• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Blushi: Ju tregoj bilancin e 3 viteve qeverisje të rilindjes. Rama nxori shokët e tij nga burgu

15:09 : 08/09/2016
në KRYESORE, POLITIKE

U duk se deputeti kritik i maxhorancës, Ben Blushi nuk do të kritikonte më rilindjen, kjo për shkak të heshtjes së tij prej disa kohësh. Blushi mbajti sot një tjetër fjalim në Parlament ku bëri një bilanc të 1 mijë ditëve qeverisje të Edi Ramës, nga të cilat tha se 100 janë ditë selfie, 200 ditë me avion, 300 ditë në stadium dhe 400 në burg.

Blushi akuzoi Ramën se nxori shokët e tij kriminelë e përdhunues nga burgu dhe se mbajti premtimin e tij të vetëm për të futur dhjetëra njerëz në burgje.

Sipas tij në këto tre vite, ishte premtuar rritje ekonomike 5%, por sot është vetëm 2.5%. Blushi tha gjithashtu se në këto vite qeverisje, nuk janë hapur 300 mijë vende pune sa ç’u premtuan gjatë fushatës elektorale.

FJALA E BLUSHIT

Propozimi që vjen sot nga Qeveria krijon dyshime të forta. Rritja ekonomike do jetë shumë e vogël. Ekspertët e ndeshëm të qeverisë kanë 3 vjet që më kundërshtojnë. Në fillim thanë se do ta mbyllim mandatin me 5% rritje. Ka mbetur edhe 1 vit nga skadimi i mandatit të kësaj qeverie dhe jemi 2.5%, pra sa gjysma e parashikuar. Nuk kam shpresë që ky vit mbyllet me 3% rritje, por edhe nëse ndodh kjo është e papërfillshme.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Meqë jemi sot në 3 vjet mandat, 1 mijë ditë qeverie, është koha të bëjmë bilancin. Disa javë më parë kur ndodhi referendumi në Angli kam ndjekur qindra mijëra komente që iu bënë punës së tij. Dikush nga deputetët e tij konservator tha “ky njeri që sot iku nga puna do mbahet mend se krijoi miliona vende pune për Britaninë”.

A mund të thuhet sot kjo për ju? Dëgjova para ca ditësh një parazit të Rilindjes dhe i tha: në 3 vjet kemi mbajtur premtimin për 300 mijë vende pune. Në qoftë se kjo është e vërtetë është sepse keni hapur më shumë vende pune jashtë Shqipërisë sesa brenda. Ka apo nuk ka varfëri në Shqipëri? Kjo është një temë për të cilën Rilindja është alergjike.

Rilindja mendon se varfëria nuk ekziston. Sa shqiptarë sot fitojnë më shumë se nga dita që kemi ardhur në pushtet? Sa më e lehtë është të përballosh kostot e jetesës, sa të varfër keni nxjerrë nga varfëria? Blushi akuzoi qeverinë për temën sipas tij tabu për Rilindjen, atë të varfërisë. ”Ua them unë sa është varfëria, 400 mijë shqiptarë jetojmë me 400 lekë. Ky është tregues i dhimbshëm që asnjë ditë se keni kuruar varfërinë”.

Arsimi, nuk është për të qeshur, është ankth dhe çudi se të gjithë ministrat folën për arsimin, vetëm ministrja e Arsimit nuk foli. Nuk foli ministrja e Arsimit, se ka vetëm një hall se si të mos flasë se bën një gafë më të madhe se c’bëri me kriterin. Nga ky sistem kam kuptuar se fëmijë të Shqipërisë nuk shkojnë në shkollë për shkak të dijes, po për shkak të aplikimit, për ata që mësuan dhe morën rezultate të mira ata penalizohen se ministria ndryshoi teknikën e hyrjes në shkolla të larta.

Rilindja nuk e korrekton këtë se nuk e ka në natyrë, por si ka mundësi që në cdo vend të botës qeveria përpiqet të fusë sa më shumë njerëz në shkolla, këtu po bëhet çmos të futen sa më pak. Është tipike kjo mënyrë e sjelljes së rilindjes se ajo të penalizon për atë që di dhe të favorizon për atë që dukesh.

Kultura Dëgjova ministren e Kulturës që foli këtu si të ishte ndërtimtare, por ne flasim për politika, ka folur për ndonjë politikë ministrja e Kulturës? Foli për shifra, nuk ka nevojë për ministre Kulture, se atë e bën bashkia, pse duhen kaq shumë ministri? A ka politikë kulturore, po vetëm shifra, këtë e bën bashkia, po nejse…

Ndërtimtaria Kalojmë te ndërtimtaria se e mbani fushë të shquar ju të Rilindjes, nuk mund të mos qesh, ka bërë një çudi Rilindja ka krijuar më shumë kilometra filma që shfaqin sukseset sesa rrugë, kam shkuar në aktivitete para shumë kohësh se tani nuk shkoj më dhe filmi për rrugën ishte më i gjatë se vetë rruga. Ka më shumë para për sukseset e rrugëve se vetë rrugët.

Në komisionin e Jashtëm erdhi përfaqësuesi i Transporteve dhe e pyetëm për rrugën e Elbasanit, e pyetëm sepse në 2014 erdhi dikush dhe tha se mbaron në fund të 2014, tani asnjë km më shumë nuk është bërë, e vë bast se deri në 2017 nuk ka për të përfunduar se nuk punohet. A ka Rilindja ndonjë gjë të mirë në 3 vjet? Ka bërë një gjë: ka një vokacion për të krijuar evokacion. Evokacion do të thotë të krijosh apo të thërrasësh një fantazëm.

E thërret fantazmën e Saliut edhe sot, sa herë që i do qejfi, ditën, natën, në drekë, në Shkodër, në Dibër. Edhe Saliu siç e dini ju, si njeri i papërtuar, shpafet. Del nga hija e vetë dhe vjen këtu dhe u ndihmon ju. Ky është kthyer në ritual në këtë Parlament. Ka për të ndodhur kjo deri ditën e zgjedhjeve dhe kjo nuk ka zgjidhje. Rilindja s’ka për të hequr dorë, as Saliu. Ju jap një mendim tjetër çfarë keni bërë këto 3 vjet. E keni dëgjuar ndonjëherë Ramën të flasë për rrogat, për pensionet, për papunësinë?

Ky flet për çfarë të duash, për të gjitha krizat ekonomike në Botë, për grushtin e shtetit në Turqi, për librat e të mëdhenjve që boton në Tiranë. Ekonomia nuk është për Edi Ramën. Po u jap një statistikë që të bindeni. Janë 1 mijë ditë pushtet. Ja si ndahen: 100 ditë selfie, 200 ditë në avion, 300 ditë në stadium, 400 ditë në burg. Këtë pikën e fundit do tua shpjegoj. Edi Rama u mor shumë me burgjet. Sa erdhi në pushtet pjesën më të madhe të këtyre 400 ditëve ua dedikoi burgjeve.

E mbani mend kur thoshte burg, burg, burg? Ai mbajti premtimin për të futur njerëzit në burg. Por një pjesë të madhe të kësaj kohe nuk e përdori vetëm për të futur njerëz në burg, por edhe për të nxjerrë njerëz nga burgu. Nxori shumë deputetë, shok të tij nga burgu. I nxori pasi vranë dhe përdhunuan. Sa erdhën këtu për të votuar Reformën në Drejtësi.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Bebe Rexha niset drejt Shqipërisë (FOTO)

TË GJITHA

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com