• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Thellohet skandali / Kush fshihet pas tenderit 7 milionë dollarë të OSHEE-së

13:10 : 22/08/2016
në INVESTIGIME

Opinioni publik u shokua para pak ditësh, kur Boldnews.al publikoi investigimin e radhës, që kishte të bënte me një megatender të OSHEE-së. Paratë që mblidhen nga populli, ky operator i bën “rrush e kumbulla”, duke bërë njëri pas tjetrit, tendera, me vlera të mëdha financiare. Investigimet e njëpasnjëshme kanë nxjerrë zbuluar institucionin e drejtuar nga Ardian Çela, i cili me “bekimin” e eprorëve të tij, ministrin Gjiknuri dhe kryeministrin Rama, vazhdon të “prodhojë” para, kur jemi në vitin elektoral.

Boldnews.al do të vazhdojë të denoncojë tenderët që kryen OSHEE-ja, ndërsa jemi ndalur sërish te skandali që publikuam pak ditë më parë, kur ky operator nxori fitues një konsorcium prej tri kompanish për verifikimin e adresave të abonentëve. Pritet që, gjatë 6 muajve të ardhshëm, të avullojnë plot 7 milionë USD, me justifikimin se duhen për të verifikuar abonentët derë me derë.

Ky tender duket se ka qenë fiktiv, ashtu siç edhe denoncoi Boldnews.al, pasi nuk ka pasur garë. Nga njëra anë kanë qenë bashkimi i tre firmave dhe nga ana tjetër nuk ka pasur fare kundërshtar, aq sa firma që u regjistrua në këtë garë u tërhoq, duke dorëzuar para anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave një letër të bardhë, kur në fakt duhej të ishte vlera e ofruar.

Boldnews.al ka investiguar edhe për kompanitë që kanë fituar këtë tender. Ato janë CSI-Piemonte, e cila është regjistruar në Itali. Mësohet se kjo kompani ka përvojë në Shqipëri, sidomos në fushën e regjistrimeve të pasurisë, ku sëbashku me një kompani tjetër shqiptare kanë fituar një tender. Të dhënat e siguruara tregojnë se nga trei kompanitë fituese, vetëm kompania italiane plotëson disa kushte. Ajo do të marrë 80 përqind të vlerës së akorduar, ndërsa dy kompanitë shqiptare Datech dhe Çelësi kanë nga 10 përqind secila. Por, kompania italiane pritet që të kontraktojë kompani të tjera shqiptare, të cilave pritet tu akordojë deri në 40 përqind të të gjithë fondit të fituar. Dhe, pjesa tjetër, është fitim i pastër. Me vlerën e akorduar nga qeveria, prej 7 mln USD, ka për të tërë.

Të dhënat e siguruara nga Boldnews.al tregojnë se, përveç fitimit Italian, zyrtarët që dyshohet se i kanë ndihmuar, kanë marrë pjesën e tyre në dy kompanitë shqiptare. Mësohet se firma Datech shpk ka punuar me shtetin vazhdimisht. Ajo ka marrë lekë nga Thesari i Shtetit, që nga viti 2013, kur dhe Rilindja erdhi në pushtet. Burime të konfirmuara thanë për Boldnews.al se kompania është në pronësi të L.Basha, një i afërm me bashkëshorten e kryeministrit Rama. Vazhdimisht, Datech ka fituar disa tender, ndërsa merret me shitjen e pajisjeve kompjuterike dhe programeve informatike, si dhe bën mirëmbajtje rrjeti. Pas ndryshimit të qeverisë, sipas ekstraktit të saj në QKB, fitimi i është shumëfishuar, çka vërteton edhe lidhjet me Rilindjen.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pak muaj më parë, Datech ka fituar një tender të majmë nga Hipoteka. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, kjo kompani ka marrë pjesë në prokurimin “përfundimi i procesit të Regjistrimit Fillestar në zonat kadastrale ku ka përfunduar faza e parë e procesit të RF në zbatim të projektit LAMP”. Mësohet se vlera totale e kontratës ka qenë rreth 1 milion USD.

Ndërkohë, përveç habisë, kompania Çelësi, nuk ka punuar asnjëherë me shtetin.

Në tender ka marrë pjesë edhe kompania Fastech, por u tërhoq nga gara. Ajo nuk paraqiti asnjë ofertë financiare. Megjithëse nuk fitoi, edhe kjo kompani është marrë me hipotekat, apo edhe me gjykatat e bashkitë. Dyshimi që të lind nga ky tender është se ka qenë i paracaktuar. Nga njëra anë u bashkuan tre kompani dhe “kundërshtari” i tyre nuk paraqiti ofertë. Dyshimet më të mëdha bien mbi OSHEE-në, pasi kompanitë private synojnë që të marrin fonde publike. Përgjegjësit e parë mund të jenë pikërisht vlerësuesit e ofertave, por edhe drejtuesit që i urdhëruan.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Zhbllokohet shit-blerja,gati vendimi i hipotekimit të 4 mijë apartamenteve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com