Gjykata e Apelit liroi nga qelia këtë të enjte përgjegjësin e landfillit të Sharrës i arrestuar për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Besnik Brahja, i caktuar nga administratori i kompanisë “3 R” i tha policisë se Ardit Gjoklaj nuk ishte punonjës i kompanisë së tij. Ai bëri deklaratë të rreme duke thënë se trupi i tij mund të ishte sjellë në landfill nga makinat që mbledhin plehërat në qytet. Në këtë linjë kanë qenë të gjithë drejtuesit e landfillit, përfshi përgjegjësin e turnit kur vdiq Arditi si dhe fadromistin që dyshohet se e ka goditur gjatë punës. Por pavarësisht kësaj akuze, gjyqtarja Zeqine Sollaku vlerësoi se Besnik Brahja duhet ta pres në shtëpi përfundimin e hetimeve.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Dëfrim Hakrama, përgjegjës i turnit të tretë në landill mbrëmjen kur u vra 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Dëfrim Hakrama i tha policisë se personi që u gjet i vdekur nuk ishte punëtor i tij. Në lidhje me shtetasin Ardit Gjoklaj Hakrama tha se viktima kishte doreza me ngjyre të kuqe, që dukej sikur ishte punëtor, por nuk ishte nga punonjësit e landfillit. Ky shtetas ka pretenduar se tek vendi ku u gjet viktima nuk ka punuar eskavatori, pasi sipas tij nuk e ka venë në punë transportierin e mbeturinave ngaqë binte shi. Por dëshmitë e punonjësve të tjerë, ata që punonin në kushte çnjerëzore njëlloj si Ardit kanë treguar të vërtetën e ngjarjes së tmerrshme. Arditi ishte gjallë deri në orën 03:30 të mëngjesit.
Hakrama i thë policisë se në landfill nuk mund të futen persona të tjerë që nuk jane punonjes, pasi ka roje dhe vete roja shtetasi Genc Kaloshi deklaroi se e njihte Arditin si punonjës të landfillit duke konfirmuar se 17-vjeçari kishte hyrë aty orës 23:00 bashkë me punëtorët e tjerë. Por të gjithë personat e konsideruar përgjegjës nga prokuroria për vrasjen e Arditit duket se kanë patur të njëjtën Alibi. Ata janë personat e besuar të Administratorit tashmë të shpallur në kërkim, ndërsa Teqja kishte fituar tashmë besimin e kryebashkiakut Veliaj i cili publikisht ftoi të gjithë personat e interesuar të punonin në këtë landfill. Ai ofroi siguri në punë, pagë të mirë dhe siguracione për këdo që do të punësohej aty.
Por realiteti ishte krej tjetër: Të mitur të punësuar në të zezë, mungesë të kushteve të sigurisë, mungesë të kontratave dhe siguracioneve dhe në fund vrasja e një 17-vjeçari i cili kishte shkuar aty për të siguruar paratë e librave. Por të gjithë të besuarit e Veliajt dhe Teqjas e fshehën vrasjen e Arditit, madje e mohuan atë.
Në vazhdën e dëshmive të rreme, Edmond Kallari, drejtues i ekskavator me kovë shpjegoi se ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 7.00 të mengjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek Elevatori. Por këto të dhëna nuk përputhen me pamjet filmike të marra nga kamerat e landfilldit, ku konstatohet se ai nuk punuar në të njejtin vend siç deklaron. Rreth orës 05:00, ai ka lëvizur për 40 minuta nga vendi i punës për nga vendi ku ka punuar viktima. Procesi i punës së këtij shtetasi është dërgimi i mbetjeve me kovën e fadromës tek transporteri dhe para fadromës janë gjithmon 4 punëtorë të bëjnë hedhjen e mbeturinave në transporter.
Arditin e mohoi edhe ekonomisti i kompanisë “3 R”, ai që pak ditë pas vdekjes i dha rrogën e 42 ditëve vëllait të Arditit. Bujar Daja ka deklaruar se është i punësuar si ekonmist i firmës “3R” me administrator shtetasin Edurim Teqja dhe punëtorët e shoqërisë i merre në punë ky shtetas. Për viktimën Daja ka deklaruar se nuk nuk e dinte që eshte punonjës i firmes “3R” sh.p.k.
Deklaratat e të besuarve të Teqjas i cili është dhe kreu i Partisë Socialiste të Peqinit, janë vijuar edhe nga Bashkia e Tiranës e cila mohoi gjithashtu Arditin. Pas presionit të opinionit publik bashkia u detyrua të bënte një reagim, por pa thënë asnjë fjalë për shfrytëimin e të miturve në kushtet çnejerëzore të landfillit të Sharrës që bashkia i kishte dhënë me koncesiona kompanisë “3 R”. Bashkia tha se është në krah të institucioneve që po hetojnë ngjarjen dhe paralajmëroi kompanitë që kanë kontrata me këtë institucion se do të mbajnë përgjegjësi për shkeljen e ligjit.
Njëlloj si të besuarit e tij edhe ai vetë e mohoi Arditi pasi në deklaratë nuk u përmedn asnjëherë emri tij por as fakti se Arditi dhe shumë të mitur të tjerë punonin në kushte çenjerëzore ndërsa kryebashkiaku premtoi siguri në punë dhe kontrata të rregullta. Partia Demokratike prej ditësh i bën thirrje prokurorisë të hetojë me shpejtësi këtë ngjarje, por regimi i akuzës është më pak se i vakët. Ndoshta edhe ajo njëlloj si mediat kryesore të vendit janë të kapura nga Veliaj i cili pranoi publikisht falsifikimin e gjobës së vendosur ndaj Partisë Demokratike, por dosja e tij vijon të flejë në sirtarët e prokurorisë.