• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllofi i policisë me “vrasësin me pagesë”, tani e akuzon vetëm për vjedhje

12:35 : 27/08/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Para dy ditësh policia e Durrësit vuri në pranga 29-vjeçarin Alfred Skonja nga Fushë-Kruja, pasi dyshohet se prej një jave ka ndjekur një biznesmen nga qyteti bregdetar për ta ekzekutuar.

“Ndërhyrja në kohë e bluve ka parandaluar krimin, ndërsa është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i të riut”, thuhej para dy ditësh në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit.

Ndërsa sot, Boldnews.al zbulon kërkesën e paraqitur nga prokuroria në rrethin gjyqësor të Durrësit ku thuhet se Alfred Skonja akuzohet për vjedhje dhe jo siç pati njoftuar publikisht para dy ditësh policia e Durrësit se ai akuzohej për vrasje.

Bazuar njoftimit të policisë para dy ditësh ku provat akuzonin 29 –vjeçarin nga Fushë-Kruja se kishte planifikuar vrasjen e një bizesmeni kuptohet se policia ka luajtur bllofin kur i tha publikut se kishte arrestuar një vrasës me pagese pasi që në momentet e para e dinte që bëhej fjalë për një vjedhje.

Në vendimin e Gjykatës së Durrësit për 29-vjeçarin thuhet se ai u arrestua duke shkuar pranë një automjeti që ishte në vëzhgim nga policia. Automjeti ishte i vjedhur në Fushë-Krujë dhe policia nuk e ka zbuluar ende se si përfundoi ne zonën e Ishmit në Durrës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por ajo që konfirmohet zyrarisht është fakti se policia e Durrësit e akuzon 29-vjeçarin vetëm për vjedhje. Për këtë akuzë Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për Alfred Skonjën duke i lëne detyra policisë dhe prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes.

Tashmë policia e Durrësit duhet të sqarojë publikisht se cilat ishin arsyet që e çuan atë të mashtronte duke thëne se parandaloi një vrasje. Po ashtu duhet të sqarojë cili ishte objektivi, kush është porositësi dhe motivi i vrasjes së presupozuar.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit minimalisht i detyrohen një sqarim publikut për mashtrimin e policisë së Durrësit.

Boldnews.al disponon prova që vërtetojnë mashtrimin publik të policisë.

Ja njoftimi i policisë para dy ditësh:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve pa autor dhe mbajtjen nën kontroll të kontigjentëve kriminalë me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke ndaluar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin Alfred Skonja 29 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi I tij u bë pasi nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Ndalimi i tij u bë si rezultat i një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.

Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur. Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016

Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen. U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: automjeti tip Volsvagen me targa AA 029 MM sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…) që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme. Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal. Boldnews.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ja deputetët që kanë folur më shumë në Kuvend, gratë dominojnë (EMRAT)

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com