• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministria e Transporteve çoi në prokurori biznesmenin që Veliaj i dha tenderin e pastrimit

10:57 : 31/08/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Antonio Abrusci, me detyrë administrator i firmës “Ecologica sh.p.k.” është shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Biznesmeni italian kishte fituar tenderin në vitin 2016 për pastrimin e qytetit të Tiranës (zona lindore). Policia e Shtetit dhe së fundi Interpoli kanë marrë një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës ndaj shtetasit Abruscit.

Në sistemin TIMS ka rezultuar se shtetasi italian është larguar nga Shqipëria menjëherë pas kallëzimit të bërë ndaj tij në Prokurori. Pra ka dyshime se mund të jetë dekonspiruar hetimi ndaj tij.

Biznesmeni është larguar drejt Itali, ku pritet të nisë kërkimi nga ana e autoriteteve të atjeshme pas procedurave të shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Sakaq tenderi që ia ka fituar me vlerë 120.059.893 lekë (pa TVSH) është pezulluar nga Agjencia e Prokurimit Publik pas ankesës së paraqitur nga një prej kompanive pjesëmarrëse në konkurim. Ky subjekt ka pretenduar se dokumentet e paraqitura nga biznesmeni italian dhe kompania e tij ishin të falsifikuara.

Kallëzimi në prokurori është bërë nga Ministria e Transporteve. Sipas burimeve, mësohet se kjo ministri është vënë në dijeni të falsifikimeve, pas një kërkese që Agjencia e Prokurimit Publik i ka bërë “për verifikimin” e dokumentacionit që kompania “Ecologica sh.p.k.” dhe Antonio Abrusci kishin paraqitur në Bashkinë e Tiranës ku fituan edhe tenderin me vlerë 1.2 miliardë lekë, raporton Panorama.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Gjatë verifikimit, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë gjeti se dokumentet ishin false në lidhje me 12 automjetet që shtetasi italian pretendonte se i kishte në pronësi të kompanisë dhe me të cilat kishte premtuar në aplikimin për tender se do të pastronte zonën lindore të Tiranës.

Për këtë arsye, Ministria e Transporteve, krahas përgjigjes që i ka nisur Agjencisë së Prokurimit Publik, duke qenë se kishte konstatuar një vepër penale, ka bërë kallëzim në Prokurori. Organi i akuzës ka nisur hetimet dhe me ekspertizë ka vërtetuar se dokumenti i paraqitur nga kompania e shtetasit italian në tenderin për pastrimin e Tiranës, në lidhje me 12 mjetet, ishte fals.

Pas ekspertizës së bërë mbi dokumentin e falsifikuar, Prokuroria ka verifikuar rast pas rasti dosjet e 12 mjeteve me të cilat kompania që fitoi tenderin me fond 1.2 miliardë lekë do të pastronte Tiranën.

Nga verifikimi rast pas rasti për këto 12 mjete, ka rezultuar se disa nuk qarkullonin nga viti 2011, të tjerat nuk kishin paguar as taksa, as siguracion dhe në vitet e mëparshme kishin dalë me rezultatin “NGEL” edhe në kontrollin teknik vjetor të bërë pranë kompanisë SGS. Për këtë arsye, në datën 27 korrik 2016, Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin italian. Pas kalimit të 30 ditëve, pritet që ai të shpallet në kërkim ndërkombëtar, edhe pse nga verifikimet rezulton se i dyshuari është arratisur në Itali.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Evakuohet terminali i aeroportit të Frankfurtit pas alarmit për bombë (Foto+Video)

TË GJITHA

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025

Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë

21:41 : 24/08/2025

Aksident i rëndë në Sarandë, 2 persona humbin jetën dhe një i plagosur

21:18 : 24/08/2025

Radhë kilometrike, trafik i rënduar në aksin Rrogozhinë-Elbasan

21:14 : 24/08/2025

Kërcënimi i gazetarit nga biznesmeni Lul Morina, AGSH: Akt që nuk duhet të tolerohet

20:55 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com