• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OSHEE më shantazhoi me vendin e punës për të paguar faturën abuzive 800 mijë lekë

22:28 : 01/09/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Një qytetar denoncon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) se e ka shantazhuar me vendin e punës për të paguar një faturë abuzive. Me profesion mësues, z. Bektash Llangozi nga qyteti i Durrësi rrëfen për Boldnews.al peripecitë që ka kaluar me OSHEE dhe presionet e panumërta që i janë bërë atij nga ky institucion.

Kalvari i vuajtjeve nis në vitin 2007, ku punonjësit e OSHEE (në atë kohë OSSH) i vendosin qytetarit Llangozi një seri faturash mujore afrofe. I irrituar dhe me të drejtën e tij, qytetari ankohet disa herë pranë këtij institucioni për denoncuar këtë shkelje të disa prej punonjësve të OSHEE.

“Në vitin 2007 mua më vendosën një sërë faturash afrofe me mbi 2000 kw. Pasi i pagova disa prej tyre, vendosa t’i ankimoj dhe të denoncoj këtë padrejtësi të kryer nga punonjësit e OSSH(në atë kohë OSHEE). Pas disa kontrolleve të kryera në janar të vitit 2008 punonjësit e OSHEE gjatë një kontrolli më sekuestrojnë matësin e energjisë elektrike dhe një muaj më vonë më sjellin një gjobë prej 660 mijë lekësh sikur unë kisha matës të pakualiduar.”- shprehet për Boldnews.al Llangozi.

Por hakmarrja e këtij institucioni nuk mbaron me kaq, pasi vendosin që ta dërgojnë për ndjekje penale mësuesin nga Durrësi nën akuzën e “Vjedhjes së Energjisë Elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Sipas hetimeve të organit të akuzës, punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme tek matësi gjatë kontrollit. Por të pabindur për këtë, punonjësit e OSHEE kanë  sekuestruar matësin me pretendimin se do ta dërgohet në laboratorin e KESH për ekzaminimin nga ku ka dalë se kishte ndërhyrje në brendësi. Por Prokuroria e Durrësit tregohet e ftohtë në arsyetimin e saj, duke thënë se OSHEE nuk e provon implikimin e z. Bektash Llangozi për akuzën e “Vjedhjes së Energjisë Elektrike”. Kjo pasi sipas Prokurorisë, banori i lagjes nr. 17 në qytetin bregdetar rezulton i vetmi në këtë zonë që është pagues një pagues i përmuajshëm i energjisë elektrike.

Duke u mbështetur tek këto prova, organi i akuzës në qershor të 2008 pushon çështjen penale të ngritur ndaj mësuesit Bektash Llangozi. Sipas qytetarit, në deklarimet përballë prokurorisë punonjësit e OSHEE kanë pranuar se kanë prishur me qëllim vulat e matësit pak ditë përpara se ta sekuestronin.

“Punonjësit e OSHEE e kanë pranuar se në një nga kontrollet e kryera kanë prishur vulat e matësit me pretendimin se e kanë bërë për t’i ndërruar me të reja. Me këtë shkak më pas e kanë sekuestruar matësin ndërsa kanë vendosur edhe gjobën. Ata më kanë kërkuar falje përpara prokurorit të çështjes për këtë veprim të ndërmarrë nga ana e tyre.”– shton më tej mësuesi nga Durrësi.

Por peripecitë e z. Llangozi sapo kishin nisur. Pas pushimit të çështjes, qytetari me të drejtë refuzon të paguajë këtë gjobë prej 660 mijë lekësh (të vjetra) të vendosur në 2008, ndërkohë që OSHEE duke rezultuar në faj nuk ndërmerr asnjë veprim.

Pas 6 vitesh, në kohën kur “Rilindja” kishte nisur aksionin për energjinë elektrike, OSHEE i kërkon qytetarit nga Durrësi që të paguajë gjobën prej 660 mijë lekësh por tashmë absurdi qëndron se duhet ta paguajë me kamatë dhe që shkonte në 1.3 milion lekë (të vjetra).

Kësaj here OSHEE nuk bën kallëzim penal por ushtron presion në një mënyrë tjetër. Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Durrës, ku z. Bektash Llangozi jep mësim sot e kësaj dite, i bën shantazh me vendin e punës në rast të refuzimit të pagesës së gjobës së OSHEE.

“Drejtori më dha një urdhër gojor dhe asgjë të shkruar. Më bëri presion me vendin e punës nëse nuk paguaj gjobën e vendosur nga OSHEE, pavarësisht se unë kisha një pushim çështje nga prokuroria që vërtetonte pafajësinë time.”- shprehet për Boldnews.al mësuesi Llangozi .

I gjetur përballë presionit ku duhet të siguronte bukën e gojës dhe të mbante vendin e punës, Llangozi lidh një akt-marrëveshje me OSHEE në nëntor të vitit 2014 dhe kryen pagesën e padrejtë. Qytetari e paguan të gjithë gjobën me kamatëvonesë dhe për këtë përfiton një zbritje nga 1.3 milion lekë në 800 mijë lekë.

Kjo është padrejtësia e radhës që OSHEE kryen ndaj qytetarëve për të mbushur xhepat e klinetëve të saj. Boldneës.al disponon edhe një kopje të librezës së energjisë elektrike të z. Bektash Llangozi, ku shihet qartë se ai është një pagues i rregulltë mujor që nga vitit 2001, kohë kjo kur ka lidhur kontratën e deri në ditët e sotme.

Kontrasti qëndron se në vitin 2001, kur Llangozi ka lidhur kontratën me OSHEE dhe paguante faturat muaj për muaj, të gjithë banorët e zonës jo vetëm që nuk kishin hapur librezë energjie por madje mbanin në banesat private nga 2-3 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Kjo është një tjetër provë e dështimit të këtij institucioni, ku goditen paguesit e rregulltë të energjisë elektrike dhe nga ana tjetër tolerohet vjedhja galopante e bizneseve të mëdha dhe klientëve të qeverisë.

14037950_325931931081714_1461971722_o_00114045392_325932087748365_319215340_o_001 14074365_325932374415003_354844231_o_001 prok 1_001 prok 2_001
prok 3_001prok 4_001prok 5_001prok 6_001

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kafshimi i “Mollës” nga Europa- As kompania më e madhe në botë, nuk është mbi ligjin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com