Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma në studion e lajmeve të Ora News deklaroi se shteti shqiptar nuk mund ta konsiderojë si një rast protokollar vdekjen e 29-vjecarit Pëllumb Marnikolaj në Greqi.
Grida Duma: Ka dëshmi të plota që është dhunuar dhe ka dëshmi të plota të familjarëve dhe të miqve të tij që ai ka hyrë në polici në datën 3 gusht dhe ka dalë që aty i vdekur. Nuk mundet që ne sot këtë rast ta trajtojmë si një rast protokollar. Ambasada e Shqipërisë në vendin fqinj po informohet. Nuk mund të qëndrojmë në këtë nivel.
Për Grida Dumën zgjedhjet në Dibër nuk janë test në PD. Ajo beson në fitoren e padiskutueshme të Sherefedin Shehut nësë zgjedhjet do të jenë të ndershme, por thotë se parashikon tension.
Grida Duma: Është rritur profile i kandidatit. Ka shkuar atje një person që vjen nga radhët e deputetëve. Nga radhët e ekzekutivit të lartë, ka pasur eksperiencën e tij të fushatave zgjedhore, atëhere këtu nuk bëhet fjalë për të pasur një test opozitar. Këtu bëhet fjalë, do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky është diskutimi sot. Ajo është bashki që i takon logos së PD, sepse morali publik dhe social atje është prekur. Në këto kushte ne peresim që të realizojmë atë që është gjëja më e thjeshtë dhe që duhet të ishte gjithmonë, por që në Shqipëri shfaqet më e vështirë. Çfarë të kemi? Të kemi standard zgjedhjesh. Të kemi votën e lirë.
Duma pranon se brenda PD ka debat, por thotë se asnjë deputet nuk është kundër kandidaturës së Sherefedin Shehut.
Grida Duma: Kur zgjerohet shumë është e pamundur që të kënaqim egot dhe ambicjet e të gjithëve. Kundër nuk ka.
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD vlerësoi qëndrimin e LSI për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se përçarja në koalicionin qeverisës është evident.