• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Tatimet u kërkojnë sërish “llogari” bizneseve pse u ka rënë xhiro, kërcënojnë me kontrolle

13:20 : 07/09/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Drejtoria rajonale Tiranë u ka nisur ditët e fundit njoftime elektronike bizneseve ku i njofton se xhiro e tyre ka rënë në tremujorin e tretë dhe i paralajmëron se do të jenë objekte kontrolli.

“Në kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesve, si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm numri i kuponave si dhe xhiro e realizuar, krahasuar me tremujorin e dytë 2016!”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Njoftimi vijon më tej duke paralajmëruar se “Ju kujtojmë se në funksion të zbatueshmërisë së legjislacionit tatimor nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do të jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni subjekt kontrolli. Nga ana juaj duhet të merrni masa për deklarim real të qarkullimit të aktivitetit tuaj duke lëshuar kupon për çdo shitje të realizuar me para në dorë ”.

Nuk është hera e parë që tatimet u dërgojnë subjekteve të ndryshme njoftime ku u kërkohet “llogari” se pse u ka rënë xhiro. Që prej një viti, kur nisi dhe aksioni antiinformalitet, në fokus ka qenë rritja e përdorimit të faturave.

Por, bizneset ankohen se këto shkresa janë subjektive, pasi po nisen pa një bazë reale dhe teksi është njëlloj për të gjithë. “Xhiro më ka rënë pasi është shtuar konkurrenca, ndërkohë që fuqia blerëse sa po vjen e bie”, thotë një biznes tregtues pranë Bllokut, i cili pak muaj më parë u klasifikua si biznes i madh.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Tatimet në vështirësi, ngadalësohet rritja e të ardhurave, ikin edhe paratë e Bankers

Muajt e fundit është konstatuar dhe një rënie e ritmit të mbledhjes së të ardhurave tatimore. Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë shënuar në korrik ndër ritmet më të ulëta të rritjes përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave, në korrik të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 29.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.6%, larg rritjes dyshifrore të konstatuar përgjatë disa muajve të mëparshëm.

Ecurinë më negative e ka shënuar TVSH-ja, të ardhurat nga të cilat në korrik ishin 11.26 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. TVSH është një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi.

Në rënie kanë qenë dhe të ardhurat nga tatimfitimi, me 5.5%, në 1.59 miliardë lekë, një zë ky që në 6 muajt e parë të vitit kishte pasur një performancë mjaft të mirë, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave. Pas zgjidhjes së konfliktit me Bankers Petroleum në favour të kësaj së fundit, financat duhet t’i kthejnë kompanisë së naftës 37 milionë dollarë që ajo ka paguar deri tani, ndërkohë që nuk do të marrë edhe rreth 10 milionë dollarë që kishin mbetur pa paguar nga shuma prej 57 milionë dollarë, që tatimet iniciuan për Bankers në nëntor të vitit të kaluar, si rrjedhojë e mosnjohjes së rreth 200 milionë dollarë shpenzime kapitale të 2011-s.

Shkresa e plotë dërguar subjekteve:

Të nderuar Tatimpagues!

Në kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesit si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi i pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm nr. i kuponave si dhe xhiro e realizuar , krahasuar me tremujorin e dyte të vitit 2016!

Ju kujtojmë se, në funksion të zbatueshmërisë së Legjislacionit Tatimor,nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni objekt kontrolli .

Nga ana juaj, duhet të merrni masa për deklarimin real të qarkullimit të aktivitetit tuaj, duke lëshuar kupon për çdo shitje të realizuar me para në dorë.

Duke Ju falenderuar,paraprakisht për bashkëpunimin,

Faleminderit për bashkëpunimin
Drejtoria e Sherbimit për Tatimpaguesit
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë

/Monitor/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres.
31 Gusht 2016/r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and Shkodra's Mayor Voltana Ademi inspects works on the stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Edi Rama arrogant dhe hakmarrës

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com