• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër goditje, Shqipëria mungon në raportin për hapjen e vendeve të punës

10:13 : 18/08/2016
në AKTUALITET

Një tjetër goditje ka ardhur për performancën e investimeve të huaja në Shqipëri. Ndonëse në vlerë absolute ato ishin ndër më të lartat në rajon, në rreth 900 milionë euro në vitin 2015, nuk kanë ndikuar aspak në hapjen e vendeve të punës.

Një raport i fundit i IBM Institute for Business Value, botuar pak ditë më parë, rendit Maqedoninë dhe Serbinë si dy vendet e para në botë për sa u përket vendeve të punës të krijuara nga investimet e huaja për million banorë. Në listë është dhe Bosnjë-Hercegovina, ndërsa Shqipëria mungon.

“E vogël është e mrekullueshme”, thuhet në raport. “E matur në mënyrë relative me madhësinë e popullsisë, Maqedonia kryeson sërish listën, e ndjekur nga Serbia. Të dy këto vende të Ballkanit kanë parë investime të rëndësishme hyrëse në fushën e aktiviteteve përpunuese. Duke u pozicionuar fuqimisht në sektorë të tillë si transporti dhe pajisjet elektrike, ato ofrojnë avantazhe të larta krahasuese në krahasim me konkurrentët e Europës Lindore dhe Qendrore. Me zona urbane, si Beogradi, që ofron mundësi të rëndësishme për sa u përket kostove, rajoni mund të shohë më shumë investime”, thuhet në raport.

Raporti thekson se performanca e fortë e Ballkanit Perëndimor është e përforcuar më tej nga renditja në 20-ëshe e Bosnjë-Hercegovinës, investimet hyrëse të së cilës u dyfishuan në vitin 2015. Vendi përjetoi investime të reja domethënëse në prodhim në makineritë industriale dhe pajisje si dhe në sektorin e ushqimeve dhe pijeve. Në vitet e fundit, thotë raporti, vende të tjera të vogla në Europë, Azi dhe Amerikën Latine e kanë pozicionuar vetveten në vende me eficencë për sa i përket kostos që u shërbejnë tregjeve të mëdha.

Në Shqipëri, investime të larta në vlerë që nuk hapin vende pune

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Shqipëria karakterizohet nga investime të larta të huaja në vlerë absolute, por që sjellin realisht pak efekt në ekonomi. Në 2015-n, rreth 40% e tyre vinin nga sektori i hidrokarbureve, që kishin të bënin kryesisht me hapjen e puseve të reja, pa efekt direkt në punësim, rritjen e kapitalit të bankave (edhe ky pa efekt direkt në punësim) dhe në telekomunikacione, kryesisht marrjen e licencave 3G. Të vetmet investime që po gjenerojnë vende pune janë HEC-i i Devollit dhe punimet për gazsjellësin TAP. Gjithsesi, dhe për këtë të fundit, një pjesë e madhe e nënkontraktorëve (përveç kompanive të rrugëve) janë të huaja, që i sjellin punonjësit me vete.

Shqipërisë po i mungojnë investimet e qëndrueshme në industrinë përpunuese e prodhuese, siç po ndodh me rajonin, që po krijon vende pune p.sh., në industrinë mbështetëse të prodhimit të makinave.

Sipas të dhënave nga AIDA, gjatë këtij viti kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri 67 investitorë të huaj, por burimet nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se vetëm 2 prej këtyre pretendimeve janë realizuar, një në miniera dhe një në tregtinë me shumicë. 10 nga investitorët kanë shprehur interes për sektorin e energjetikës, 9 në sektorin e prodhimit, 8 në atë të konsulencës, 6 në automobilistikë, 5 në shërbime, 5 në turizëm, 4 në infrastrukturë, 3 në bujqësi, 3 në ndërtim, 3 në miniera, 3 në tregtinë me shumicë, 2 në shërbime financiare, 2 në pasuritë e patundshme, 1 në shërbimet aeroportuale, 1 në arsim, 1 në teknologjinë e informacionit dhe 1 në tregtinë me pakicë.

Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë 2016, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, duke qenë tepër të varura nga shpenzimet kapitale të kompanive hidrokarbure.

Për gjithë vitin 2015, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 871 milionë euro duke u rritur me vetëm 7.1% në raport me 2014-n dhe duke qenë 5.7% më të ulëta në raport me 2013-n.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kokainë drejt Greqisë nga Kapshtica, 4 të arrestuar

TË GJITHA

Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik! Qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

07:51 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

07:45 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist

07:26 : 11/05/2025

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025

VIDEO/ Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj

07:19 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë

07:10 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com