• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

“Paratë e OSSHE” do të nxjerrin nga politika deputetët biznesmenë të PS

10:59 : 08/09/2016
në INVESTIGIME, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasadori amerikan, Donald Lu, e gjeti sërish mënyrën për të vënë gishtin në plagën e madhe të shoqërisë shqiptare, lidhjen e krimit me politikën. Ai përmendi emra politikanësh e figurash publike, të cilët mbeten të pandëshkuar.

Emrat e listës Lu janë të gjithë nga e majta politike, por kjo nuk i bëri përshtypje kryeministrit Edi Rama. Ai, vetëm pak orë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, doli publikisht dhe prezantoi ndërhyrjet mekanike në institucionet e kulturës.

Media, sidomos ajo on-line, e konsideroi në kor sjelljen e kryeministrit si një anashkalim me indiferencë nga problematika që risolli publikisht ambasadori Lu.

Por, në fakt, Rama, nuk e anashkalon një qëndrim të tillë. Ai ka muaj që po planifikon “pastrimin e listës së tij” nga deputetët e lidhur me krimin dhe biznesmenë. Dhe, nëse plani i tij do të realizojë i suksesshëm, ai do të arrijë të bindë sërish ambasadorin amerikan se ia dëgjoi kritikat. Diplomati i SHBA-së, nga ana e tij, do ta konsiderojë si një tjetër fitore personale të politikës së ndjekur gjatë mandatit të tij në Shqipëri. Pavarësisht se, mjetet që do të përdoren për “pastrimin e politikës” nuk do të jenë ato që duhen konsideruar si më të mirat.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Produkti i zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 për Partinë Socialiste ishin një grup deputetësh pa lidhje me politikën. Të fortë rajonalë ose biznesmenë të fuqishëm u shënuan në listën e deputetëve të hartuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Ai mendonte se vetëm në këtë mënyrë mund të merrte pushtetin, gjë që në fakt ia arriti. Paratë e biznesmenëve dhe “forca fizike” e të fortëve bindën një pjesë të madhe të elektoratit që të votonin “pro” Partisë Socialiste.

Por, kjo listë “të fortë” dhe biznesmenë iu kthye në bumerang. Disa prej këtyre të fortëve ndjenë prangat ose janë në hetim apo në gjykim. Kjo situatë dëmtoi rëndë imazhin e Partisë Socialiste, e cila nuk është dalluar asnjëherë për afrimin e kësaj kategorie shoqërore.

Dhe tashmë, kryesocialisti Rama po mendon të pastrojë listën e tij nga këta persona. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, me shumë mundësi, deputetët “e fortë” dhe biznesmenët mund ta shohin veten jashtë listës fituese të deputetëve. Njëlloj si në vitin 2013, Rama është i sigurt që mund të humbasë, pasi pjesa më e madhe e premtimeve elektorale janë larg realizimit.

Pa deputetët “e fortë” dhe pa biznesmenët, Rama po parashikon një strategji tjetër fituese. Ajo nuk është më e pastër se sa një listë e “pisët” deputetësh, si ajo e vitit 2013. Për të arritur qëllimin, pritet që të angazhohet fuqimisht Ardian Çela i OSSHE-së.

Deputetë të majtë që janë nga radhët e biznesit, kanë komunikuar në konfidencë me “Boldnews.al” dhe e kanë prezantuar shqetësimin e tyre. Tenderat e OSSHE-së, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, janë shndërruar në një makineri të madhe përfitimi parash. Burimet dëshmojnë se janë krijuar miliona euro, të cilat mund të përdoren gjerësisht në fushatë. Biznesmenët-deputetë, në shqetësimin e tyre, i druhen faktit se, nëpërmjet këtyre parave, do të realizohet blerja e votave dhe përjashtimi i tyre. Paratë e deputetëve me kompani private mund të mos i duhen më Partisë Socialiste për të menaxhuar situatën.

Nga ana tjetër, po këta deputetë që kontaktuan “Boldnews.al” pranojnë se, edhe paratë e fushave me cannabis mund të jenë një alternativë për të hedhur në rrugë investimet financiare të tyre në dobi të Partisë Socialiste.

Nisur nga këto të dhëna, duket e qartë tashmë se, në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama do t’i prezantojë elektoratit një listë deputetësh të pastër. Ai do të duket se ka reflektuar mbi kritikat e faktorëve vendas, por sidomos atyre ndërkombëtarë, për përfshirjen në politikë të elementëve kriminalë. Partia Socialiste mund të ketë në listat e saj edhe intelektualë, të cilët kanë një biografi të pastër, si politike, ashtu edhe personale. Dhe, nëpërmjet kësaj strategjie, Rama pritet të tregojë se e ka kuptuar që politika duhet të jetë e pastër.

Por kjo listë e pritshme “e pastër”, nëse pranojmë të drejtë shqetësimin e deputetëve binzesmenë aktualë, do të pompohet financiarisht nga miliona euro aspak të pastra.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Familjarët e Pëllumb Marnikollajt, protestë para ambasadës greke

TË GJITHA

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com