• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Drafti, ja kushtet për të përfituar një banesë sociale

10:43 : 21/08/2016
në SOCIALE

Të pastrehët trajtohen me banesa sociale në kushtet kur nuk kanë mundësi që ta blejnë atë, por për të arritur këtu ka disa procedura dhe kushte. Pas miratimit të Strategjisë së Strehimit, që përfshin vitet 2015-2025, duket se vëmendja e qeverisë do të fokusohet tek ligji për programet e strehimit social. Në draftin e përgatitur tashmë nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban janë bërë ndryshime rrënjësore krahasuar me ligjin ekzistues.

Një ndër to ka të bëjë me përcaktimin e kufirit të të ardhurave të familjeve për të përfituar banesë me kosto të ulët. Sipas ligjit aktual, në nenin 19 thuhet se kufijtë minimalë dhe maksimalë të të ardhurave ndryshojnë sipas zonave dhe ato i përcaktojnë rast pas rasti njësitë vendore, ndërkohë që kësti i kredisë s’mund të jetë më i lartë se 35 për qind i të ardhurave të familjes.

Me draftin e ri të ligjit përcaktohet qartë ndryshimi: kufiri i të ardhurave nuk u lihet më në dorë njësive vendore. Konkretisht, në nenin 49 thuhet se “Përzgjidhet për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët familja me të ardhurat maksimale mujore jo më të larta se 120 për qind të të ardhurave mesatare dhe me të ardhurat minimale mujore jo më të ulëta se 30 për qind, të përcaktuara për çdo bashki”.

Po kështu, ligji parashikon edhe një tjerër rast për nivelin e të ardhurave që ka të bëjë me atë, kur banesa me kosto të ulët sigurohet nëpërmjet një kredie hipotekore nga bankat e nivelit të dytë, me interesa të lehtësuara nga buxheti i shtetit ose njësive të qeverisjes vendore.

Në këtë rast niveli maksimal i të ardhurave llogaritet nga zbatuesi i programit, bazuar në vlerat mesatare të shitblerjes së banesave në treg për çdo bashki/qytet, normat e strehimit, kushtet e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë dhe treguesin e aftësisë paguese, jo më shumë se 30 për qind.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Po ky draft ndryshon edhe disa kritere të tjera për përfituesit, si psh, në rast se aktualisht shuma e moshave të bashkëshortëve për çiftet e reja përcaktohet 55, me draftin shkon në 60 vjeç. Lista e përfituesve gjithashtu është shtuar edhe me emigrantët e rikthyer, viktimat e trafikimit, ato të dhunës në familje, familjet me më shumë se katër fëmijë, çka nuk kanë qenë përfshirë si kategori përfituese deri tani.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Ja pasojat… (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com