• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Analiza/ Pse kundërshtarët e Soros e lidhin emrin e tij me termin “destabilizim”

18:56 : 26/08/2016
në OP-ED

Nga Boldnews.al

Publikimi i paautorizuar i dokumenteve të Xhorxh Sorosit ka aktivizuar kundërshtarët të multimiliarderit, të cilët e atashojnë emrin e tij me fjalën “destabilizim”. Në Ballkan, këta zëra janë kryesisht përfaqësues të rrymave të djathta nacionaliste dhe ultra-nacionaliste. Kundërshtarët e tij përfaqësojnë linja radikale, por që zhvillohen në një terren të brishtë social-politik. Dhe, jo rastësisht, zëra anti-Soros e lidhin multimiliarderin me interesat gjeostrategjike amerikane. Rrjedhimisht, lëvizjet anti-Soros po ngjallin edhe ndjenjat anti-amerikane në Ballkanin e trazuar.

Në Shqipëri, përveç pak zërave periferike që mbyten lehtësisht, askush nuk guxon të kritikojë angazhimin e forcave të tij “ojq-iste”.

Por ndryshe nga vendi ynë, në Ballkan, ka zëra që sulmojnë hapur sjelljen e tij. Gjithësesi, edhe këto zëra, sa herë që tentojnë të prezantojnë qëllimet e Sorosit, vihen përpara të kaluarës së tyre, e cila i lidh me ultra-nacionalizmin ose me anti-perëndimin. Por, idetë e këtyre analistëve, pavarësisht brumosjes së tyre, përfqësojnë disa të vërteta, të cilat duhen pranuar. Disa prej këtyre persona, sllav ose filo-sllav, kanë qëndrime oportuniste edhe ndaj faktorit shqiptar në Ballkan. Por, më poshtë, nuk është pjesë e diskutimit roli i tyre karshi shqiptarëve, por pozicioni mbi disa të vërteta për Sorosin.

Bosi i televizivionit pro-qeveritar serb, “Pink Tv”, Zeljko Mitroviç, i shkruan në një letër të hapur Xhorxh Sorosit se “ju nuk mund të destabilizoni vendin tim”. Mitroviç i referohet fondeve miliona euro që multimiliarderi Soros lëvron për organizatat jo-qeveritare, të cilat kundërshtojnë qeverinë. Në Serbi, kryeministri Aleksandër Vuçiç është përfaqësues i politikës së djathtë dhe rrjeti “Soros” rezulton kundërshtar i tij.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ndryshe në Greqi, ku në qeverisje janë të majtët e Aleksis Tsipras, Sorosi është dashamirës ndaj maxhorancës politike. Dokumentet e rrjedhur në aferën “Dcleaks” konfirmojnë se Sorosi ka financuar me 6500 euro këshilltarin kryesor mediatik të kryeministrit Tsipras, për një “shërbim dy-javor”. Kjo është një shumë tepër e lartë, për një shërbim pak ditor “ojq-ist”, i cili është ende i pazbuluar.

Edhe në Maqedoni, aty ku partia qeverisëse VMRO-DPMNE njihet për prirjet nacionaliste, Sorosi është në pozicionin kundërshtar. Joaquin Flores, president i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve për Paqen, në një intervistë për agjencinë maqedonase “NetPress”, thotë se “grupi i Sorosit po e çon Maqedoninë drejt dështimit”.

Pavarësisht se zërat anti-Soros dallohen për nacionalizimin e tyre të theksuar ballkanik, shpesh edhe anti-shqiptar, këto dëshmojnë se politika e ndjekur nga Soros po cënon qëndrimin pro-amerikan të pjesës më të madhe të Ballkanit.

Flores, në vijim të linjës së tij kundër Xhorxh Sorosit, bën një paralele me qëllimet e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni. Duke iu referuar krizës politike në Maqedoni, sidomos pas aferës së përgjimeve të zbuluar nga lideri opozitar, Zoran Zaev, Flores thotë se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë interes për zhvillimin e Maqedonisë. Vendi ka qenë nën shënjestër, për shkak se ata (amerikanët) e shohin vendin si një aleat strategjik të kundërshtarëve të tyre gjeostrategjikë, Rusisë. Amerikanët druhen se Maqedonia mund të bashkëpunojë në projekte të rëndësishme të energjisë dhe të transportit për rajonin, si tubacioni i gazit rus dhe linja hekurudhore kineze e shpejtësisë së lartë”.

Pra, ashtu si manjati serb pro-qeveritar, Mitroviç, edhe nacionalisti Flores, e lidhin rolin e Sorosit me pikëpamjet gjeostrategjike amerikane, të cilat nuk pranojnë rikthimin e interesave ruse në rajonin e Ballkanit.

Në këtë frymë, duket edhe angazhimi i rrjetit “Soros” në Shqipëri. Pavarësisht se Shqipëria përfaqëson popullin më pro-amerikan dhe nacionalizmi është një rrymë, e cila nuk ka terren, sërish Sorosi duket se e ka vlerësuar që vendi i varfër ballkanik të mos ketë asnjë mundësi “rebelimi” ndaj aleatit të saj më të madh. Shqipëria ka shumë arsye që të jetë pro-amerikan. Falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara në 100 vitet e fundit, shqiptarët tashmë janë dy shtete të pavarura në Ballkan; Shqipëria është pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s dhe roli i saj në rajon është forcuar ndjeshëm.

Në linjën e tij politike, Soros-i ka mbështetur fuqimisht kryeministrin aktual, Edi Rama, si edhe ata që konsiderohet pasardhësi i tij, kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. “Dcleaks” dëshmoi gjithashtu se Soros-i, nëpërmjet rrjetit të tij, është ideatori, skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor në realizimin e Reformës në Drejtësi. Njohës dhe kundërshtarë të frymës soros-iane, evidentojnë disa skema në sjelljen e rrjetit të tij, të cilat mund të gjejnë ngjashmëri të dukshme me situatën publike dhe politike të dy viteve të fundit në Shqipëri.

Soros-ianët përdorin resurse të shumta financiare për të ndërmarrë fushata publike denigruese. Këtë e ndjenë më së miri gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët, edhe pa ndërhyrjen e Sorosit, kanë sërish kuotimin më të ulët në opinionin publik. Por, angazhimi i Soros-it për të denigruar tërësisht figurën e sistemit të drejtësisë, ishte aq i madh, sa sot, shumë shqiptar vënë shenjën e barazimit mes gjyqtarit dhe kriminelit.

Soros-ianët kanë rrjete lobimi të fuqishëm, duke diktuar politikat globale. Në Shqipërinë periferike, sërish ky rol i tyre u bë evident, kur kancelaritë më të mëdha perëndimore shfaqën interes të ekzagjeruar mbi Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Madje, edhe anëtarët e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE janë pjesë e listës së “miqve të Sorosit”.

Monica Macovei, kryetare e këtij Komitetit, është një prej kritikeve më të forta të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Përfaqësuese e Rumanisë në Parlamentin Europian ka sjell shpesh përvojën e strukturës anti-korrupsion në vendin e saj. DNA, agjencia anti-korrupsion në Rumani, ka vënë nën akuzë shumë zyrtarë dhe gjyqtarë në Rumani, duke u cilësuar si strukturë e suksesshme. Por, rezultatet përfundimtare kanë qenë zhgënjyese. E, megjithatë, kjo nuk e ka penguar Macovein që të prezantojë dështimet si suksese. Është një formë tepër moderne që politikanë të nivelit lokal të mos pranojnë dështimet, por, për më tepër, t’i konsiderojnë ato si suksese.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Qeveria shpyllëzon 28 hektarë në Lalëz për ndërtimin e vilave dhe rezidencave

TË GJITHA

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025

Përfshihet nga flakët një banesë, ja çfarë dyshohet

11:05 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com