Eksperti i njohur i ekonomisë Zef Preçi ështe kundër tenderit me vlerë 7 milion dollare të OSHEE për identifikimin e anonentëve.
Në një postim në profilin e tij në Facebook Preçi thotë se ky investim jo vetem që është tëresisht i panevojshëm, por ka dyshime të forta se është një aferë korruptive. Ai e krahason këtë tender me aferëm CEZ-DIA ku sipas prokurorisë nëpërmjet mashtrimit janë vjedhur rreth 5 miliard lekë.
Preci ju bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të anullojnë ketë tender dhe të hetojnë procrdurat e zhvillimit te tij pasi ka dyshime te forta për një aferë të pastër korruptive.
Statusi i plotë i Zef Preçit
Mbasi lexova me kujdes sqarimin zyrtar te OSHEE te cilen e vleresoj per reagimin e menjehershem, mund te konkludoj se ky tender ishte teresisht i panevojshem.
Ja arsyet:
1) rreth 450 mije abonente ng 1,2 milione gjithsej kane nenshkruar marreveshje me OSHEE per pagesen e detyrimeve te prapambetura. Logjika elementare na meson se keta jane identifikuar sa i takon “përditësimi dhe identifikimi i plotë i klientëve, adresa e saktë, mënyra se si janë lidhur klientët në rrjet nisur nga niveli i tensionit si dhe të dhënat për matësit”, sic thote deklarata e OSHEE.
2) 96 mije abonente jane verifikuar nga vete OSHEE.
3) Cdo fature eshte e rregjistruar ne systemin e te dhenave te vete OSHEE sebashku me adresen e abonentit dhe tipin e lidhjes se energjise elektrike. Ne vleresimin tim, mendoj se jemi para nje rasti krejtesisht te ngjashem me tenderin e DIA-s disa vite me pare, me perjashtim te faktit se nuk eshte e nevojshme te thyhen zyrat e OSHEE sic ndodhi atehere me CEZ per te marre databazen e abonenteve, por kjo merret permes aksesit ne sistem… Duke besuar ne pergjegjshmerine institucionale te qeverise per mireadministrimin e fondeve dhe te aseteve publike, gjej rastin ta ftoj publikisht Komisionin e Prokurimit Publik qe te nderhyje per anullimin e ketij tenderi ne zbatim te detyrimeve te veta ligjore:”…organi më i lartë në fushën e prokurimeve, i cili garanton mbrojtje ligjore për tenderuesit dhe interesat publike në të gjitha fazat e procedurave të prokurimit publik, koncesioneve, ankandeve dhe lejeve minerare”…
Po keshtu, ky eshte nje rast i paster i dyshuar per korrupsion dhe meriton hetim te agjencive ligjzbatuese te vendit. Kryerja e investimeve te panevojshme apo blerja e sherbimeve te cilat ekzistojne ne utilitetet publike eshte nje nder format e abuzimit me fondet publike qe shfaqet zakonisht ne prag te fushatave zgjedhore ne Shqiperi dhe mendoj se duhet te jete objekt hetimi i SPAK sapo te filloje pune mbas disa muajsh. Ndersa emrat e kompanive ne perberje te konsorciumit “fitues” jand teresisht te panevojshme dhe nuk ka perse te pergojohen: nje sherbim i panevojshem eshte abuzim me fondet publike.
Skandali/ OSHEE i jep tenderin 7 milionë dollarë për qokë italianëve