• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur gazetarët e kronikës përfundojnë në prehërin e Saimir Tahirit

19:27 : 30/08/2016
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SPORT
Zedhenesi i Policise se Shtetit dhe gazetaret e kronikes ne avion

Zedhenesi i Policise se Shtetit dhe gazetaret e kronikes ne avion

Agjencia turistike “Saimir Tahiri” u ka dhuruar të martën pjesës më të madhe të gazetarëve të kronikës së zezë një udhëtim ekzotik në fushat me cannabis në zonën e Skraparit dhe Ersekës. Gazetarët ishin shumë të lumtur nga ky udhëtim. Nuk dihet nëse e kishin nga hipja në avion apo nga aroma e kanabisit BIO që gjendet me shumicë në çdo cep të Shqipërisë

Të hipur në një mjet fluturues të Policisë së Shtetit, reporterë dhe operatorë të televizioneve kryesore të Tiranës jane nisur paradite për të parë një ditë pune të forcave speciale në korrjen e lëndës narkotike që ka zaptuar vendin.

Makineria e propagandës së Ministrisë së Brendshme po shfrytëzon kapacitetet e vogla të televizioneve, për të verifikuar vetë gjendjen e parcelaclve në terren.

Nga ana tjetër, gazetarët që raportojnë cdo ditë mbi asgjesimin e cannabisit, po e shfrytëzojnë këtë udhëtim turistik për të realizuar foto selfie në fushat me lëndë narkotike, të cilat me pas provuan drapërin e policisë.

Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel, por edhe analist i pavarur, shprehet i dëshpëruar për atë që mund të konsiderohet si vetë-përdorim i reporterëve nga zyrat e propagandës. Në një koment në facebook, ai u rikujton gazetarëve se nuk duhet të presin furgonin e policisë për të parë fushat me cannabis. Sipas tij, gazetarët duhet të ishin të parët që të investigonin situatën në terren dhe të vinin në lëvizje strukturat policorë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ky koment i Kikisë ndoshta nuk është lexuar ende nga kolegët gazetarë që vijuan udhëtimin në “kopshtin botanik kriminal”, duke e shoqëruar me foto ku shfaqen të lumtur dhe të gëzuar.

Në çdo situatë normale, gazetarët do të ishin të parët që do të jepnin alarmin dhe do të shprehnin shqetësimin për gjendjen e drogës në vendin tonë.

Por, si shumë gjëra në Shqipëri, të cilat nuk qëndrojnë në vendin e tyre, edhe roli i pjesës më të madhe të reporterëve të kronikës së zezë, nuk është aty ku duhet. Ata u bënë palë me Ministrin e Brendshëm i akuzuar për kontrollin e kabanisit që ka mbuluar mbarë vendin.

Gazetarët pranuan të bëjnë PR e Tahirit pikërisht në kulmin e debateve për përfshirjen e drejtuesve të lartë të policisë në mbrojtjen e parcelave me hashash. Kjo e konfirmuar edhe nga shërbimi inteligjent në një raport sekret që i ka dorëzuar pak ditë më parë Porkurorisë së Krimeve të Rënda.

Vizita e kësaj të marte në “fushat e blerta” i bën rivalitet emisioneve historike të Televizionit Publik Shqiptar, “Hapësirë e blertë”. Pak ditë më parë, për disa xhiro me skaf policie në jug të vëndit, gazetarët e kronikës ndoqën hap pas hapi “shown grotesk” të Policisë së Shtetit me panairet në Vlorë, Himarë e Sarandë.

Gazetarët pranuan të kalonit mbrëmjet në clubet e rezervuara nga Ministri i Brendshëm dhe zyrtarët e tij duke lëvizur me furgona policie. Shumë prej tyre kanë pranuar se zbrisnin nga furgoni i policisë përpara lokalit ku duhet të shkonin nga turpi se dikush do i shihte. E megjithatë pranuan të “shijojnë” një fundjavë të paguar s’dihet nga kush me shëtije me skaf e clube nate ku alkoolin duhet ta pije me detyrim, ndryshe Ministri i Brendshëm të “gjobiste” nëse e kishe gotën ende plotë.

Krahas “blerjes së medias” nga ana e agjencive qeveritare, lëvizjet e fundit të Ministrisë së Brendshme me sponsorizimin e udhëtimeve turistike të gazetarëve, duket se kanë qëllim të mpijne nervin kritik.

Duke parë fytyrat e qeshura të kolegëve gazetarë tek selfitë e tyre në parcelat me hashash, kuptohet lehtësisht se qëllimi është arritur.

Ndoshta ata shërbejnë edhe për të rritur interesimin e turistëve të huaj në këtë drejtim….

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Mazhoranca miraton me 88 vota pro vettingun, PD nuk mori pjesë në votim

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com