kanë mbetur po aty. Të shkosh sot në Dhërmi apo Qeparo dhe kudo tjetër në jug duhet ti bësh llogaritë mirë me rrugët plot me gurë, pluhur dhe gropa. Për të mos përmendur më pas ndërtimet e prishura që para dy vitesh, rrënojat e të cilave i gjen ende nëpër plazhe. Por le të kalojmë te një nga premtimet më të mëdha qeveritare: Lungomarja e Vlorës. Duket se ky projekt nuk do të mbarojë kurrë duke ua bërë të pamundur rrugëtimin turistëve.

Në 3 vjet Rama nuk ka ndërtuar dot 3 km shëtitore dhe për ironi u tall me qeverinë paraardhëse të Berishës që në dy vjet ndërtoi 100 km të rrugës së Kombit. Imagjinoni një turis të huaj që kërkon të vizitojë Shqipërinë çfarë mund të mendojë për turizmin tonë kur shikon rrugët.

Shëndetësia

Shëndetësia falas, ishte një nga premtimet më të mëdha të Rilindjes. Premtim ky që ishte një ndër shkaqet pse shqiptarët i dhanë votën Partisë Socialiste. Pas tre vitesh vetëm shëndetësi falas nuk shikohet. Madje akoma më keq, qytetarët ankohen jo vetëm për çmimet, por edhe për shërbimin skandaloz. Duke mos harruar akuzat e shumta ndaj ministrit Ilir Beqja për korrupsion me tenderët. Le të marrim disa statistika nga institucionet ndërkombëtare.

FMN në një raport të sajin në muajin gusht, theksonte se ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditej e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%. Në këtë renditje Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Me gjithë fondet e pakta, shpenzimet dedikuar shëndetit nuk mirëpërdoren dhe nuk arrijnë të alokohen sipas programit. Në dy vitet e fundit, gjatë rishikimit të buxheteve vjetore, fondet për shëndetësinë janë shkurtuar.

Droga

Ndërhyrja në Lazarat u përshëndet nga të gjithë. Dukej se më në fund Shqipëria po dilte nga harta e drogës në Europë. Por ky entuziazëm zgjati shumë pak. Mjafton të shohësh kronikat mediatike të ditëve të fundit, ku çdo ditë zbulohet nga një parcelë me hashash, të duket sikur ndodhesh në Kolumbi.

Shqipëria është e mbjellë e gjitha me hashash dhe nga opozita janë akuzuar kryepolicë (që po hetohen nga prokuroria), se kanë lidhje me trafikantët e drogës. Sipas akuzave, disa nga drejtuesit e uniformave blu i mbrojnë trafikantët e drogës duke ndarë fitimet me ta.

Aksionet populiste

E mbani mend operacionin e famshëm për lojërat e fatit. Operacioni quhej “Fundi i Marrëzisë”, ku jo pak, por plot 6 mijë forca policie zbritën në terren, duke qenë një ndër operacionet më të mëdha policore në vend. Por pas shout të fillimit, marrëzia nuk mori fund. Sot lojërat e fatit i gjen sërish në çdo lagje të Tiranës dhe sërish pjesa më e madhe e tyre janë të palicencuara.

Një tjetër aksion populist i qeverisë ishte edhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ku në mënyrë selektive u prishën ndërtimet e njerëzve të pambrojtur, ndërsa ndërtimet e të veshurve me pushtet nuk pësuan gjë. Shembulli më konkret janë ndërtimet e Koço Kokëdhimës në jug të vendit.

Punësimi

Dështimi më i madh i qeverisë së Edi Rama është punësimi. Premtimi më i madh i Edi Ramës në fushatën që e solli në pushtet ishte punësimi i 300 mijë shqiptarëve. Ai deklaronte shpesh se në Shqipëri kishte mbi 1 milion të papunë. Por sapo erdhi në pushtet, shifra e 1 milion të papunëve u zhduk pak nga pak. E ndërsa qeveria kritikohet se papunësia është në nivele rekorde, kryeministri justifikohet me shprehjen që tashmë është kthyer në batutë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”.

Por mijëra “profesionistë” shqiptarë provuan rrugën e azilit ekonomik, duke e kthyer vendin tonë në një rang me Sirinë ku ka shpërthyer lufta civile.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Etrit Berisha prezantohet te Atalanta

TË GJITHA

Horoskopi, 1 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 31/05/2025

PSG fiton trofeun e parë të Champions League, turpëron 5-0 Interin në finale (Video)

22:54 : 31/05/2025

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025

“Game Over” për Interin, PSG-ja realizon të katërtin dhe e kthen në stërvitje finalen

22:28 : 31/05/2025

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

22:09 : 31/05/2025

Rritet anemia në popullatë

21:55 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com