• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatmir Vejsiu: Ministria dështoi me maturën, ja zgjidhja për kaosin e krijuar

19:35 : 07/09/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Në një intervistë për Boldnews.al, ish Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, z. Fatmir Vejsiu sqaron shkaqet që kanë lënë mijëra maturantë jashtë dyerëve të universiteteve.

Vejsiu shprehet kjo situatë ka ardhur si pasojë e tendencës për të ndryshuar çdo gjë nga e kaluara duke e futur sistemin parauniversitar në një qorrsokak.

“Ka një mani për të ndryshuar çdo gjë në të kaluarën duke nisur që nga rregullat e deri tek termat. Nëse marrim një shembull: Formulari A2 sot quhet Formular aplikimi. Në të kalurën tek ky formular vendoseshin preferencat e universiteteve kurse tani plotësohet formulari me 10 universitete dhe ke të drejtë të zgjedhësh vetëm 1 universitet.”- shprehet profesor Vejsiu për Boldnews.al.

Një grup maturantësh mes tyre edhe nga ata me mesatare mbi 9.5, protestuan para kryeministrisë me kërkesën për të hyrë në universitete. Për ish Drejtorin e Arsimit Parauniversitar në MAS, nga kjo skemë e re e maturës shtetërore kanë përfituar vetëm nxënësit e ekskelencës me mesatare 10 të cilët kanë hyrë në çdo preferencë që ata kanë zgjedhur.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

I pyetur nëse në këtë pjesë të ligjit ka favorizime për universitetet private, Vejsiu u shpreh se kjo që ka bërë Ministria e Arsimit është më tepër një paaftësi sesa tendencë për të favorizuar individë apo ndonjë subjekt të caktuar.

Gjithsej janë 35 mijë kuota për studentë të rinj në shkollat e larta publike dhe jo publike, ndërkohë që janë 27 mijë aplikime. Vetëm në sistemin publik përllogariten 24 mijë kuota.

Ja 3 ngërçet e krijuara nga MAS në kurriz të maturantëve

Sipas profesor Vejsiut, 3 janë ngërçet që ka krijuar Ministria e Arsimit dhe e Sportit me të ashtuquajturën reformim të maturës shtetërore.

Ngërçi i parë ishte futja e elementeve të reja në maturën shtetërore në shkur 2016. Një nga këto elemente ishte heqja e koefiçentëve për lëndët me zgjedhje. Maturantët që në vitin e parë në gjimnaz ndajnë profilin që duan të zgjedhin: shkencor, shoqëror apo profesional. Kjo ndarje shërbente për rritjen e kofiçentëve të pranimit në universitete. Pra e thënë më thjeshtë ata që kishin zgjedhur profil shkencor në gjimnaz ishin më të avantazhuar për tu pranuar në universitete si mjekësi, inxhinieria etj. për shkak të kofiçentëve të vendosur. Ndërsa ata që kishin zgjedhur lëndë shoqërore kishin më tepër shans të fitonin në universitete si juridik, shkenca sociale etj.

“Me ndryshimet e reja, këto kofiçente hiqen dhe njësohen të gjitha lëndët, pra e njëjta vlera ka matematika e thelluar me fiskulturën, fizika me informatikën, kimia me sociologjin etj.”- thekson profesor Vejsiu.

Ngërçi i dytë është se universitetet kanë caktuar disa lëndë të cilat maturanti duhet t’i ketë dhënë gjatë gjimnazit dhe që përbëjën 25 % të vlerësimit total. Sipas ndryshimeve të bëra nga MAS në shkurt të këtij viti, çdo universitet ka caktuar një numër lëndësh preferenciale (nga 5 deri në 10 në varësi të universiteteve) dhe që çdo nxënës duhet t’i ketë frekuentuar gjatë gjimnazit. Ky është një tjetër kaos për maturantët të cilët po përballen me këtë ndryshim absurd në një kohë që ata kanë përfunduar studimet.

“Ky ndryshim duhej të niste që në vitin e parë të maturantëve dhe jo kur ata përfunduan studimet. Shumë prej maturantëve me mesatare të lartë janë djegur vetëm për këtë shkak, kjo pasi gjatë 3 viteve nuk kishin frekuentuar lëndën që kërkon Univeristeti.”- shprehet për Boldnews.al, profesor Vejsiu.

Disa maturantë të tjerë u janë përputhur lëndët që kanë frekuentuar me ato që kërkon universiteti, por ata janë djegur sërish. Kjo sepse lëndët ku ata kanë patur mesatare të lartë, nuk kanë qenë prioritet i universiteteve ku kanë aplikuar e për rrjedhojë vlerësimi prej 25 % ka rënë ndjeshëm.

Ngërçi i tretë ka të bëjë me mënyrën e përzgjedhjes së universiteteve në formularin A2. Me sistemin e vjetër të maturës shtetërore, maturantët më përpara seleksiononin 10 universitete duke i renditur nga më i preferuari deri tek ai më pak i preferuari. Pas kësaj, ishte vetë sistemi në mënyrë elektronike që plotësonte të gjitha kuotat vakante në univeresitete sipas metodës meritë-preferencë.

Sot me ngërçin e krijuar, maturanti duhet të zgjedhë 10 universitete dhe mes tyre ka të drejtë të regjistrohet vetëm në 1 universitet. Nëse plotësohen kuotat për këtë universitet, atëherë pjesa e studentëve që kanë aplikuar mbeten jashtë jo vetëm në këtë universitet por në të gjithë listën pasi ata nuk kanë të drejtë që të zgjedhin një universitet tjetër.

“Procesi është i dështuar për studentët mesatar dhe ata që janë mbi nivelin mesatar. Është një shans i humbur për ta. Lista preferenciale nuk linte asnjë student pa mundësi për të garuara në disa universitete, pasi nëse humbiste në një preferencë atëherë sistemi i jepte një tjetër mundësi”- shton më tej, ish Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, z. Fatmir Vejsiu.

A ka një zgjidhje për maturantët e zhgënjyer?

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla u mundua të qetësonte maturantët gjatë një takimi me ta, duke thënë se lista e parë nuk është ajo përfundimtare e fituesve. Sipas Nikollës, më 20 shtator do të publikohet lista e dytë për maturantët që nuk kanë patur mundësi të fitojnë një universitet pavarësisht mesatares së lartë.

Por për profesor Vejsiun, sistemi do të dështojë sërish, pasi do të jetë një përsëritje e kësaj që po ndodh tani.

“Aplikimi nga e para është shumë negative, pasi përveç kostove do të prodhohet sërish një ngërç. Për pasojë ky aplikim do të përsëritet disa herë dhe nuk do të plotësojë vendet vakante në universitete duke i lënë maturantët pa studime.” – shprehet Vejsiu i cili ofron një tjetër zgjidhje emergjente.

“Duhet të rikthehet sistemi meritë-preferencë. Vetëm në këtë mënyrë sistemi elektronik do të përllogarisë të gjitha kuotat bosh dhe do t’i plotësojë me aplikimet e studentëve”- thekson më tej ish Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MAS.

Jo vetëm për studentët por edhe më stafin pedagogjik, këto ndryshime janë bërë nga Ministria e Arsimit në minutën e fundit.

“Janë bërë ndryshime pa u këshilluar nxënësit. Ata duheshin lajmëruar që pra 3 vitesh për këto ndryshime. Ndërkohë edhe vetë mësuesit kanë qënë shumë të paqartë për procesin”– përfundon intervistën për Boldnews.al, profesor Fatmir Vejsiu.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tahiri takon Metën, kërkon votat e LSI për ligjin e kamerave

TË GJITHA

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025

Izraeli drejt një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane, përgatitjet drejt fundit

22:34 : 09/06/2025

Lapaj përgjigjet për akuzat mbi pasurinë e vjehrrit ish-kryetar i Gjykatës së Sarandës

22:25 : 09/06/2025

Ndjenja të forta mes Erandit dhe Elinarës? Çasti i së vërtetës, fermerët: Kurrë mos thuaj kurrë

22:24 : 09/06/2025

Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati

22:20 : 09/06/2025

“Janë të dyja gratë e mia”, habit i riu në Shëngjin, çfarë ndodhi në “UNUM Festival”

22:19 : 09/06/2025

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

22:18 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com