• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maqedoni, 25 të vdekur nga përmbytjet, shumica shqiptarë. Ja emrat

17:44 : 07/08/2016
në AKTUALITET, RAJONI

Maqedonia ka kaluar një ditë dhe natë tmerri për shkak të motit të keq. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 25 persona.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i keq, që ka mbretëruar mbrëmë. Mediat maqedonase raportojnë se 10 nga viktima janë shqiptarë. Prej tyre janë identifikuar deri tani 13 persona, ndërsa 7 janë në proces identifikimi.

Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra.

Ndërkaq një banor i Hasanbegut për portalin TetovaSot thotë se viktima mund të jenë më shumë pasi ka edne dhjetëra persona të zhdukur. “Unë jam i Hasanbegit. Deri tani zyrtarisht janë 30 persona të vdekur. Ka edhe familje komplet që janë mbytur. Ka edhe shumë të zhdukur. Për dëme materiale as që bëhet fjal me fol”, ka thënë ai.

Sipas portalit Antpress një fëmijë i moshës 13-vjeçare konsiderohet i zhdukur në fshatin Hasanbeg. Por informacioni sipas këtij portali është jozyrtar dhe bëhet i ditur nga familjarë. Ndërkohë në këtë zonë po bëhet evakuimi i banorëve për shkak të përmbytjes së shtëpive. Vërshimet e fundit e kanë detyruar ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së që të ndërpres pushimet dhe të jetë më afër qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Kreu i VMRO-DPMNE-së ndërpret pushimet verore në Turqi dhe do të kthehet në shtëpi për të ndihmuar në ballafaqimin e pasojave të rënda të vërshimeve që goditën dje Maqedoninë si kur më parë. Parashiohet që menjëherë pas mbërritjes së Gruevskit në vend ai të drejtohet tek zonat më kritike të prekura nga përmbytjet dhe në terren drejtpërdrejtë të ndjek situatën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga VMRO-DPMNE.

16:12-Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që përfshinë rajonin e Shkupit një natë më parë. Alsat ka zbuluar listën e 13 viktimave të identifikuara deri tani nga policia.

Viktimat e identifikuara deri tani:

1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10

2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10

3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31

4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22

5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë

6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë

7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu

8. Zemrije Sinani me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”

9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka

10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka

11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova

12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu

13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë.

Brukseli zyrtar ka reaguar para Qeverisë së Maqedonisë pas përmbytjeve që goditën mbrëmë Shkupin dhe Tetovën.Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Shkupit, komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar.Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale Hahn shkruan: “Ngushëllimet e mia për familjet e të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju ndihmojë”. Këshilltari i ambasadës shqiptare në Maqedoni Maksim Sinemati  konfirmoi numrin zyrtar të viktimave. Duke bërë një përmbledhje të gjithë situatës së përmbytjeve në Shkup dhe rrethina, Sinemati tha se lagjet e shqiptarëve janë më të prekurat.

“Ka disa banorë të zhdukur. Shifrat zyrtare flasin për 20 të vdekur nga përmbytjet. Shumë persona morën ndihmë mjekësore, ndërsa shumë banorë të tjerë mbetën të bllokuar në makina. Lagjet shqiptare, më të prekura nga përmbytjet”, tha Sinemati.

Presidenti Gjorge Ivanov, ka dhënë urdhër për aktivizimin e ushtrisë dhe kë bërë thirrje për të vënë të gjitha kapacitetet e mundshme në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.Personat përgjegjës nga Ushtria në koordinim me shtabet të krizës tashmë janë në teren dhe në vendet që konsiderohen në momente më kritike dhe janë të përfshirë në mënyrë aktive në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se nga moti i keq ka humbur jetën një grua por ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente. Reuters shkruan se përmbytjet e mbrëmshme në kryeqytetin e Shkupit kanë sjellë të vdekur, gjashtë janë akoma të zhdukur dhe 22 persona tjerë rezultojnë të plagosur.

Gazeta britanike Daily Mail shkruan shifrat e njëjta duke shtuar se reshjet e rrëmbyeshme janë ndalur mëngjesin e sotëm, por gjatë natës edhe qendra e Shkupit ka qenë e përmbytur. Shkurt dhe shkrime informative kanë pasur edhe mediat tjera prestigjioze si Washington Times, Associated Press.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ronaldo te Bayerni? Përgjigjet Ancelotti

TË GJITHA

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com