Nga Boldnews.al
Prokuroria ka mbyllur sytë para fakteve reale, ku një individ tregon skemën e mashtrimit me kreditë.
Boldnews.al ka investiguar mënyrën e dhënies së këtyre kredive me interesa të lartë, ndërkohë që banka private nuk paguan tatim-fitimin në Bankën e Shqipërisë.
Megjithatë, në dokumentet që zotëron Boldnews.al, i dyshimtë është fakti se prokuroria në këtë rast ka mbajtur anën e Bankës Kombëtare Tregtare dhe Bankës së Shqipërisë. Përfaqësuesit e prokurorisë, BKT-së dhe BSH-së janë bërë palë në procesin gjyqësor ndaj denoncuesit Olsi A. Megjithatë, ky i fundit ia ka arritur të “fitojë” një betejë, por jo luftën, pasi i ka mbushur mendjen trupit gjykues se pretendimet e tij janë të drejta. Në fund, gjykata ka nuhatur një mega-aferë dhe ka vendosur që kjo çështje të rihetohet.
Po çfarë kanë pretenduar palët në proces gjyqësor? Boldnews.al ka siguruar pretendimet e tyre, të cilat i detajon si më poshtë. Sipas prokurorisë, pretendimi i kallëzuesit se banka në kushtet që ndodhej duhet të bënte automatikisht kalimin e kësaj shume (mbi 3000 euro) në favor të tij, pas përfundimit të shlyerjes së kredisë, nuk qëndron pasi sipas kontratës, midis Bankës, kallëzuesit dhe sipërmarrësit Shoqerisë ndërtuese, kjo shumë duhet të kalojë në favor të shoqërisë, me marrëveshje në rastin konkret midis palëve dhe e vetmja rrugë që kjo shumë të lëvrohej është kalimi i saj me miratimin e kallëzuesit, në mënyrë që të bëhet kalimi i pronësisë në favor të kallëzuesit.
Pra në rastin konkret, thotë prokuroria, nuk kemi të bëjme me shkelje apo mbajtje në mënyrë të padrejtë të shumës në fjalë nga ana e bankës, por një marrëdhënie e rregulluar me kontratë midis palëve dhe banka në të kundërt do shkelte një nga pikat e kontratës.
Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e kallëzuesit, të cilat i ka parashtruar edhe pranë BSH–së, i është kërkuar informacion kësaj të fundit me shkresën nr. 9557 prot dt. 23.06.2015, ku BSH –ja, me shkresën e tyre nr. 3869/1 dt. 30.06.2015 ka informuar mbi pretendimet e kallëzuesit si dhe mbi funksionimin e BSH –së në lidhje me mbikëqyrjen e institucioneve financiare, pra edhe BKT–së.
Për rastin konkret, BSH –ja, ka informuar mbi gjendjen reale të statusit të këtij kredimarrësi, pra kallëzuesit, për korrespondencën midis BSH–së dhe BKT–së për këtë problem si dhe është sqaruar kallëzuesi në lidhje me faktin se përse BKT –ja nuk mund të lëvrojë shumën prej 3.200 euro në favor të tij.
Në lidhje me pasqyrimin ne regjistrin e kredive të kredisë së kallëzuesit Olsi A., BSH –ja ka sqaruar se ai pasqyrim ka qenë i pasaktë nga ana e BKT –së dhe me interesimin e tij dhe njoftimit të BKT–së mbi këtë fakt, ata vetë, në përputhje me rregulloren e BSH –së nr. 67 datë 13.10.2010 “Mbi përmbajtjen e informacionit dhe funksionimit e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë”, Neni 16 “Përgjegjësia për saktësinë e informacionit dhe të të dhënave”.
Referuar sa më sipër, për të gjitha pretendimet e kallëzuesit, si BKT –ja ashtu edhe BSH –ja, e ka sqaruar në detaj për çdo paqartësi apo parregullsi të konstatuar prej tij.
Për faktin se kredia e kallëzuesit, në vitin 2008 është transferuar nga dega fillestare ku është aplikuar nga kredimarrësi në një degë tjetër, ajo konsiderohet si veprim procedurial i brendshëm i operacioneve bankare të institucionit financiar. Këto operacione bankare, nuk kanë sjellë asnjë pasojë financiare për kredimarrësin pasi për të, nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me kushtet e kredisë, por vetëm dega e kryerjes së veprimeve operacionale dhe vendodhja e të gjithë dokumentacionit të kredisë.
Akuza thotë se, në lidhje me pasqyrimet e statusit në regjistrin e kredive të tij dhe familjarëve të tij, janë bërë saktësimet përkatëse nga vetë BKT –ja, pavarësisht faktit se në regjistër, nuk ka pasur të pasqyruar element problematikë apo që dëmtojnë interest e ligjshme të kredimarrësit.
Pretendimet për një pasqyrim të pasaktë të kredisë, janë ngritur faktikisht në një kohë që kredimarrësi nuk ka pasur me asnjë detyrim kundrejt kredidhënësit BKT –së, dhe nuk ka qenë pasqyruar si kredi me probleme. Mospasqyrimi në mënyrë të saktë të kredisë, nuk ka sjella pasoja në dëm të kallëzuesit. Këto pasqyrime që kryen në regjistrin e kredive, si qëllim kanë raportimin e institucionit financiar pranë BSH –së, për ngritjen e një baze të dhënash për kreditë në tërësi, me qëllim evidentimin e problemeve me kreditë e keqija dhe marrjen e masave nga institucionet financiare për të ardhmen karshi individëve apo personave juridik që aplikojnë për kredi bankare.
Nga korrespondenca me BSH –në, nuk rezulton që për faktin e pasqyrimit në mënyrë të pasaktë të kredisë së kallëzuesit të kenë rezultuar probleme më madhore apo që nga ana e BSH –së, si organ mbikëqyrës i aktivitetit të BKT-së, të jenë marrë masa administrative, ku të pasqyrohen konkretisht shkelje administrative apo shkelje të rregullores, pasi vetë rregullorja parashikon se nëse vërehen pasaktësi, ato rregullohen dhe saktësohen nga vetë raportuesi, pra Banka konkrete që ka raportuar.
Në fund, prokurirua me vendimin e datës 30.12.2015 ka vendosur pushimin e procedimit penal nr 5864 të vitit 2015 me arsyetimin se nuk kemi të bëjmë me element të ndonjë vepre penale që do ngarkonte me përgjegjësi penale si parfaqësues të BKT –së ashtu edhe të BSH –së, për pretendimet e kallëzuesit.
Në seancë gjyqësore prokurori u shpreh se organi i akuzes pasi ka dokumentuar të gjitha aktet dhe ka pyetur të gjithë personat, ku ka dalë në konkluzion se nuk kemi të bëjmë me element të ndonjë vepre penale që do ngarkonte me përgjegjësi penale si përfaqësues të BKT –së ashtu edhe të BSH –së, për pretendimet e kallëzuesit.
Në vendim thuhet se përfaqësuesi i personit të tretë i BKT –së, z.Islam Jasharllari shprehet se prokurori ka vepruar drejt në vendimmarrjen e tij duke vendosur pushimin e kallëzimit penal nr 5864 të vitit 2015 dhe si rrjedhojë vendimi duhet të lihet në fuqi, me arsyetimin se konflikti në fakt rezulton të jetë civil me objekt kthim shume që buron nga kontrata e kredisë, marrëdhënie e cila rregullohet nga Kodi Civil.
Ndërkohë, përfaqësuesi i personit të tretë i Komisionierit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avenir Nurellari, shprehet për rrëzimin e kërkesës së kërkuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të prokurorit. Përfaqësuesi i BSH-së, Klevis Kumbaro u shpreh se kërkesa e Olsi A. duhet rrëzuar si e pabazuar në prova dhe në ligj. Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes kërkuesi Olsi A. argumentoi kërkesën e bërë nga ana e tij, duke insistuar se është e domosdoshme vazhdimi i hetimeve të mëtejshme për të kryer disa veprime proceduriale që zbardhin pretendimet e paraqitura në kallëzimin penal duke kërkuar që organit të prokurorisë të caktohen detyra konkrete.
Në fund, gjykata pasi dëgjoi me vëmendje pretendimet e palëve, arriti në përfundimin e plotë bazuar në të gjitha provat e ndodhura në procedimin penal nr 5864 të vitit 2015 gjatë shqyrtimit gjyqësor se kërkimi i Olsit është i drejtë dhe i bazuar në prova dhe në ligj dhe si i tillë duhet pranuar dhe vendimi i prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal nr 5864 të vitit 2015 duhet të prishet dhe duhet t’i rikthehet organit të prokurorisë për hetime të mëtejshme. Një nga detyrat që i ka lënë gjykata prokurorisë ka të bëjë me pyetjen e të gjithë zyrtarëve të BKT-së dhe BSH-së. Gjithashtu, do të rimerret në pyetje edhe kallëzuesi. Boldnews.al